Ne Demokraci, Gjykata dhe puna e saj eshte shenjteri
Albeu.com
nga Cenë PushkolliKosova dhe populli i saj, edhe pas vendimit të GJN lidhur me Ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nuk diti të gëzohet..Njeriu ndër më të merituarit për Kosovën e sotme, këtë gëzim nuk e priti bashkë me familjen, shokët nga partia si edhe nga të gjithë ata që e duan dhe që ai i donë Ramushin Kosova nuk e kishte në gjirin e vetë në këto orët e gëzimit, por Ramushi është me ne dhe ne jemi me të. Pavarësisht zërave që dalin aty – këtu, për (pa)fajësinë e z. Ramush Haradinajt, një është e sigurt: Ramush Haradinaj është njëri ndër më të merituarit për çlirimin e Kosovës, është njeriu që ka kontribuar bukur shumë për demokratizimin e mendimit politik në vendin tonë. Është njeriu që me përkushtimin më të madh arriti të bëhet edhe i shkolluar në fushën e drejtësisë, ai ishte njeriu më konstruktiv në jetën e pluralizmit në gjithë Kosovën. E, pra: Ai siç ka ditur të bëjë të gjitha këta që u përmendën më sipër, ai sigurisht që do të dijë edhe kësaj here “dëshmitarët” t’i mund.

Është vështirë për një gazetar të shkruaj për njerëz të kalibrit të Ramush Haradinajt, për njeri me atribute të larta njerëzore, intelektuale dhe kombëtare, për një njeri që e do pa masë kombin dhe vendin e vetë. Si do qoftë unë i ndikuar nga atdhedashuria dhe për njerëz që sakrifikuan çdo gjë( lexo: veten dhe familjen) për atdhe dhe komb, pa hamendje vendosa t’i shkruaj dy - tri fjalë për rastin e rigjykimit të tij.
Ne populli i Kosovës gjithherë kemi qenë të prirë dhe vazhdojmë të jem e të besojmë në demokraci dhe postulate të saj, në këtë kuptim vazhdojmë të besojmë se GJN si gjithherë deri më tash, GJN, do të gjejë argumente të bollshme që “dëshmitë” e “dëshmitarëve” t’i hedhë si të pabaza dhe si të tilla t’i hedhë poshtë. Pse ndodhi që z. Ramushit t’i hapet dosja dhe të thirret në rigjykim mu tash kur GJN e dha fjalën e vetë lidhur me Ligjshmërinë e SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS, respektivisht në prag të rihapjes së bisedimeve ndërmjet të Prishtinës dhe Beogradit, nuk mund të thuhet se ishte koincidencë, mirëpo ne në këtë shkrim për këtë gjë nuk do të bëjmë fjalë, as nuk do të bëjmë fjalë për bisedimet që mund të pasojnë në ditët e ardhshme. Në këtë shkrim do të bëjmë fjalë për kontributin e z. Ramush Haradinajt në jetën politike të tij në Kosovë. Nuk do të bëjmë fjalë për atë se çfarë ka bërë ose për atë çfarë nuk ka bërë, me të drejt apo pa të drejt. Njerëzit flasin se z. Ramush Hradinaj asgjë të keqe nuk ka bërë, as gjatë luftës e as pas luftës. Jemi dëshmitar të kohës, se në jetën politike të Kosovës z. Ramush Haradinaj ka një rol të jashtëzakonshëm, ai zaten me partinë e tij duke qenë në opozitë e shtynë pozitën në koalicion që të sillen në frymën e Kushtetutshmërisë dhe të ligjit. Gati pothuajse për çdo ditë në konferenca të ndryshme të shtypit ai ia dërgon institucioneve të Kosovës nga ndonjë “selam”. Ai i dërgon pozitës në koalicion “selame” se si duhet të punohet për të mirën e vendit. Në cilësi të opozitës deputetët e partisë së AAK-së të ndikuar nga z. Ramush Haradinaj në parlamentin e Kosovës debatojnë guximshëm. Ata janë të gatshëm kurdoherë të kontribuojnë në mbarëvajtjen e proceseve të ndryshme politike, dhe jo vetëm kaq ata janë të gatshëm të hapin tema nga më të ndryshmet vetëm e vetëm që populli i Kosovës ta ketë një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Kjo nuk do të thotë se pozita nuk angazhohet për mirëqenien e popullit dhe për një funksionalizim të përgjithshëm të institucioneve të Kosovës.
Një është e sigurt: Zotërinjtë gjyqtarë të GJN janë profesionist dhe si të tillë ata janë të vetëdijshëm se përpara vetës e kanë një fytyrë shumë të rëndësishme të jetës shoqërore – politike të Kosovës, një fytyrë me përgatitje profesionale sikur që janë vetë ata, prandaj cilësia e rrjedhës së seancave gjyqësore duhet ta ketë një peshë të konsideruar të profesionalizimit, këtë po e themi nga fakti se prokurori bashkë me gjyqtarët duhet të jenë maksimalisht në nivel të funksionit që kanë në mënyrë që z. Ramushi të mos ngarkohet me “fjalë rrugësh”. Mbi këtë bazë jemi të sigurt se posa të “paraqiten akuzat nga dëshmitarët”, i pandehuri do të lirohet nga aktakuza – nga paraburgimi në mënyrë që menjëherë t’i kthehet jetës normale, në gjirin e familjes dhe popullit që aq shumë e donë. Këtë bindje e kemi ngaqë në Demokraci, Gjykata dhe puna e saj është shenjtëri, dhe duke qenë e tillë, drejtësia ndikohet vetëm prej drejtësisë, mbi këtë bazë Ramushi duhet të lirohet sa më parë!
Shtuar më 23/07/2010, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori