Nano e Rama, “festë” dhe “gjyq” tek Taivani
Albeu.com
Per mbi pese ore, Bar Restorant “Tajvani” ne kryeqytet eshte shnderruar dje ne seline e improvizuar te Partise Socialiste. Aty kane qene edhe Nano, edhe Rama.Secili veçmas e per hesapin e vet. Aty ishin ulur perballe njera-tjetres edhe “ushtria e paqes” edhe “kaloresit e politikes se re”. Ashtu si skena e nje tragjikomedie, aty ishin pleksur bashke edhe hareja, defrimi dhe alkooli pa mase, por edhe deshperimi, lodhja dhe kafja pa sheqer. Jane oret e para te mengjesit, ndersa keto jane dy menyrat e ndryshme sesi figurat e larta te PS-se e perjetuan zgjedhjen e Bamir Topit si President te Republikes. Kamarieri nxiton me dy kana vere te bardhe tek tavolina ku te qeshurat e ish-kryeministrit Nano degjohen per se largu. Disa tavolina me poshte, nje tjeter kamarier po i servir nje kafe kryesocialistit Rama, te cilit instinktivisht i del nje psheretime e thelle. Nano eshte veshur sportiv, me nje bluze boje-qielli me vija te bardha. Rrotull tij jane kater ish-keshilltaret e tij, Emin Barçi, Agim Isaku, Ylli Dylgjeri dhe Ilir Kulla. Trokasin gotat me vere dhe bisedojne hareshem nen tymin e purove te ndezura. “Me sill edhe nje scotch me akull mua”, - i drejtohet Isaku kamarierit qe iu rrinte mbi koke, qe siç duket po i bezdiste me pranine e tij. Befas, nje batute e Dylgjerit i jep edhe me gjalleri tavolines, aq sa nga te qeshurat, Nanos i bie cigarja nga dora qe per pak sa nuk i djeg pantallonat. E kjo fale nderhyrjes se Eminit, i kujdesshem ne te tilla raste. Pak tavolina me poshte, nje situate krejt tjeter. As nuk pihet alkool dhe as nuk qeshet. “Tradhtia” e 6 deputeteve socialiste e kishte hidheruar pa mase Ramen dhe deputetet qe ndodheshin me te ne tavoline, Blendi Klosi, Fatmir Xhafa, Musa Ulqini, Alfred Dalipi, Marko Bello, Shpetim Idrizi, Andis Harasani dhe Namik Dokle. Te gjithe po gjerbnin kafe dhe po pinin duhan. Flasin me ze te ulet dhe rralle, ndaj ishte veshtire te kapej ndonje cope konkrete e bisedes qe po zhvillohej. Per shkak te gjatesise, binte ne sy vetem fytyra e deshperuar e Rames, i cili shpeshhere psheretinte. “Edhe nje liter tjeter”, - bertet sakaq Emini, me aq force sa terheq vemendjen e te gjitheve aty rrotull, edhe te deputeteve ne tavolinen e Rames. Nderkaq, sikur te kishte leshuar nje “kumt”, Rama kuptoi se kishte ardhur koha per t’u çuar. Se bashku me deputetet qe e shoqeronin, ai iu drejtua pjeses se restorantit ku dukshem lexohej me germa te medha EXIT. Por edhe pse kaluan perbri tavolines ku ishte ulur Nano, mes tyre dhe ketij te fundit mungoi çdo salutim. Te gjithe u perpoqen te shmangin nje veshtrim sy me sy me Nanon, duke u hequr sikur aty nuk ndodhej askush. “Une i kam bere njerez keta”, - shfry me mllef ish-kryeministri, aq sa veç Barçit, Isakut, Dylgjerit dhe Kulles, keto fjale i degjuan te gjithe aty rrotull. Madje edhe Gjergj Lezhja, sekretari i pergjithshem i Kryeministrise, qe ndodhej pak metra me larg me shoqerine e tij, por edhe zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi qe ishte gjithashtu ne nje tjeter tavoline me familjen e saj. “Edhe nje liter vere”, - porosit Emin Barçi. Ora ka shkuar 01:50 minuta dhe duket se tavolina VIP ku jane ulur do te vazhdoje gjate. Largimi ne ate menyre i deputeteve socialiste ia prishi çehren e fytyres Nanos, qe pas atij momenti nuk rreshti se fikur dhe ndezur cigaren. Per shkak se e gjithe tavolina varej nga humori i Nanos, edhe ish-keshilltaret e tij preferuan qe per momentin te hiqnin dore nga batutat. Diskutimet iu rikthyen seriozitetit dhe te vetmet fjale qe arritem te kapnim ishin “skema”, “do ja fus”, “s’u be ai”, “s’ka shanse”, “me mire keshtu”, “as Rama as Meta”, “shtator”, “grupi im”, “Berisha”. Kur dukej se tavolina po prishej per shkak se edhe ish-keshilltari i Nanos, Ylli Dylgjeri beri pagesen e pijeve te konsumuara, u degjua serish Emin Barçi: “a e marrim edhe nje birre te shpelahemi”. Te gjithe pranuan. Vendosen te pine birra “Korona”. Befas tavolines i kthehet humori, pas nje telefonate qe Nano vendosi te bente. Gjithçka u kthye atje ku kishte mbetur, tek te qeshurat. Pasi pine edhe birren, pritej qe tashme te gjithe do te çoheshin. Ora po shkonte rreth 02:40 minuta. “Sill edhe 5 Korona te tjera”, - porositi Agim Isaku...
nga Tedi Blushi, Gazeta Shqiptare
Shtuar më 23/07/2007, ora 17:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori