Ne shenjester!
Albeu.com
nga Cenë PushkolliAndej urës zyrja e Qeverisë së Kosovës është hapur, sipas Dafina Murtaj, dokumente personale tashmë po kërkojnë edhe pakica serbe. Disa ditë më parë dobësia ...... e ministrit Rexhepi, dobësia e zyrtarëve të lartë të SHPK-së, dhe jo vetëm e zyrtarëve të lartë, në vendin tonë hynë me dhjetëra shtetas të huaj, madje për pa u legjitimuar . A mund të thuhet se pa “fuqia” e tyre për të vepruar në frymën e Ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, nëpër kufijtë të Kosovës hyjnë pjesëtarët e pakicës serbe( qoftë shtetas të Kosovës, qoftë shtetas të serbisë) si në bahçe të babës. Populli duhet ta dijë, duke mos “maskuar” asgjë, se çfarë po bëhet, si po hyhet në kufi të shtetit të Kosovës, nga shteti i Serbisë. Çfarë ndodhi disa ditë më parë në kufi të territorit të Kosovës me ç'rast patën hyrë dhjetëra e dhjetëra provakatorë (nga Serbia, atë e dinë vetëm ata që kanë qenë në detyrë) të një shteti tjetër në Kosovë. Sikur të ekzistonte morali i përgjegjësisë në nivel të duhur, prej ministrit Rexhepi e deri te policët në kufi duhet të jepnin dorëheqje të parevokueshme nga detyrat që mbajnë. Këtë e kanë madje edhe obligim nga populli, të cilit në fund të fundit duhet t’i japin llogari. Për këtë skandal është mirë që krye parlamentari i Kosovës, z. Jakup Krasniqi, të organizojë DEBAT të “nxehtë” në Parlamentin e Kosovës në mënyrë që më asnjëherë në asnjë rrethanë dhe për asgjë fare të mos përsëritet, hyrja me dhunë e dikujt në territorin e Kosovës.



Kjo çka ka ndodhur disa ditë më parë në territorin e Kosovës, do të duhej që edhe presidenca dhe kryeministria të merren me këtë punë të tmerrshme e skandaloze, ata duhet ta ushtrojnë ndikimin e kompetencave që kanë në mënyrë që t’i thërrasin në përgjegjësi njerëzit që nuk e kanë kryer detyrën në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës. Për këtë skandal do të duhej (lexo: Presidenca dhe Kryeministria)nëpërmjet të organizmave relevante të njoftojnë (lexo: zyrtarisht edhe z. Ban Ki Muni-in në seli të OKB-së, për hir të vërtetës ai tashmë sigurisht që është i informuar nga njerëzit e vetë, por këtë gjë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës, në vi zyrtare-diplomatike), dhe kështu t’i tërhiqet vërejtja serioze shtetit të cilit shtetas e krijuan skandalin në fjalë, kur dihet se këto ditë GJN, do të prononcohet lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Dorëheqja është akt moral, për ata që nuk mund ta mbrojnë SOVRANITETIN E KOSOVËS. Kushtetutshmëria dhe Sovraniteti i Kosovës nuk është jetim, atë pavarësisht nga KFOR( lexo: intervista e Komandantit Markus Bentler, dhënë Expresit të dt. 1 korrik, faqe 4, pos tjerash ai thot: ... Kjo ka të bëjë me ruajtjen e integritetit dhe paprekshmërinë ( fjala është për kufirin e Kosovës vër. C.P.)që e përmendët më herët dhe ky është misioni ynë dhe ne e ekzekutojmë këtë... ) ju duhet ta mbroni Kosovën, të nderuar të apostrofuar? Ju ministër Rexhepi dhe ju, ju, ju, si edhe ju i nderuari zotëri U.D. i të parit të policisë së Kosovës Behar Selimi duhet duhet të betoherni se raste të tilla në kufijtë e Kosovës nuk do të ndodhin, sepse njerëzit(lexo: madje edhe të armatosur) u hyjnë në Kosovë për pa u legjitimuar, thënë të vërtetën se vërtetë a kanë hyrë apo nuk kanë hyrë njerëzit e armatosur në Kosovë për pa u kryer “formalitetet” për hyrje – dalje nga shteti i Kosovës, vetëm njerëzit e juaj atë e din. Për hir të vërtetës u dha një deklaratë e një polici zyrtar se ata në brendi të Kosovës janë kontrolluar ( vallë a nuk kanë mundur ata t’i fshehin armët e tyre?, derisa janë “zgjuar nga gjumi” policët e Kosovës që t’i kontrollojnë “carllazarët e serbisë”. Kjo çka ka ndodhur në territorin e Kosovës është “rast që edhe në libër të ginisit duhet regjistruar” . Me këtë akt ju të nderuar të apostrofuar me të “dy këmbët” keni e shkelë betimin që keni dhënë përpara përfaqësuesve të popullit se do ta mbroni Kushtetutshmërinë dhe Sovranitetin e Republikës së Kosovës.

...! Edhe kësaj here mediet e shkruara (ditore dhe ato periodike)dhe ato elektronike besnikërisht e kryen misionin e tyre(lexo : të raportimit) për shkelje të Sovranitetit të Kosovës nga ana e shtetasve të një shteti që deri dje përdori metoda shfarosëse ndaj kombit tonë, dhe jo vetëm kombit tonë. Shtetasit e shtetit “genocidorial “ pa asnjë lloj pengese u futën në territorin e Kosovës madje të armatosur, e çka është edhe më keq ata kishin thënë: kush mund të na pengojë që të hyjmë në tokën tonë?, kishin raportuar mediet e Kosovës. A nuk është kjo madje edhe provokim i llojit të veçantë? A nuk duhet të brengosemi ne si popull se kush është në krye të institucioneve tona dhe kush po na e mbrojtka territorin e Kosovës? Njerëzit që e “prekin” Kushtetutshmërinë dhe Sovranitetin e Kosovës si në rastin e sipërpërmendur sigurisht që e kanë përkrahjen e dikujt që Kosovën e Konsiderojn si “bahçe të vetin”, gjithsesi se këtu ka gisht edhe elita politike Ndërkombëtare, në krye me ish-gjeneralin De Kermaba si edhe z. Piter Feit-i. Sigurisht që i pa të meta nuk është edhe zyrtari tjetër i OKB-së z. Zanieri. Të gjithë këta kanë rënë në provim nga një grup huliganësh që me dhunë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Ç’është e vërteta pushtetarët e institucioneve të Kosovës me këtë skandal janë “zbuluar”, respektivisht ky skandal është në “të mirën” e tyre, sepse me këtë e kuptoi populli se pozitat që i mbajnë janë “dekor” përpara popullit sepse ata janë të pafuqishëm që t’i mbrojnë kufijtë (lexo: Sovranitetin e Shtetit të Kosovës), e Kosovës, pra nuk qëndrojnë institucionet e Kosovës me plotë kompetencë në mbrojtje të Sovranitetit të Kosovës, sepse “janë të lidhur me rez. 1244 si edhe me kërcënime e shantazhe të ndryshme”. Si do qoftë “Liderët e institucioneve të Kosovës” nuk mund t’i shmangen këtyre përgjegjësive, të cilat i shfrytëzojnë sa herë që duan se Kosova gëzon një Pavarësi. Kosova tashmë është njohur nga 69 shtete( lexo: me këtë territor që e ka fituar me gjak e me trupa të ish-luftëtarëve të lirisë kombëtare), Kosova ka nevojë për politikë aktive, të qartë, ofensive në kuptimin e promovimit të vendit, dhe po ashtu zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Që nga 17 shkurti 2008, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, fatkeqësisht nuk kemi parë politikë pro aktive të institucioneve të vendit dhe as qartësi të vizionit për rrugën përpara, përkundrazi jemi duke parë prej ditës në ditë akuza e kundër akuza për hajni të ndryshme...!

Në vend të kësaj kemi parë Kosovën vetëm duke u mbrojtur gjatë kësaj periudhe. Edhe mbrojtja ndaj gjashtë pikëshit, edhe në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe ndaj Protokollit(lexo: Polici e Eulex-it- SHPK-së me atë të Serbisë), edhe ndaj raporteve ndërkombëtare që tregojnë gjendjen reale në Kosovë, dëshmon për një politikë të pa kokë dhe jo profesionale politiko - diplomatike . Kështu nuk ndërtohet e ardhmja e një shteti, sikurse nuk sigurohen qytetarët e atij shteti se do të kenë perspektivë konkurrente. “Pa fuqia institucionale”, po shihet se është shkak për kërkesa të drejta të shqiptarëve PRO SHQIPËRISË ETNIKE – NATYRALE. Për hir të vërtetës kjo çka po ndodhë me Sovranitetin e Kosovës, është fare e qartë se NACIONALISTËT PRO DEMOKRATIK, PRO EVROPIAN, PRO FRYMËS PAQËSORE NË RAJON DHE MË GJERË, PRO. PRO, PRO ..., janë për një SHQIPËRI ETNIKE – NATYRALE, zaten në këtë rrugë tashmë janë nisur edhe ekspertë të fushës politiko – diplomatike në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe prof. dr. Koço Danaj, i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me platformë të re për shtrirjen e një politike gjithëkombëtare në të gjitha trojet shqiptare në mënyrë që institucionalisht të garojë në gjitha trojet shqiptare për pushtet-për një SHQIPËRI ETNIKE - NATYRALE.
Shtuar më 20/07/2010, ora 10:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori