Perse Shqiperi ke kaq frike nga islamit ne Shqipërine Lindore!?
Albeu.com
nga Iljasa SaliuShpeshherë, më rastis t’i përcjell disa debate që zhvillohen në televizionet e Shqipërisë. Pjesa më e rëndësishme e joshjes në këto debate, përbëhet prej gjuhës së çiltër shqipe, por e mbushur përplot me neologjizma.
Nuk ishte, edhe aq dëm dhe injorancë e madhe përdorimi i neologjizmave të shumta dhe moskultura në debate, sa ishte artikulimi i tezave sllavo-ortodokse prej disa analistëve shqiptar, në lidhje me fatkeqësinë e shqiptarëve të Shqipërisë Lindore (Maqedoni) rreth përhapjes dhe jetësimit të fesë islame.

Fillimisht unë i pyes, përse nuk i përmendni fare dhe nuk ju shqetëson dot, vendosja e kryqeve, ndërtimi i shumë kishave, qëndrimi i popit në prapavijë të politikës shoviniste dhe antishqiptare dhe inaugurimi i secilit objekt në prezencë të popëve???

Pra, si rrjedhojë e kësaj mendësie jonjerëzore dhe ortodokse, në cilësinë e solidarizimit me shqiptarët e Shqipërisë Lindore, po ua dërgoj një letër nënës time të dashur Shqipëri.

Nëna ime, edhe pse që moti je bërë gjyshe e plakë, ende mbështetem dhe shpresoj në vullnetin dhe vigjilencën tuaj, ndaj pranimit dhe materializimit të kërkesave tona.

Në fëmijërinë tonë të hershme, kur na u kumtua lajmi se, në këtë shtet jetojmë pa përkujdesjen e nënës tonë biologjike, u mallëngjyem aq shumë, sa që me të madhe filluam ta urrejmë njerkën, e cila u bënte sikur po kujdesej për neve. Me kalimin e kohës, disi u pajtuam dhe në vazhdimësi tentuam të adaptohemi me të keqen dhe të vështirën që na vinte si rezultat i njerkës tonë tinëzare, e pastaj barbare e hapur ndaj fëmijëve të nënës Shqipëri. Ashtu të drobitur deri në skajshmëri nga torturat e pandërprera, gradualisht filluam të mos e hetojmë heshtjen e nënës tonë biologjike. Pas shume përpjekjesh dhe si fëmijë të rritur pa nënë, po ashtu në të shumtën e rasteve, edhe pa ndihmën e saj nga jashtë, me shumë peripeci dhe mundime nga më të ndryshmet, arritëm të njoftohemi me nënën tonë të dashur Shqipëri. Por, nga ky njoftim i përafërt, dolëm edhe të shastisur dhe tejet të hutuar prej vëllezërve tanë të gjakut. Një pjesë dërmuese e tyre kishin dal faresh, po e vrisnin pa të drejtë njëri tjetrin, po e fyenin, shanin dhe përgojonin njëri tjetrin deri në skajshmëri, kishte filluar me të madhe të praktikohet jeta individuale, ishte harruar koncepti i ngrohtësisë familjare, alkooli ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre, neve këndej gardhit po na shikonin si primitiv që ende po merreshim me fenë islame dhe shumë dallueshmëri tjera, që realisht të bën të dyshosh rreth autenticitetit vëllazëror. Ne përskaj shumë problemeve tjera me etnitetin tjetër, vëllezërit e gjakut nuk po hezitojnë dot, të na hapin edhe fronte tjera, me të cilat dëshirojnë që të na rraskapitin dhe gjobitin me një jetë mizore. Ata në vend që ta plasojnë ndonjë model për dalje nga kthetrat e këtyre krizave që po mbretërojnë në vazhdimësi në Shqipërinë Lindore, ata ndjellin kob dhe hedhin baltë për fenë tonë të pastër islame, kështu që e hapin një problem inekzistent, ku i shkojnë pas sajesave të armiqve sllavo- ortodoks për luftë të pa kompromis kundër shqiptarëve.

Nëna ime e dashur, dëshironi ose nuk dëshironi ju, apo dikush tjetër të na pranojë kështu siç jemi, neve na vjen keq, por ne shqiptarët e kësaj ane, me shumicë i përkasim besimit islam, besoj që edhe tek ju është kështu. Ju mund të më thoni se kjo fe, është e lindjes, e arabit, e afganit apo e turkut, por më fal nëna ime e dashur, një duhet ta kesh të qartë se, kjo fe është me prejardhje të pastër qiellore, dhe si rrjedhojë e kësaj, unë në fenë islame kam aq të drejtë, sa ka të drejtë edhe arabi, turku apo francezi. Ndërkaq, i vetmi element që na bën të dallohemi është devotshmëria. Kurse, disa bij dhe bija, fare pa turp dhe fare pa argumente po vjellin vrer ndaj neve, nga shkaku se, tradicionalen kombëtare si rezultat i fesë islame më mire dhe më shëndosh e paskemi ruajtur. Ata këtë pjesë të fjalisë së fundin nuk e thonë dot, por neve na mjafton si dëshmi realiteti praktik!

Pothuajse çdo debat që mbahet nëpër televizionet e juaja, paraqiten asi lloj analistësh që temë trajtimi me një kënaqësi të veçante, e kanë “dertin” tonë rreth gjallërimit të fesë islame në shpirtrat dhe zemrat tona. Sikur të jetë pikërisht kështu, pastaj nëse ia ka ëndja dhe keni llogari pëlsitni. Jo, jo prapë më dhimbseni, lus të Plotfuqishmin për mëshirë, sepse mund dhe ndodhë që mos të dini!!!

Besa, kemi asi lloj bijash, që nga “brengosja” e madhe për këtë fatkeqësi jetësore dhe morale që na ka kapluar neve, nuk ngurojnë dot, që edhe të brendshmet të na tregojnë, kuptohet si rrjedhojë e minifundit të Tarzanit. Po ashtu, disa djem dhe nipa tuaj, gjoja nën emrin e kombit shqiptarë, po na qortojnë haptas për neglizhencën tonë ndaj atdheut shqiptarë.

Nëna ime dashur, ato ose ata, harruan shumë shpejtë se, komb shqiptarë dhe luftërat për kombin tonë ndodhën dhe u zhvilluan, pikërisht në vendin ku bijtë dhe bijat e juaja, po akuzohet për indiferencë të kombit shqiptarë. Nëse këta djem e nipa, që tashmë janë bërë analistë kanë harruar, atëherë nëna ime e dashur, përkujtoja atyre që mendojnë greqisht, vishen janullatosisht e jetojnë duke folur italisht se, bijat e tua këndej gardhit, kur i përcollën djemtë e tyre për në luftë, i thanë “hallall ju qoftë qumështi i nënës, dhashë Zoti të takohemi në xhenet”. Mirë, unë i pyes këta patriotë, të cilët nuk i pengon dot vajtja dhe ardhja e Janullatosit dhe eksploatimi i Jugut të Shqipërisë prej grekëve, ma shpjegoni dhe na tregoni prejardhjen e fjalëve “hallall” dhe “xhenet”. Kujdes! Këto dy nocione në vendin tonë, me të madhe u përdorën në kohën kur atdheu thërriste për shpëtim. Edhe atë, pikërisht në kohën kur, ata i rezervonin hotelet luksoze për pushime skandaloze në Greqi apo Itali. Nëna ime e dashur, edhe pse na lave në dëshpërimin e fëmijërisë së hershëm, ju lutem mos na dëshpëroni në rinin tonë vitale, mos lejo që bit dhe bijat tuaja të brengosen për segmente që ata në mungesë kësaj, duhet aq shumë të brengosen, sa që, të mos gjejnë kohë as për gjëra të domosdoshme në këtë jetë. Kujtoja këtyre të gjorëve se, pikërisht ishte islami ai që i mbrojti shqiptarët prej asimilimit grek dhe serbo-sllav, ishte islami ai që i mbajti gjallë ndjenjat tona kombëtare. Kësisoj, e ruajtëm kulturën tonë kombëtare dhe fetare, nga shkaku se ndasia ndërmjet neve dhe sllavëve ishte e dyfishtë (kombi dhe feja).

Pra, ju të cilët nuk keni asgjë të përbashkët, së pari me njerëzoren e pastaj me kombëtaren, nuk keni fare të drejtë të brengoseni dhe shqetësoheni në jetësimin e islamit nëpër zemrat dhe familjet tona. Lus të Mëshirshmin për mëshirë!
Shtuar më 17/02/2010, ora 05:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori