Rrotull nesh “po bėhet kiameti”
nga Mustafa Nano
Shqip
Tė gjithė kanė qenė me idenė se Italia ia hodhi me Mario Monti-n. Ky i fundit, edhe nėn inkurajimin e mbėshtetjen e agjencive e organizatave ndėrkombėtare, iu vu kursit tė reformave tė “austeritetit”, dhe tani janė agjencitė ndėrkombėtare tė rating-ut (mė saktė, “Moody’s”) qė, pėr shkak tė kėtyre masave “tė disiplinės fiskale e financiare”, po paralajmėrojnė ditė tė vėshtira pėr Italinė. E kanė filluar me vlerėsimin negativ tė 26 bankave italiane, pėrfshirė dhe Bankėn Intesa San Paolo qė operon nė Shqipėri. Ky lajm qė mbėrriti parmbrėmė nė Romė ka provokuar reagimin e zemėruar tė italianėve, tė cilėt po shohin njė komplot nė kėtė mes. Ca e ca po shohin njė hakmarrje ndaj hetimit qė kanė nisur vjet prokurorėt italianė ndaj tri agjencive tė famshme, “Moody’s”, “Standard & Poor’s’ dhe “Fitch”. Casini, kreu i njėrės prej partive qė po mbėshtesin qeverinė “Monti”, ėshtė lėshuar fort me tė marrė vesh kėtė mandatė. “Ky ėshtė agresion ndaj Italisė, ndaj biznesit, ndaj familjeve e qytetarėve italianė”, tha ai. Sindikata e sipėrmarrėsve tė fuqishėm, Confindustria, ka reaguar po njėsoj: Ky ėshtė njė sulm ndaj nesh.

Nė fakt, nuk e kanė vetėm me agjencitė e rating-ut. Kohėt e fundit janė shtuar zėrat, tė cilėt thonė se Italia do pasojė fatin e Greqisė, se borxhi i saj publik ėshtė tmerrėsisht i madh, se reformat e disiplinės financiare qė janė kryer e janė nė plan pėr t’u kryer do tė bllokojnė rritjen, se kriza greke qė do tė finalizohet me kthimin tek dhrahmia do ta ketė impaktin mė tė parė mbi Italinė.

Nėse kanė pritur mandatėn nga Greqia, ajo u ka ardhur dje pasdite. Partitė politike nė Athinė e kanė mbyllur kapitullin e negociatave, nė pėrfundim tė tė cilave u mor vesh se nė Parlamentin e dalė nga zgjedhjet e dy tė dielave mė parė nuk gjendet asnjė lloj shumice qeverisėse, dhe se pėr rrjedhojė nuk mund tė dalė njė qeveri. Krerėt e partive parlamentare, me Presidentin Papulias nė buxhak, i kanė ardhur rrotull muhabetit pėr ditė tė tėra, kanė hedhur nė tryezė tė gjithė versionet e mundshme, kanė provuar alkimitė mė tė ēuditshme parlamentare (shpresohej pėr njė deus ex machina tė minutės sė fundit, por asgjė e tillė nuk ndodhi; atuja e Presidentit ishte njė “qeveri profesorėsh e teknikėsh”, por i dhanė munxėt dhe kėsaj), e gjithēka, e mira publike e grekėve mbi tė gjitha, ka mbetur nė llucėn e egoizmave individuale. Secili pjesėtar negociatash ka pasur veē njė gjė nė mendje teksa ka qenė duke dhėnė e marrė me interlokutorėt: fitoj apo humbas nė zgjedhjet e ardhshme nėse marr pjesė nė njė koalicion qeverisės nė kėtė moment? Dhe pėrgjigjja qė ca parti, mes tė cilave Syriza, i jepnin kėsaj pyetjeje ish se “veē humbje ka nga pjesėmarrja nė njė koalicion”, duke harruar se duke mos ndėrtuar njė qeveri tani, humbja do tė jetė mė e madhe pėr tė gjithė. Dhe pėr ta, sigurisht. E nuk ėshtė fjala pėr njė humbje qė mund tė rikuperohet.

Nesėr do tė vendoset pėr tė ndėrtuar njė qeveri ad interim qė do ta ēojė vendin nė zgjedhje, tė cilat do tė mbahen nga mesi i qershorit. Cili ėshtė skenari, mbi bazėn e tė cilit do tė rrjedhin ngjarjet? Ėshtė vėshtirė tė flitet me saktėsi nė kėtė situatė, por ca gjėra dihen, megjithatė. Teksa janė mbledhur kėto ditė, krerėt e partive greke kanė mundur tė lexojnė dhe njė dokument tė hartuar nga Kryeministri i fundit Lukas Papademos, nė tė cilin thuhet se “bankat greke janė ende tė brishta, dhe se burimet financiare pėr tė paguar pensionet e pagat e administratės mbajnė deri nė qershor”. Njė kjo. Sė dyti, menjėherė pas pėrhapjes sė lajmit mbi dėshtimin e negociatave, u shtuan zėrat europianė qė linin tė kuptoheshin mesazhe kėrcėnuese. Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter, ai gjerman Wolfgang Shaueble (qė “e ka zėnė keq me grekėt”) e deri dhe Presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso, kanė pėrcjellė sinjale dy e mė shumėkuptimėshe. U desh njė ndėrhyrje e Kryeministrit luksemburgez, Jean-Claude Juncker (ky ėshtė dhe kreu i Ecofin-it, ndryshe Kėshilli i Punėve Ekonomike e Financiare tė BE-sė), i cili nuk e sheh gjendjen tė pashpresė. “Nuk ėshtė folur nė asnjė rast pėr ta bėrė dalje Greqinė; do bėjmė ēmos qė ta mbajmė brenda Eurozonės”, tha ai.

Ėshtė vėrtet kėshtu? Edhe mundet, por ndėrkohė ca tė tjerė po pėrgatiten pėr variantin mė tė keq, d.m.th pėr largimin e Greqisė nga Zona Euro, e pėr “rishpikjen” e dhrahmisė. Madje, nė tė pėrditshmen italiane “La Repubblica” ndiqej hap pas hapi pėrthyerja imagjinare e katastrofės (autor ish Ettore Livini): “Brenda njė jave formalizohet dalja e Greqisė nga monedha europiane; pastaj ėshtė hera e njė tollovie; Banka e Greqisė do tė konvertojė brenda natės depozitat, kreditė e debitė nė dhrahmi, duke iu mbajtur kursit tė kėmbimit para se Greqia tė futej nė Euro, d.m.th 340,75 dhrahmi pėr njė euro; ėshtė fjala pėr njė vlerė virtuale, pasi nė harkun e njė kohe tė shkurtėr, monedha greke do tė pėsojė njė zhvleftėsim tė nivelit 40-70%; pėr tė shmangur dyndjet nėpėr sportelet e bankave, Athina do tė bllokojė bankomatet, do tė kufizojė tėrheqjet, e do tė kontrollojė transferimet e parave jashtė vendit; GDP-ja do tė bjerė; do tė rritet inflacioni; ndihmat e BE-FMN-sė do t’i ndėrpriten (rreth 150 miliardė euro); impakti do tė bjerė dhe mbi vendet e tjera tė BE-sė, nė radhė tė parė mbi Italinė e mbi Spanjėn; por edhe tė tjerat do tė paguajnė njė kosto nga ky zhvillim, qė do tė shkojė deri nė 11 mijė euro pėr ēdo qytetar europian”.

Tė kuptohemi, ky ėshtė skenari mė i keq i mundshėm. Ka ende mundėsi qė tė evitohet ky skenar. Por gjėrat varen nga politikanėt grekė. Sytė e tė gjithėve janė drejtuar tek ta. Cili do tė jetė hapi i radhės nė Athinė?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.