"ORA" e Veton Surroit i afrohet Parlamentit?!
Albeu.com
Lideri i partisë "ORA", Veton Surroi, ende ka shpresë për t‘u bërë anëtar i Kuvendit të Kosovës. Sipas një burimi pranë koalicionit "Demokracia në Veprim", ORA tashme ka arritur ne kuoten 5.1%. Përfitimi mund të vijë nga votat e emigrantëve nga jashtë Kosovës.Lideri i partisë "ORA", Veton Surroi, ende ka shpresë për t‘u bërë anëtar i Kuvendit të Kosovës. Partia e tij, sipas një burimi të sigurtë pranë koalicionit "Demokracia në Veprim", një numër organizatash joqeveritare, që kanë monitoruar numërimin e votave, e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Sipas këtij burimi, "ORA" tashmë ka arritur në kuotën e 5.1%. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe një kandidate për deputete e kësaj partie, e cila gjithashtu nuk deshi të identifikohej. Mirëpo zëdhënësi i "ORA"-s, Ylli Hoxha, tha se nuk mund të pohonin zyrtarisht një gjë të tillë. "Po presim rezultatet përfundimtare të KQZ-së, tha Hoxha. Që kur ky komision deklaroi në rezultatet paraprake se "ORA" ka 4.2% shpresat janë rritur në këtë parti se do të mund të hyjë në Kuvend ku sesionin e kaluar kishin 6% të votave. Kjo parti atëherë arriti të hyjë në Kuvend edhe pse kishte vetëm dy muaj jetë. Por zhgënjimi ka qenë i madh këtë herë. Vetë lideri i "ORA"-s e pohoi se elektorati e ka ndëshkuar, edhe pse arsyet ende nuk i kishin zbuluar. Një numër i madh votash me kusht janë numëruar tashmë krejtësisht. Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Mazllum Baraliu, nuk pranoi të jepte numrin e këtyre votave, por burime nga "Demokracia në Veprim", thanë për "Shqip" se janë gjithsej 25 mijë vota me kusht. Me kusht kanë votuar policët, personat me aftësi të kufizuara dhe persona që për arsye të ndryshme nuk gjendeshin në vendin ku kishin emrin në listë. "ORA" shpreson të ketë marrë vota nga personat me aftësi të kufizuara, pasi ka bërë pjesë të listës së saj një përfaqësues të kësaj kategorie. Po kështu, në bazë të informacioneve nga qendra e numërimit të votave, ka edhe disa vendvotime që nuk i kanë numëruar fare votat, duke shkelur kështu rregulloren. Këto vota do të numërohen në qendër. I njëjti burim tha se këto vota po numërohen në mungesë të plotë transparence. "Nuk kanë lejuar vëzhgues aty brenda", thotë burimi. "ORA" shpreson të marrë edhe një pjesë të votave që kanë mbërritur me postë. Janë 13 mijë të tilla, që kanë mbërritur nga Evropa. Një pjesë e tyre kanë ardhur edhe nga Serbia e Mali i Zi, por këto besohet se kanë shkuar për llogari të serbëve. Vetë lideri i "ORA"-s, Veton Surroi, ka qenë nismëtar për vendosjen e pragut prej 5% për të hyrë në Kuvend. Në konferencën për shtyp, të mbajtur tri ditë pas zgjedhjeve, ai deklaroi se nuk ishte penduar për këtë nismë. Në fakt Surroi synonte që me vendosjen e këtij pragu të eliminonte partinë e Nexhat Dacit, me të cilin ka konflikt që prej kohës kur ishte kryetar i Kuvendit. Por LDD-ja arriti të merrte 11% të votave duke befasuar kështu të gjithë. Por ndërsa Daci është i "linçuar" nga zyra amerikane në Prishtinë, Surroi është i preferuari i tyre. Fotoja kryesore e fushatës së tij ishte ajo me Presidentin amerikan George Bush. Në Kosovë janë zhvilluar tri palë zgjedhje, ato për Kuvendin e Kosovën për kryetarët e komunave, dhe për Asambletë Komunale. Rezultat përfundimtare priten të dalin në fillim të muajit dhjetor. /g. shqip/
Shtuar më 24/11/2007, ora 17:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori