Pas terrorit, një udhëtim nën-Londër
Albeu.com
nga Edvin LamceDikur në një e-mail , që i skruaja një shokut tim, i thoja se: Përvec të rejave në këtë qytet të madh, ajo që më bën përshtypje është përdorimi i metrosë, dhe kur ndodhem atje shumë metra nëntokë kam frikë nga ndonjë akt terrorist.Pasi e kishte lexuar këtë letër, shoku im më kishte quajtur të marrë dhe kishte qeshur me të madhe. Edhe pse kisha pasur këtë mendim të keq, përsëri kur dilja në sipërfaqe dhe ecja nëpër rrugët e Londrës kënaqesha me harmoninë dhe ritmin e jetës në të. Të duket si një qytet i të gjithëve, është një qytet ku jetojnë shumë komunitete dhe fliten shumë gjuhë.

Të gjithë njerzit janë të qetë,….edhe pse e dinë që ndodhen shumë metra poshtë në tokë, dhe se pak ditë më parë shumë njerës humben jetën atje poshtë, ata përsëri vazhdojnë rutinën e tyre. Treni ndalon rregullisht në cdo stacion, dhe sa here që hapen dhe mbyllen dyert në tren gjenden njerës të ndryshëm. Disa bisedojnë me njëri- tjetrin, disa a të tjerë lexojnë, dikush një gazetë, një tjetër një roman, dikush shkruan, një tjetër dëgjon muzikë…..Është një harmoni që njerzit krijojnë me njeri-tjetrin, në kohën që ata ndodhen bashkë në tren. Kur ke kaluar në portën kryesore ne sipërfaqe, ke vënë re që nuk ka pasur një kontroll të detajuar të atyre që hyjnë metro. Ka shumë njerës që përdorin këtë shërbim dhe është e pamundur që të kontollohen të gjithë.

Në fakt Londra nuk ka jetë pa transportin nëntokësor, është një qytet i madh ku distancat janë të mëdha, dhe metroja ofron shërbimin më të shpejtë. Nëntokë e gjithë Londra përshkruhet nga rreth 13 linja , dhe gjatë një dite këtë shërbim e perdorin rreth 3 milionë njerës. Domosdoshmëria e përdorimit të këtij trasnsporti bën që njerzit të jenë nëntokë në momenete të ditës. Të udhëtosh nëntokë është gjëja më normale për një londinez, madje tek mendon shpërthimet e para pak ditëve, mendon se ishte një aksident dhe kaq…jeta vazhdon. Ose në mendje hamendëson një luftë që pashmangërisht ka viktima, le ti quajmë heronj. Për një moment isha bërë idealist, kisha thënë me vete: “ Ata nuk mund të na vrasin të gjithëve, dhe se vlerat që perëndimi ka krijuar janë më të forta se këto akte barbare”

Tek ecen në kalimet nëntokësore për të arritur platformën e trenit, në qëndrën e zërit dëgjon këshilla me qëllimin parandalimin e akteve terroriste. Përshtypje të bën theksi i anglishtes ……është një theks oriental, që më përzihet me atë aziatik. Londra është një qytet kozmopolitan, ku komunitetet janë të shumta, ku ka barazi ndërmjet racave. Në trenin nëntokësor shikon njerës nga të gjithë racat, Shikon të bardhë , të zinj, aziatikë, arabë, marokenë, afganë…..vajza muslimane të mbuluara me perce.

Pas terrorit në Londër, trenat frekuentohen përsëri dhe njerzit mundohen të jenë të qetë. Gjatë ndalimit në cdo stacion dhe kur happen dyert ata shikojnë me imtësi se kush hyn në tren. Me një lëvizje të kokës sa majtas, e djathtas, ti mundohesh të kapësh dicka të dyshimtë, pasi ke kontrolluar me sy, merr frymë thellë dhe ndjehesh i qetë.

Për një moment përpiqesh të imagjionosh sesi ka ndodhur atë ditë, 7 korrik, 2005…Mendon për një shpërthim të mundshëm, mendon sa propabilitet ka që ti të ndodhesh nëntokë atë moment, krijon një skenë të llahtarshmë në mendjen tënde ku njerzit janë në panik dhe duhet që të dalin sa më parë nga metroja.Të duket si dicka që nuk do të ndodhë kurrë, ose thua me vete; “ Ska mundësi”.

Tek rri ulur për minuta të tërra në udhëtimin me metro, nga do që hedh sytë shikon tabela: “Përdorimi i emergjencës”, “ Të ndenjurit tek dyert mund të jetë me rrezik”, “Rregulla për daljen në rast emergjencash”. Tek ke udhëtuar në Linjën Qëndrore(Central Line), nga Bond Street Station për në Epping, për 30 minuta ke qenë nëntokë, një udhëtim nën-Londër, Në Stratford treni del në sipërfaqe dhe futet përsëri nëntokë për të vazduar rrugën drejt Epping….
Shtuar më 14/07/2005, ora 01:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori