Një plagë në Al Jazeera (video dokumentar)
Albeu.com
17 shkurt Kosova shpalli pavarësinë, ndërsa regjisori Eki Rrahmani vendos të transmetojë në kanalin televiziv Al Jazeera, një dokumentar për të humburit e Kosovës. Ky është një realitet që tregohet në emisionin People and Power.









Në ditën kur në Prishtinë po festohej dhe po ngrihej edhe një shtet i ri në botë, në kanalin tejoqeanik Al Jazzera doli një storie e dhimbshme. Në këtë kanal televiziv u tregua historia prekëse dhe e dhimbshme e atyre që sot nuk janë në mesin e të gjallëve.
Në Al Jazzera u fol për ata, të cilët sot janë të varrosur apo për ata që tash e 8 vite nuk dihet se ku janë. Këtë dokumentar në Al Jazeera e ka sjellë regjisori nga Kosova Eki Rrahmani si dhe Ilir Kabashi.
Dokumentari i Rrahmanit, i transmetuar në emisionin e njohur People and Poëer, udhëton që nga rrëfimi i dhimbshëm i familjes Qerkezi nga Gjakova për të vazhduar më pas në Krushën e Vogël, e deri tek të rrëfimi i të zhdukurve serbë në Kosovë.
Ky është realitet që ka ndodhur, ndonëse dhimbja ende vazhdon. Burokracia dhe loja e institucioneve të vendit dhe të UNMIK-ut nuk harrohet të përmendet në dokumentar, sepse edhe ata kanë gisht në moszbardhjen e fakteve. Fajtorët në dy palët ende shëtisin të lirë rrugëve, derisa familjarët e viktimave sot e kësaj dite presin lajme për ta.
Rrahmani thotë se e ka ditur që media perëndimore do të koncentrohet vetëm në status dhe duke lënë anash një histori e cila sot e kësaj dite i ka plagët e hapura.
“Unë dëshiroja ta qes një storie që tregon plagën, që ende nuk është mbyllur. Janë harru ato gjërat që këtu ka pas luftë që kanë hequr ata njerëz dhe që ende heqin” , tha Rrahmani.
Ndërsa vendimi për transmetimin e dokumentarit, sipas tij, ka qenë vendim i dy palëve. Ndërsa Rrahmani tregon se Al Jazzera ka vendosur që emisioni People and Power t’i kushtohet Kosovës. Ndërsa, sipas Rrahmanit, reagimet pas transmetimit të këtij dokumentari janë të mira.
“Shumica e komenteve janë të mira. Unë jam mundu që edhe UN
me paraqit që nuk ia ndien shumë për këta njerëz”, tha Rrahmani.
Dokumentarët e tjerë që do të shfaqen në këtë emision, do të fokusohen
në festimin e pavarësisë së Kosovës. (nga Milot Hasimja, G. Express)
Shtuar më 21/02/2008, ora 20:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori