Obama dhe historia
Pëlqej
Albeu.com
nga Isen SaliuPrezenca në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në javën e fundit të fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, ishte prezencë në histori.Historia ndihej edhe më e afërt nëse në këtë interval kohor qëndron në kryeqytetin amerikan Ëashington dhe në qytetin më të madh Nju Jork, gjë që disa gazetarëve nga Maqedonia na u mundësua nga Ambasada Amerikane në Shkup dhe Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë me seli në Uashington.
Përmasat historike të këtyre zgjedhjeve ishin të pashmangshme. Fitorja e Barak Obamës (që edhe ndodhi) ishte akt historik, sepse për herë të parë një kandidat afro-amerikan zgjidhet për president shteti. Mirëpo, përmasa historike do të përmbante edhe fitorja eventuale e senatorit Xhon Mekejn, sepse në atë rast Sara Pejlin do të ishte femra e parë zëvendëskryetare në historinë e SHBA-ve.
Mirëpo, qytetarët amerikan si duket ndien se të votosh për Obamën, është njësoj sikurse të votosh njëkohësisht për ëndrrën e ëndërruar (por jo të përjetuar) të Martin Luter Kingut dhe për apelin e Xhon Fitcxherald Kenediut për të kontribuar për shtetin, e jo vetëm për të kërkuar nga shteti.
Mu karakteristikat e dy personaliteteve historike cilat në vete i përmbante Barak Obama, e të cilat para opinionit qindra milionësh i shprehte me një oratori të përkryer, ishin shkak që në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 të karakterizohen edhe me një entuziazëm dhe atmosferë euforike, e cila në SHBA nuk është vërejtur tani një kohë të gjatë. Zgjedhja e Obamës për president të SHBA-ve në një kontekst të posaçëm mundet të krahasohet me rënien e murit të Berlinit në Evropë. Mirëpo, për dallim të rënies së murit të Berlinit, që si akt historik pak a shumë ndodhi brenda natës, akti historik i kurorëzuar me fitoren e Obamës ka një bekgraund më të gjatë dhe më të përshkallëzuar. Fitorja e Obamës rrënjët e veta i ka që nga emërimi i gjeneralit të penzionuar Kolin Pauel për sekretar shtetërorë në administratën e parë të presidentit Xhroxh Bush, që më vonë u pasua me emërimin e Kondoliza Rajs poashtu për sekretare shtetërore në administratën e dytë të presidentit Bush.
Për të nxjerrë konstatime më të sakta për zhvillime të mëdha nevojitet distancë e caktuar kohore. Mirëpo, menjëherë pas zgjedhjes së Obamës për president, është lehtë të konstatohet se të gjitha barrierat dhe tabutë e bazuara në racë, religjion, gjini, në demokracinë më të madhe botërore janë rrënuar plotësisht. Askush nuk do të habitet nëse në zgjedhjet e ardhshme në SHBA për president zgjidhet ndonjë kandidat hispanik, aziat, apo edhe ndoshta femra e parë në histori. (Lajm)
Shtuar më 10/11/2008, ora 17:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori