Kėrshėndellat? E pastaj? Skena ėshtė sėrish e politikanėve
nga Mustafa Nano
Shqip
Nė faqen time tė “Facebook”-ut mė zuri syri njė shėnim tė Ermal Hasimjes lidhur me raportimin e gazetarėve mbi ēaprashitjet e politikanėve dhe funksionarėve tė lartė shtetėrorė nė ditėn e kėrshėndellave: “Turp i pėrvitshėm pėr gazetarėt dhe redaktorėt qė ēdo vit pėr festa fetare bėjnė lajmet mė tė mėrzitshme tė mundshme nė ditėn mė tė bukur pėr besimtarėt: mbushur me deklarata e hartime idiote politike tė njerėzve qė nuk kanė lidhje as me Zotin e as me moralin. O gazetarė: bėni lajme, jo qoka!”

Ėshtė njė koment i ashpėr? Nuk mė duket. Dhe nuk ėshtė i pari Hasimja qė e bėn kėtė koment. Si ēdo vit nė kėtė datė, tok me raportimet e kėsaj natyre, ka edhe komente tė ndryshme, mė tė gjata se ky i Hasimjes, qė bėjnė tė njėjtin denoncim. Nuk shkon kjo punė. Nuk ka pikėn e kuptimit. Ėshtė njė raportim monoton, i mėrzitshėm, banal, qė nuk ka lidhje fare me ngjarjen e qė nuk pėrbėn lajm; pėrkundrazi, ka lidhje me maninė e politikanėve pėr tė qenė protagonistė edhe nė njė ditė tė tillė, dhe me maninė e gazetarėve pėr tė trajtuar si informacion ēdo gjė qė del nga goja e politikanėve.

Pėr ta ilustruar kėtė dukuri, po ju citoj mė poshtė ca fraza tė thėna nga eksponentėt mė tė rėndėsishėm tė politikės, tė partive, tė shtetit, gjatė vizitave tė ndryshme qė kėta kanė bėrė nė kisha tė ndryshme ortodokse e katolike, nė Tiranė e nė qytete tė tjera, te tė cilat ka mbetur e varur vėmendja e reporterėve tė televizioneve.

Presidenti thotė fraza neutrale, tė cilat nuk kanė kohė; janė fraza qė mund tė vihen fare pa problem dhe nė gojėn e njė anėtari tė regjencės, nė njė nga vitet e para 1920: “Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė, qė me rastin e Festės sė Krishtlindjes, t’ju shpreh urimet mė tė mira e tė pėrzemėrta. Kjo ditė e shenjtė e kalendarit tė krishterė, e cila simbolizon ditėn e lindjes sė Krishtit dhe tė forcimit tė besimit nė Zot….”

Kryeministri thotė fjalė tė tjera qė kanė lidhje me kontekstin, si gjithnjė: “Kėto Krishtlindje festohen nė 100-vjetorin e Pavarėsisė…. Ata qė shembėn kishėn 60 vite mė parė, mbetėn nė rrėnojat e atyre mureve; vlerave nuk u reziston asnjė mur dhe ky muri i fundit i bllokimit do tė provohet si njė mur letre nė kohėrat qė vijnė”.

Topalli reciton fjalė pa ngjyrė: “Ky ėshtė njė moment gėzimi, reflektimi, ėshtė njė moment kur tė gjithė duhet tė pėrcjellim dashuri dhe paqe, sepse ai ishte qėllimi i shėrbyesit tė njerėzimit”.

Rama i fut kripė politike medemek tė maskuar: “Ne besojmė nė rilindjen shqiptare, e cila ėshtė mė e domosdoshme se kurrė pėr tė gjithė, pėrtej tė gjitha pėrkatėsive. Ėshtė njė detyrim pėr tė moshuarit, fėmijėt, familjet dhe tė gjithė shqiptarėt qė tė jetojnė nė njė vend ku asgjė tė mos jetė e parealizueshme”.

Topi ėshtė stėrvitur me situata tė tilla, dhe u duk sikur nxori nga xhepi ndonjė pėrshėndetje presidenciale me rastin e kėrshėndellave tė viteve tė shkuara: “Uroj tė gjithė shqiptarėt e krishterė, ortodoksė dhe katolikė, pėr kėtė festė tė madhe qė sjell shpresė. Qoftė njė ditė e bekuar, e cila uron gjithė tė mirat pėr Shqipėrinė, shqiptarėt dhe kėdo”.

Meta ėshtė fjalėpak; heq shumė pėr tė artikuluar njė mendim nė rrethana tė tilla, por nuk mungon kurrė; pardje ish kapur nga njė moment “empathik” pėr tė varfrit: “Pėr Krishtlindje urimi shkon edhe pėr ata qė gjenden nė vėshtirėsi”.

Nuk mund tė mungonte Spahiu, i cili e kish mbajtur frymėn tek Atė Nikollė Marku dhe u shfaq nė versionin e njohur: “Atė Nikolla ka qenė nė kėto vite njė nga mbrojtėsit mė tė fortė tė Kishės Autoqefale Shqiptare, njė kishė ku fatkeqėsisht kryepeshkopi Janullatos nuk gjen fonde pėr tė mbuluar ēatinė qė pikon. Ne jemi kėtu pėr t’u solidarizuar mė gjithė shqiptarėt”.

Kėto pra, dhe tė tjera, u janė shitur si lajme shqiptarėve nga televizionet nė ditėn e pardjeshme. Afėrmendsh, nuk janė lajme. Janė deklarata boshe, ceremoniale, njė qokė pėr t’u bėrė nga ana e politikanėve, qė merret si njė lajm pėr t’u dhėnė nga ne gazetarėt.

Ėshtė vėrtet njė qokė pėr t’u bėrė nga ana e politikanėve? Ndoshta kjo gjė mund tė jetė e diskutueshme, por e vėrteta ėshtė se kemi tė bėjmė me njė traditė qė ka lindur tok me shtetin shqiptar. Krerėt e shtetit e tė qeverive, qysh nė krye tė herės, nė shenjė tė respektit pėr komunitetet fetare dhe nė pėrpjekje pėr tė pėrshėndetur e inkurajuar njė klimė tė tolerancės ndėrfetare, kanė dhėnė vazhdimisht mesazhe nė ditė festash pėr besimtarėt e tė gjitha feve. Dhe ėshtė pikėrisht kjo traditė qė ndiqet nga kėta tė sotmit.

Nė kėtė kuptim, nuk ėshtė e keqja te vizitat qė bėhen. E keqja ėshtė te meraku i politikanėve pėr tė bėrė protagonistin edhe nė kėtė ditė, pėr tė njoftuar kamerat, e pėr tė mbajtur njė fjalė para tyre. Njė vizitė nė njė kishė, nė njė xhami, a nė njė institucion tjetėr fetar, edhe shkon nė raste festash. Por nuk shkon hiē fjala qė secili prej tyre mban. A nuk do tė ishte mirė, qė secili syresh tė bėnte qokėn, e tė ikte duke e lėnė ngrehur interesin e gazetarėve, d.m.th. pa thėnė asnjė fjalė pėr publikun? A nuk do tė ishte e udhės qė nė rrethana tė tilla tė mos bėnin protagonistin? Si dreqin ka mundėsi qė nuk jetojnė sadopak me idenė se pushtimi i hapėsirės publike edhe nė ditė tė tilla, kur skena u takon besimtarėve, ėshtė njė gjest aspak elegant, i pashijshėm, vulgar?

Me sa duket nuk jetojnė me kėtė ide. Por fajin mė tė madh nė kėtė histori e kemi ne gazetarėt, qė u shkojmė pas avazit. Ėshtė njė nga momentet tona tė mendjelehtėsisė, ėshtė njė nga momentet, kur ne e komprometojmė keqas profesionin tonė, duke shitur – po pėrsėris nėnvizimin e mėparshėm – njė qokė pėr lajm. Kuptohet, nuk ėshtė rrethana e parė qė e bėjmė, nuk ėshtė as rrethana mė e rėndė. Por ėshtė njė rrethanė, nė tė cilėn mėkati ynė i shndėrrimit tė mass-medias nė njė instrument tė verbėr tė politikės bie qartazi nė sy.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Kush eshte kryeministri me i gjate, le te urdheroje ne podium!"

.