Kreshnik Spahiu tė lė pa mend me guximin e tij
Gazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrėmshme informative tė televizioneve) jepnin njė lajm tė ēuditshėm me titull Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit tė Nju Jorkut. Ishte i ēuditshėm pėr njė numėr arsyesh, dhe kėtė e them bazuar thjesht nė shijen e impaktin e parė qė mė la lajmi i lexuar apo i dėgjuar, d.m.th pa kaluar nė fazėn e njė zhbirilimi gazetaresk me synimin pėr tė marrė vesh ca gjėra mė shumė mbi kėtė ngjarje, gjė qė nė njė farė mase, me mjetet e kohėn qė dispononte, e kish bėrė Ardian Vehbiu nė blogun e vet.
Po shpjegohem. Gjėja e parė qė tė binte nė sy ishte qė lajmi ishte i njėjtė nė tė gjitha publikimet, gjė qė do tė thotė se ka mbėrritur nė redaksitė e lajmeve drejt e nga punishtja propagandistike e Spahiut. Dhe ky fakt nuk e nderon gazetarinė shqiptare. Publikimi i tė tilla njoftimeve tullė, ashtu siē vijnė nga burimi qė i nis, nuk ėshtė nė praktikėn e shtypit e tė gazetarisė serioze. As shtypi shqiptar nuk i ka bėrė adet publikime tė tilla. Mirėpo kėtė herė, nė mėnyrėn mė tė pashpjegueshme, tė gjithė kishin bėrė tė njėjtėn gjė, d.m.th kishin publikuar njė lajm tė panėnshkruar nga ndonjė autor, njė lajm qė pėrsėritej germė pėr germė nga gazeta nė gazetė, qė fillonte kudo me frazėn lideri i Aleancės Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ėshtė shpallur
, dhe mbyllej me frazėn
tha Spahiu nė fjalėn e vet.
Gjėja e dytė ka tė bėjė me mesazhin kryesor tė lajmit. Shteti i Nju Jorkut i jep titullin e Qytetarit tė Nderit Kreshnik Spahiut ky ėshtė mesazhi. Ardian Vehbiu thotė se ky shtet amerikan, Nju Jorku pra, nuk e jep njė medalje tė tillė pėr askėnd, por duhet thėnė se nuk ka nevojė pėr tė shkuar deri te ky verifikim pėr tu bindur qė lajmi i ardhur ėshtė nga ata qė duhen hedhur nė kosh pa njė, pa dy. Mjafton tė bėsh pyetjen: Pėr ēdreqin shteti i Nju Jorkut, guvernatori, senati, Asambleja, alias Dhoma e Ulėt (kėto duhet tė jenė strukturat shtetėrore qė do duhej ta jepnin njė titull tė tillė, nėse do tė ekzistonte) paskan vendosur ti japin titullin Qytetar Nderi Kreshnik Spahiut? Ėshtė njė pyetje qė nuk mund tė ketė pėrgjigje. Nuk do tė kish asnjė arsye nė botė qė Kreshnik Spahiu tė merrte njė titull tė tillė shtetėror nė Nju Jork (gjithnjė, nėse do ekzistonte). E prandaj, lajmi duhej parė si njė qyfyre qysh nė krye tė herės; nė mos, si tepėr surreal pėr tu marrė seriozisht.
Gjėja e tretė ka tė bėjė mė mėnyrėn se si ishte shkruar lajmi. Kish aty kontradikta qė ta hiqnin petllėn. Nė fillim thuhej se Kreu i Aleancės Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ėshtė shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut, dhe menjėherė mė pas jepej motivacioni: nė shenjė mirėnjohjeje dhe vlerėsimi pėr kontributin e tij nė mbrojtje tė interesave tė shqiptarėve brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Mos lajthit, po deshe! Shteti i Nju Jorkut ia dhėnka dikujt titullin Qytetar Nderi pėr merita nė mbrojtje tė interesave tė shqiptarėve!!!
Ecim mė tej. Me kėrkesė tė rajonit tė Manhatanit dhe Presidentit tė kėtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu ėshtė shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bėrė kėshtu i pari dhe i vetmi nėnshtetas i huaj qė merr kėtė titull nė njė prej shteteve tė SHBA-ve. Vini re natyrėn exceptionale tė lajmit: Kreshnik Spahiu nuk ėshtė thjesht njė prej atyre qė e kanė marrė kėtė titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk ėshtė as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj qė e merr kėtė titull nga shteti Nju Jorkut, por ėshtė i pari dhe i vetmi shtetas i huaj qė e merr kėtė titull nė njė prej shteteve tė SHBA-ve. Wow! Njė titull tė tillė nė njė shtet amerikan ēfarėdo nuk e paska marrė as Mahatma Gandhi, as Majkwll Xhordan apo Majkwll Xhekson, as Nelson Mandela, as Nėnė Tereza e Kalkutės, as Gorbaēovi, as Leo Mesi, as atleti me nam Oskar Pistorius para se tė linte namin tjetėr tė kėtyre ditėve, as Frenk Sinatra, as Martin Luter Kingu, etj, etj. Vetėm me Kreshnik Spahiun paska ndodhur kjo gjė!!!!
Ndėrsa po shkruaj kėto radhė, mė vjen pak turp qė po harxhoj kohė e energji pėr tu marrė me njė karafil tė tillė, qė se ka pėr gjė tė shpėrndajė pėr lajme, e tė shesė pėr arritje tė vetat, halucinacione tė kėsaj natyre. Dhe nė fakt, pyetja mė e parė qė mė lind nė kėtė histori ėshtė pikėrisht kjo: Si ka guxuar tė shkojė deri nė kėtė pikė? Si ka guxuar tė sajojė njė gjė, qė nuk qėndron as nė qiell, as nė tokė? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenė me bisht do tė zbulohej aty pėr aty? Ėshtė i pafytyrė, i marrė, apo idiot? Apo ėshtė tė tria bashkė?
Befasia e dytė ka tė bėjė me ne, gazetarėt po i rikthehem dhe njėherė argumentit tė fillimit tė shkrimit, pėr ta mbyllur vetė shkrimin qė e kemi publikuar fare pa tė keq, mes njė shkujdesjeje tė hatashme, kėtė lajm tė rremė nga koka te kėmbėt. Nuk na falet qė nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin mė tė vogėl pėrballė kėsaj sendėrgjie, qė ia bėn mś qė ėshtė sendėrgji, nuk na falet qė e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th tė shkruar nė versionin orwell-ian tė shqipes, nė newspeak-un tonė pra, e tė panėnshkruar nga njė autor, nuk na falet qė e kemi publikuar pa bėrė asnjė verifikim, e pa iu referuar asnjė burimi, dhe sė fundmi nuk na falet qė bėhemi instrumente tė njė propagande kaq vulgare.
Duhet uruar qė ky rast tė na shėrbejė si njė leksion.
Besa Bardhi
e Martë 26 Shkurt 2013, Ora 08:32
Po ku te djeg more Nano? Po qfare vlerash morale dhe perparesish na paska krimineli i tipit te Oskar Pistorius qe se paska marre kte titull ne raport me Spahiun? Po ai fare Mikell Xheksoni...valle u deshka te jesh vetem jo shqipetar ta meritosh ate titull? Nihilizem!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist