Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë: Kini kujdes!

Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët që duan të udhëtojnë me avion drejt Italisë dhe Greqisë, 24 orë para udhëtimit, e kanë të detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë,  ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit”- njofton TIA.

Po ashtu, TIA thekson se për të shkuar në Greqi pasagjerët duhet të kenë test ose dëshmi që personi e ka kaluar COVID-19 si dhe certifikatë vaksinimi ndërsa për në Itali duhet një test PCR 72 orë para nisjes ose test antigjenik 48 orët e fundit për të gjithë pasagjerët qoftë të vaksinuar apo pavaksinuar.

NJOFTIMI NGA TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë,  ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

-Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

-Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

-Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

-Gjithashtu ju rikujtojmë se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

-Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

-Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit

-Ju rikujtojmë se jemi në dispozicion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport /albeu.com/