Perballjet me politiken
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUPara do kohësh, pata nderin të lexoj shkrimin sprovë të mikut tim nga Shkupi, Agim Jakupi, "Lustraxhiu politikan" të publikuar në revistën elektronike "Drejtësia".Më pëlqeu në thelb qasja e tij aq reale rreth integritetit të politikanit, por edhe të jetës reale të thjeshtë, e të bujshme. Jeta si e tillë është e ndërtuar dhe e rrethuar prej sprovave dhe problemeve të ndryshme të cilat sprova dhe probleme ia rrisin vlerën asaj. Lustraxhiu kishte ëndërr, siç na e spjegoi Agim Jakupi, edhe pse ishte fëmijë, dhe jo i pasur. Ëndërra e lustraxhiut dukej si "Ëndërra Vetjake" e Pauelo Koeljos në "Alkimistin" e tij. Ëndërr e cila gjithmonë ishte para syve dhe e mbështjellur me plotë pengesa të cilat ndoshta na gjakosin duart e vet jetën tonë të thjeshtë. Ndoshta përgjigjet e tij në atë moshë gjendeshin tek "Republika" e Platonit, ose edhe te "Politika" e Aristotelit! Ndoshta jeta do t`i dhuronte fatin që të ishte timonieri i përgjigjeve të duhura në kahjet e zhdrejta të shoqërisë njerëzore... Por, ai lustraxhi i vogël, me faqet e skuqura si mollë nuk ishte i njoftuar me të gjitha përgjigjet që i duheshin për t`u bërë politikan. Ai qysh në atë moshë përballej me politikën dhe dëshironte që të bëhej pjesë e saj. Të dëshirosh e të jesh janë dy realitete dhe relacione jo të njejta, por është me rëndësi kur dëshiron të kesh përkrahje, dhe kur je të kesh ndihmës që të përmirëson! Siduket vlera e politikanëve shqiptar në ditët tona po bie nën nivelin zero, përderisa po harrojnë se edhe ato ishin lustraxhinjë të dikurshëm që kanë shitur limonada në Tetovë, ose edhe fara në plazhën e Durrësit, ndërsa sot dy fjalë nuk dijnë t`i lidhin si duhet prej dhomës së përfaqësimit të popujve e që e njohim ndryshe si Parlament! Palo-politika siç do të shpreheshin vëllezërit tanë në Shqipëri dhe palo-analizat e pseudo-shpiunit grek Arben Llalla kanë pozicionuar forcat e unitetit kombëtar në vijën e kuqe! Interesat shqiptare nuk janë interesa të një grupi të ashtuquajtur shqiptar të cilët me emër se mbrojnë këto interesa, sulmojnë mbrojtësit e atyre interesave. Nuk mund ta kuptojë se çfarë vlere do të kishte vrulli i Arben Llallës ndaj propagandave anti-shqiptare në Maqedoni, nëpër kafiteritë e Tetovës, duke ua shpërlarë trurin një grupi të miturish në mendje dhe të moshuar me vite. Interesave Janutalliste të Arben Llallës mund t`i nënshtrohemi, t`i injorojmë ose edhe ti përgjigjemi me një distancë serioze e cila distancë kërkon një fiksim në mendje të unitetit të kombit shqiptar. Shqiptarët përveç që po përballen me politikën dhe sprovat e saj, ata duhet të përballen edhe me servilat dhe servilizmi që po ngjet nëpër rrugët e Shqiptarisë. Duke u proklamuar si mbrojtës i çështjes çame ai po kërkon helenizimin e Shqipërisë. Shqiptarët dhe Shqipëria fatkeqësisht të apasionuar pas vlerave të huaja pozicionohet në grupin e shteteve dhe njerëzve më të padefinuar në rruzullin tokësor. Nëse ëndërrat e Arben Llallës janë aq të sinqerta sa të lustraxhiut të Shkupit, atëherë në realizimin e tyre do t`i ndihmonte komplet kombi shqiptar.
Arben Llalla me shokët e tij në Athinë duhet ta kuptojë fare mirë thënien e Mevlana Xhelaludin Rrumit:" Unë nuk e shes lirinë për robërinë.." Atij dhe personave servil si ai duhet spjeguar se me politikën përballen shumë njerëz, shumë popuj, shumë kombe, shume sfera të shoqërisë që na japin të kuptojmë se koha është shumë e shkurt për me u marrë me servilat dhe servilizmin e tyre. Por, njerëzit gjithmonë duhet të jenë syçel dhe të alarmojnë rrezikun e atyre që rrezikojnë unitetin e kësaj bashkësie. Për të qenë ma të qartë po ndalemi pak në segmente të caktuara të sferave të ndryshme të jetës së shqiptarëve e që lidhen dhe përballen direkt me politikën.
Sporti shqiptar në përballje me politikën-
Në kohët moderne ky segment i jetës së njeriut në rruzullin tokësor, por edhe i shqiptarëve në Ballkan, shumë është komercializuar, por edhe i politizuar. Në ditët tona nuk pyetet tradita e ekipeve shqiptare, as sukseset e tyre në të kaluarën, e as historiku i popullit që është i lidhur me ato ekipe, por pyetet interesi vetjak i një personi të caktuar i cili ka luajtur me fatin e sportistëve të tij duke e vënduar atë fat në bastore sportive. Nëse interesat e tij cënohen ai është në gjendje që të shuaj historinë e klubit shqiptarë, por edhe historinë e atyre shqiptarëve që janë të lidhur me këtë klub. Për fat të keq ky segment i jetës është aq shumë i politizuar saqë disa gazetar të Shqipërisë prezencën e kryeministrit Sali Berisha në ndeshjen miqësore ndërmjet Tiranës dhe Milanos, e cilësoi si pjesë të fushatës së PD.
Kultura shqiptare në përballje me politikën-
Vlerat kulturore të një populli janë ndasi ose bashkim me vlerat kulturore të një populli tjetër. Ata vlera janë të rëndësishme sa është e rëndësishme edhe vet jeta e njeriut. Por, ndërhyrja e politikës në kulturën shqiptare, Ismail Kadaren e ka shëndërruar në idhull të paprekshëm( kjo nuk do të thotë që unë mohoj vlerat e tij), ndërsa një pjesë që meritojnë të trajtohen shumë me mirë se si trajtohet ky idhull modern i shqiptarëve dhe politikës, ka ngelur nën margjinat e kohës dhe politikës. Gjallëri në këtë sferë të jetës së njeriut mund të gjejmë në Shqipëri, në Kosovë, ndërsa në Maqedoni dhe pjesët tjera të banuara me shqiptar ka probleme serioze me këtë segment të jetës së qytetarit të thjeshtë shqiptar.
Ekonomia shqiptare në përballje me politikën-
Në shumë shkenca ekonomike analizohet detajisht ndërhyrja ose mosndërhyrja e shtetit në ekonomi. Unë mbaj qëndrim të atillë që shteti duhet të ndërhyjë vetëm në segmente të caktuara të ekonomisë, por jo edhe ekonominë ta bëjë vegël të politikës dhe interesave vetjake të udhëheqësve të atij shteti. Gjatë kohës së piramidave në Shqipëri, kur socialistët në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar i bënë kurth Sali Berishës dhe qeverisë së tij dhe pas kalimit të asaj periudhe, në Shqipërinë e kaoseve të mëdha shumë firma shtetërore u transformuan në prona private të disa politikanëve me influencë. Në fakt, ndërhyrjet e politikës në ekonomi bëhen përmes shumë rrugëve të paligjshme dhe të padrejta. Për t`i ikur tatimeve të ndryshme ndaj shtetit, firma të caktuara që janë pronë e politikanëve të caktuar, blejnë ekipe të ndryshme sportive, ose edhe hapin fondacione për ndihmim studentash ndërsa në këtë formë bëjnë larje parash dhe e dëmtojnë bukur shumë ekonominë shqiptare.
Feja në përballje me politikën-
Pas shembjes së sistemit komunist në Shqipëri dhe në Ballkan, filloi që të lulëzojë pluralizmi fetar dhe toleranca e harmonia fetare tek populli shqiptar. Por, pasojat e atij sistemi sot po i vuan gjallërimi i jetës fetare tek shqiptarët! Favorizohet katolicizmi i shqiptarëve e helenizimi i tyre, ndërsa gjithmonë është në sulm Islami dhe muslimanët shqiptar. Mendoj se institucionalisht duhet të favorizohet jeta fetare e krejt popullit shqiptar duke mos anashkaluar asnjë pjesë të saj, por edhe jo të imponohen vlera të huaja në një petk ose barrë tjetër. Është normale të besojmë se ateistët fenë mund ta llogarisin dhe e llogarisin diçka të panevojshme për shoqërinë tonë shqiptare.
Mevlana Xhelaludin Rrumi thotë:" Nuk ia di vlerën shpirtit pasi nuk e ke blerë. Njeriu nuk ia di vlerën e sendit që nuk e ka paguar."
Shtuar më 21/10/2008, ora 23:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori