Rezarta pozon me bikini, tregon sherrin që ndodh me Ermalin kur bëhet fjalë për foto (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkura, ka zbuluar së fundmi problemin më të madh që vajzat kanë kur postojnë diçka në “Instagram”.

Rezarta tregon se vajzat shpeshherë mërziten nga partnerët e tyre, pasi nuk arrijnë që t’u realizojnë foto perfekte ashtu siç ato dëshirojnë.

Teksa postoi një foto me bikini, Rezarta gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse nuk qesh asnjëherë kur fotografohet. Ajo shton se pas kuintave të realizimit të fotos fshihet një super sherr me bashkëshortin Ermal Hoxhën.

Mesa duket ky i fundit nuk i realizon Shkurtës fotot ashtu si ajo i dëshiron. “E dini pse unë nuk qesh asnjëherë ne foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave!🤪

Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj te gjithë mua s’me shkrepet një foto e hajrit😭 Dhe ne fund pas një lufte me ne fund me zor me shkrepet një foto, dhe kuptohet qe fytyra ime është kështu😤

Vajzat qe i dashuri, burri i bën foto te bukura pa ankesa janë te përjashtuara te bëjnë koment këtu 🥴🤪”- shkroi Rezarta.


Shtuar 17.06.2020 13:40