Përse e urren Evropa vetveten?
Pëlqej
Albeu.com
shkruan: Papa Benedikti XVIKëtë tekst mbi gjendjen shpirtërore dhe morale të Evropës, Kardinali Joseph Ratzinger e ka shkurar për numrin e qershorit 2004 të revistës gjermane Cicero. Analiza kritike e botuar me titull “Përse e urren Evropa vetveten?” u bë temë e ballinës. Më 19 Prill 2005 ai u zgjodh Papë.Kontinenti i vjetër po shfaq shenja të shpërbërjes. Me humbjen e religjiozitetit, ai është duke humbur edhe respektin ndaj vetvetes. Përplasja e tanishme e kulturave po e detyron Evropën ta shohë në pasqyrë një imazh ta pakëndshëm të vetin, sepse po e bën të dukshëm mungesën e spiritualizmit të saj.

Me shekuj të tërë Evropa njihte vetëm një factor përbalklë vetes me të cilin duhej të mësohej: Islamin.

Amerika u evropianizua si në veri, ashtu edhe në jug. Në Azi dhe Afrikë filluan tentimet për t’i shnërruar këto në filiale të Evropës, për t’i bërë koloni. Madje këto tentime pjesërisht ishin edhe të suksesshme, në kuptimin që Azia dhe Afrika përqafuan idealin e një bote në të cilën mbretëron teknika dhe prosperiteti dhe në të cilën jetën publike gjithnjë e më shumë e dominojnë idetë laike.

Njëkohësisht vërehet edhe efekti i kundërt: arsyeja e lulëzimit të sërishëm të Islamit nuk është e kushtëzuar vetëm nga pasuria materiale e shteteve islamike. Përhapja e Islamit gjithashtu mund të shpjegohet me faktin që Islami besimtarëve të vet mund t’ua ofrojë një bazë spirituale të afërt me jetën, pikërisht atë që duket e ka humbur Evropa e vjetër. Prandaj, megjithatë peshën e saj politike dhe ekonomike, Evropa konsiderohet të jetë e paracaktuar për të perënduar.

Edhe traditat e mëdha fetare të Azisë, sidomos elementi i tyre mistik që shprehet në budizëm, janë duke u ngritur si fuqi spirituale kundër një Evropë që po largohet nga parimet e saj fetare dhe morale.

Optimizmi i shprehur në fillim të viteve të gjashtëdhjeta nga Arnold Toynbee lidhur me fitoren e elementit evropian, tashmë duket plotësisht i tejkaluar:
“Nga gjithsej 28 kultura që i kemi gjetur (…), 18 janë të vdekura e tek nëntë nga dhjetë tjerat që mbesin – që do të thotë të gjitha pos sonës – tanimë vërehen shenjat e gremisjes që po i pret.”


Kush do të fliste sot kështu? E cfarë është në të vërtetë ajo që e përbën kulturën tonë që na ka mbetur? A mos është kultura evropiane ky civilizimi i teknikës dhe komercit që është shpërndarë me sukses nëpër tërë globin? A nuk u formua kjo tek gjatë një fazë postevropiane, pas perëndimit të kulturave antike evropiane?

Më duket se këtu qëndron njëlloj njëkohësie paradoksale: bashkë me përhapjen e mënyrës teknike dhe laike të jetesës dhe të menduarit postevropian nëpër tërë botën, poashtu është duke u përhapur pikëpamja – sidomos në kulturat e Afrikës dhe Azisë që nuk i kanë rrënjët e tyre në identitetin evropian – se vlerat , kultura dhe besimi në Evropë, me fjalë tjera gjithë fundamenti i idenditetit evropian, është duke perënduar dhe se tani po ia fillon epoka e sistemeve të vlerave të kulturave tjera, të Amerikës parakolumbiane, të Islamit dhe të Azisë mistike.

Na majë të suksesit të saj, Evropa duket e gërmuar përbrenda. Në njëfarë mënyre i është shembur sistemi i qarkullimit të gjakut, ndërsa kjo gjendje që i kërcënon jetën, sikur pritet të menjanohet me transplantime, të cilat nga ana tjetër poashtu e shkatërrojnë identitetin e saj. Përpos kësaj venitjeje të brendshme të fuqive mbështetëse shpirtërore, Evropa edhe nga aspekti etnik po shkon drejt shkatërrimit.

Besimi në të ardhmen ka tretur në një mënyrë të cuditshme. Fëmijët, të cilët sic e dijmë janë ardhmëria jonë, shihen si kërcënim i së tashmes, si kufizim i cilësisë sonë jetësore. Ata nuk i shohim më si bartës të shpresës, por më tepër si barrë për të tashmen. Imponohet krahasimi me shpërbërjen e perandorisë romake: korniza historike funksiononte ende, edhe atëherë kur kjo tashmë jetonte nga ata që më vonë do të jenë shkaktarët e shpërbërjes së saj, sepse i kishte humbur vitaliteti.

* Ky artikull është marrur nga gazeta “Lajm” botimi i Maqedonisë.
Shtuar më 26/05/2005, ora 14:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori