Një komb me kolorit fatesh
Albeu.com
nga Iljasa SalihuFatmirësisht, ende vazhdojmë të paktën ta ndjejmë vetën si një tërësi, si një trup me një turp të madh përpara kombeve tjerë që çështjen e unifikimit në të gjitha aspektet e kanë bërë që moti, jo me poezi as me drama, besa as ...... me fjalor populist pranë atyre që për komb jepnin gjithçka, por në skajshmëri të penguar prej atyre që i shisnin mend me para të majme, po këtyre të ndershmëve.
Në trungun e quajtur Shqipëri, ndodhën aq shumë gjëra të pakuptimta sa që detyrimisht realiteti ndër vite në këto treva na obligon të dyshojmë edhe në rrënjët e po këtij trungu, që të paktën historikisht dhe teoritikisht pandehim se jemi një dhe vetëm një. Derisa po tentojë t´i hedhi këto pak shkronja për sendertimin dhe shtresimin e ca fjalive rreth këtij fati të dhembshëm të kombit shqiptarë, më sillet vërdall kokës një pemë e shartuar prej një automekanikut. Rrënja dhe trupi i kësaj më paraqitet si e arrës, por e njëjta pemë me gjethe të mollës, të dardhës, të kumbëllës, të arrës, të qershisë dhe të pjeshkës, dhe krejtë në fund duke e shikuar këtë pemë vetëm si dekor fare pa fryte. Për mos ta hutuar më shumë vetën dhe eventualisht ndonjë biolog, do të vazhdojë të shkruaj në prani të kësaj paqartësie, ndoshta me kalimin e kohës shkenca do të na japë ndonjë përgjigje rreth funksionimit të këtij konglemerati.
Shqipëria e shpalli vetën të pavarur në vitin 1912, por peshqit tjerë mish-ngrënës nuk e njohën në këtë vit. Shqiptarëve që mbetën jashtë kësaj Shqipërie nuk i mbeti gjë tjetër pos heshturazi nëpër oda të ndjës t´ia urojnë njëri tjetrit këtë ditë të madhe.
Shqiptarët e Shqipërisë londineze u mbërthyen prej komunizmit të ashtuquajtur shqiptar, ndërsa shqiptarët e aneksuar prej sllavëve i “përqafojë“ komunizmi jugosllav. Shqiptarët e pushtuar, me ngashërim e vajtuan Titon në kohën kur ai vdiq, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë londineze me psherëtim e pranuan lajmin për vdekjen e Enverit (pati edhe këndej gardhit prej atyre që u mërzitën për vdekjen e Enverit, por ata ishin të paktë). Shqiptarët e Shqipërisë londineze në vitin 1997 u zhytën në trazira shtetërore , duke përfunduar kështu me një imazh tejet të keq përpara botës dhe, njëkohësisht duke i stopuar shumë procese tjera progresive. Ndërsa shqiptarët këndej gardhit në po të njejtin vit u ballafaquan me po të njejtin thelb të problemit, e njohur si “afera TAT“ si dhe po në këtë vit ndodhën ngjarjet dhe trazirat në Gostivar, ngjarje të cilat u shoqëruan me burgosje, plagosje dhe vrasje të shqiptarëve, si zakonisht të pafajshëm. Pas këtij viti filloi lufta në Kosovë, duke i treguar praktikisht botës se, herët apo vonë aspiratat tona apsolute janë bashkimi ynë kombëtarë, ashtu pra natyrshëm siç na kishte krijuar Perendia, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë londineze publikisht deklaruan se, ne nuk mund të futemi në luftë, por e ndjejmë vetën se jemi në luftë, pra duke e ndarë kështu ndjenjën me fatin fizik të shqiptarëve andej gardhit. Kosova u “ çlirua“, por filloi “ çlirimi“ i Kosovës Lindore! Pasi u zhytë edhe më tepër në robërim Kosova Lindore, filloi “çlirimi“ prej kthetrave vrastare “maqedonase“ i popullit shqiptarë që jeton në këto treva të veta, por jo edhe të udhëhequra nga vet ai. Shqiptarët këndej gardhit e shpallën të pavarur shtetit e tyrë të dytë shqiptarë (komb kosovar – tezë idiote e plasuar prej “spiunëve”, siç janë Halili, Nexhmedini, Migjeni etj,.) ndërsa të tjerët me mallëngjim uronin këtë ditë të madhe, por me ndjenja të venitura, sepse himni dhe flamuri i këtij shteti të ri e me rrënjë të thella dhe të vjetra, asgjë nuk kishte shqiptare. Shqiptarët e Shqipërisë londineze e festuan hyrjen e tyre në NATO, ndërsa shqiptarëve këndej gardhit nuk i mbeti gjë tjetër pos të merren me disa prombleme dhe kontestime të krijuara prej të tjerëve.
Pasi të “mëdhenjt“ tanë e panë mallëngjimin tonë, tentuan që dhimbjen tonë ta zbusin, duke na premtuar se të bashkuar do të jemi vetëm në Bashkimin Evropian, ata “harruan“ se nëse fantazohen me kësi lloj idesh, atëherë shqiptari më nuk do të ndjehet edhe aq shqiptarë, por evropian me kryetar dhe kryeministër vendor sllav. Si dhe ideja e gjithë kësaj kronologjie tranzite më lindi një ditë deri sa po bisedoja përmes linjës elektronike me gazetarin dhe publicistin Sajmir Lleshin nga Tirana, ku unë si qytetarë i FYROM-it, pa ndonjë qëllim lëndues i thashë se, po shëtis i lirë nëpër Evropë, ndërsa ai shumë shkurtë për të ma bërë me dije në mënyrë analogjike se edhe Evropa nuk na bashkoi, mes tjerash më tha, “ende vëllezërit e juaj nuk e fituan liberalizimin e vizave, ashtu siç edhe ju që ende nuk e fituat antarësimin në NATO“.
Shtuar më 04/05/2010, ora 14:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori