Nato , Ëndërra dhe Diskursi Politik
Albeu.com
nga Hamdi NuhijuE vërteta e pasqyruar në brendinë e secilit njeri është e drejtë dhe reale. Ajo nuk oscilon dritëra të panumërta në shoqërinë e civilizuar. E as që integron konstelacionet hierarkike në socializimin e masave të gjëra popullore. Sot është bërë vështirë të konceptohet jeta në qoshin e botës , i vetëm pa barrë dhe shoqëri , pa krah dhe pa mbështetje logjike. Duhet të mendojmë në këtë mënyrë pasiqë na u imponua një vlerësim jo i drejtë i përmasave të frikës dhe shpresës. Unionet u krijuan në ato caste kur lindi përcarja , jo se me to përcarjes iu tha lamtumirë , porse u ngushtua vend veprimi i saj. Në shekullin që po jetojmë është bërë rrezik cdo castë i brendisë së njeriut , është bërë e hidhur cdo fjalë e thënë në anën tjetër të urës. Sa është i vërtetë konstatimi se njeriu mund të jetojë një mori sfidash pa thënë asnjë fjalë? Është një tezë e rëndë për t`u peshuar mbi analet e mendjes dhe për t`u strehuar në cikcaket e zemrës. Kreatorët e unioneve nuk menduan gjatë për një imazh gri mbi sensualitetin e masave të ngurta. Ato afruan ëndërrën , e ngjyrosën me ngjyrë realiteti dhe iu përshtatën diskursit politikë. M`u në këtë castin e fundit u zgjeruan problemet në shoqëri dhe nuk u zgjidhën. Një intervenim jo i drejtë mbi baza ideologjike shkatërroi një pjesë të shoqërisë njerëzore. Sot , ende vuajnë disa pjesë të botës si rezultat i këtij intervenimi kaq të dëmshëm për shoqërinë. Por , kjo nuk na jep të drejtë që të ngritemi kundër këtyre unioneve dhe të themi se janë të dëmshme edhe për shoqërinë tonë ku jetojmë. Për Maqedoninë është imperativ kohe kycja nëpër këto unione dhe pjesëmarrja e saj nëpër qendra trajnuese për intervenime të shpejta ushtarake , por edhe për cështje tjera. Sepse edhe jeta e njeriut edhe jeta e shteteve jashta gardhit është shumë e vështirë. Këto kohëra edhe pse nuk janë të figuruara nga luftëra të ndryshme botërore , prap janë të rrezikshme dhe lind nevoja e vetëmbrojtjes nga sulmet eventuale të jashtme. Nuk është luftë ushtarake kjo që paraqitet në shekullin ku po jetojmë , por më shumë mund ta definojmë edhe si luftë ideologjike dhe ekologjike në shoqëri. Ku përmes ngrohjes globale të tokës cenohen të mira natyrore dhe në këtë mënyrë lind nevoja e ndërvarësisë midis shteteve të ndryshme për cështje elementare. Nuk mundemi ta fajësojmë jetën se ajo nuk diti ta ruaj globin , por duhet t`i fajësojmë armët për shkatërrim masiv dhe furnizimin me energji nukleare.
Kycja e Maqedonisë në Nato do të ishte një favor i rëndësishëm edhe për Ballkanin edhe për Europën. Ka kohë që bisedohet për një kycje eventuale , përgaditen strategji , plane , bëhen reforma ushtarake në vend , pranohen standarde botërore të armatës etj. Por , rezultatet po dëshmojnë të kundërtën e kësaj. Maqedonia vërtet duhet të marrë vendim serioz për kyçjen në Nato dhe Unionin Europian. Tashti ju mund të thuani se Maqedonia ka marrë një vendim të këtillë , porse unë ju siguroj se ende nuk ka vizion të qartë ky vend për kyçjen në këto instanca Europiane. Ja se c`thotë Zhan Mone në memoaret e tij : " Nuk mund të them se prej ku rrjedh besimi se në rrethana të rëndësishme të jetës sime , kur mendimet shtresohen një mbi një , mendimi im vazhdon të shëndërrohet në vendim. Kjo është ajo që të tjerët e quajnë ndjenjë e castit. Por , nuk ngarkohem me atë se është e domosdoshme ta bëjë këtë apo atë – nevoja është ajo që më shtyn të bëjë dicka që tani më nuk është zgjedhje e castit , të cilin e shoh qartë. Që ta shoh qartë , duhet të koncentrohem – e atë mundem ta bëj vetëm në izolim , gjatë ecjeve të mia të gjata..."
Kjo përsiatje e këtij ideologu të madh na jep një kahje shumë të qartë rreth rrugëve që duhet të ndërrmarë Maqedonia drejtë kyçjes në këto instanca. Ecjet vetjake janë bërë përditshmëri e këtij vendi kaq të etshëm për bashkim me inercionet politike brenda suazave demagogjike. Por , ngecjet politike , gjuha e thyer ndërmjet pozitës dhe opozitës këtë shtegtim drejtë synimit final , po e bënë ende më të thellë dhe më të carë. Secili njeri , subjekt ose shtet për të vepruar jashtë vetes , duhet që punët t`i rregullojë brenda njëherë dhe pastaj të dalë në pjesën e jashtme. Në ekonomi ndikimi i mjedisit të jashtëm është bërë vakuum i dyndjeve milionëshe në sentencat financiare.
Duhet te kemi parasysh se njeriu jeton me ëndërrën e tij edhe në fund të bjeshkës edhe në fillim të fjalës. Por , ëndërra , dinë të luajë lojën e tenisit dhe të kthehet nga sulmi i orientuar në një vetëmbrojte e vrazhdë. Ëndërra i mban gjallë shpresat , ajo i shtyn proceset të rigjallërohen dhe i bashkon vlerat në një vend të përbashkët. Sikur të mos ishte ëndërra sot Unioni Europian nuk do të frymonte lirshëm e as që dot ekzistonte. Prej nga mbështetem në një konstatim të këtillë? Po , mirë Franca dhe Anglia a nuk ishin në një luftë njëqindë vjecarë ndërmjet tyre?!
Gjermania theu ëndërrën dhe distribuoi forcën e tij ekonomike në pjesë të ndryshme të botës. Ky vend që ishte në buzë të shkatërrimit ekonomikë dhe politikë u ngritë lartë mbi vendet tjera prijatare të fuqisë. Po , sikur të mos ishte ëndërra a dot arrinin deri në një pozitë të këtillë?
Këto shembuj janë disa treguar mjaft të favorshëm për Maqedoninë se cfarë hapa duhet të ndërmerrë për të arritur aty ku dëshiron. Duhet të bazohet në vetveten , Naton dhe Unionin Europian , ta ndërtoj brenda kufijve të Maqedonisë. Zaten edhe këtë e kërkojnë ambasadorët e huaj nga Maqedonia.
Maqedonia i ka të gjitha parametrat si ekonomike ashtu edhe politike për t`u bërë pjesë e këtyre shoqërive evropiane. Ka tokën mjaft pjellore , pozitën e fuqishme gjeografike , malin e pasur , ujin më të pastërt në Europë , rininë , fuqi absorbuese të mallrave të shpejtë , etj. Por , defekti qëndron te diskursi politikë i këtij vendi. Sikur të kishim një qeveri vizionare që do të arrinte t`i vëndojë në shfrytëzim të popullit të gjitha këto të mira natyrore atëherë nuk dot kishim nevoje që ne të kërkojmë kycje në Nato dhe UE.
Fatkeqësisht politika po udhëheq me jetërat tona , prandaj edhe jemi bërë për të mos e njohur edhe veten.
E poeti një ditë tha: " Je vilë me trëndafila , vërtetë , po zemrat të gëzuara s`janë/ Qëndrimi im këtu , respekti ndaj së shkuarës , gëzimet s`janë./ A ka në gjoksin tënd të mugët gjurmë nga i dashuri?/ O vatër e blerëruar , ato kërkohet tek ti , dhomat tua s`janë!/ " ( 4 shtator 1935)
Shtuar më 26/05/2007, ora 15:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori