A ka Basha plan ‘B’ për të dalë nga çadra? Duket sikur s’ka këllqe
nga Mustafa Nano
Mapo.al
Nuk ka dyshim që Lulzim Basha është sot në ditë të hallit. Fjalimi i shthurur, në stilin e mentorit të tij, që mbajti në çadër pas kthimit nga Amerika ishte shenjë e qartë e këtij fakti. Mirëpo në këto rrethana nuk do ishte e tepërt të thuhet: “Mirë t’i bëhet”. E mbani mend që një ditë para se të ngrinte çadrën krijoi një klimë të mistershme, a thua se kishte zbuluar gurin filozofik e donte të krijonte një si suspansë para se të na jepte lajmin? Doli e tha se “nesër do ta merrni vesh cili është lajmi”. Nuk ishte fjala për ndonjë gur filozofësh, afërmendsh. Ishte fjala për një gjë banale, për një çadër në bulevard para kryeministrisë. Veçse, në ndryshim nga ndonjë herë tjetër, ngritjen e çadrës e shoqëroi me një ultimatum: o të rrëzohet qeveria, o në zgjedhje nuk futemi. Karta që po luante ishte bllokuese, më bllokuesja e mundshme, dhe me këtë shpjegohet një lloj entuziazmi që e kapi Bashën ditët e para të çadrës. Ka besuar shumë pra se kjo kartë do funksiononte. “Nuk kanë nga t’ia mbajnë; do dorëzohen”, do ketë menduar, duke qenë i bindur se ai, si kreu i opozitës, e ka në dorë t’ua bëjë rrup-sup të gjithëve. Ngaqë ka në dorë të mos futet fare në zgjedhje, e me këtë të çorodisë sistemin, më keq se trurin e tij. E ka në dorë këtë, në fakt, çdo opozitë në botë. E nëse nuk e përdorin si kartë, kjo nuk do të thotë se nuk u shkon mendja, apo se Basha është më inteligjent se të tjerët. Jo, nuk e përdorin ngaqë ky nuk është një opsion. Nuk mund të jetë. Përndryshe, është si t’i vësh minat sistemit.

Basha ka ndërtuar një fabul të gabuar në kokë. Ka supozuar se ndër dy opsionet (1. rënie e qeverisë; 2. zgjedhje pa opozitën), vetëm ky i dyti, d.m.th. zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, është i tmerrshëm. I pari, d.m.th. zbythja e shumicës para trilleve ultimative të opozitës është një gjë e pranueshme. Mirëpo nuk është kështu. Sikur Luli të ishte lule në krahasim me këta të tjerët, ultimatumi edhe mund të hahej, por Basha nuk i ka lënë vend vetes për të bërë ndonjë betejë në këtë vend, përveç betejës obskure për pushtet. Basha e të tjerë si ai, edhe ata që sot janë në pushtet, bëjnë mirë ta marrin vesh njëherë e mirë se në këtë vend, ashtu si në çdo vend tjetër, ti mund të bësh një gjë: o zullumet, o betejat në emër të idealeve. Të dyja nuk mund t’i bëjë i njëjti person. Nuk ka pikën e kuptimit që edhe t’i vjedhësh zgjedhjet, edhe të dalësh të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një i pacipë mund ta bëjë këtë. E vetëm idiotët mund ta ndjekin në një rrethanë të tillë.

Bashës i ka shpëtuar edhe një “detaj” në strategjinë e tij. Është futur në çadër pa një plan B. Thënë ndryshe, nuk ka menduar për një derë daljeje. Pse vallë? Ngaqë është budalla? Jo, të jep përshtypjen se nuk ka pasur rrugë tjetër, se për të çfarëdo qederi që do t’i shkaktojë vetes për shkak të kësaj që po bën do të jetë më i vogël se sa qederi që do kishte nëse do të futej në zgjedhje. Çfarë kuptoj me këtë? Ndoshta është frika prej humbjes së zgjedhjeve, pas të cilave PD-ja nuk mund të mbahet më nën kontroll. Ndoshta është ndonjë frikë tjetër, që veç ai e di. Ndoshta kanë qenë disa zëra të rëndësishëm mediatikë anti Rama që i kanë fryrë në vesh: Bëje, pasi vetëm kështu mund t’ia tregojmë vendin atij horrit që është në zyrën e kryeministrit! Ndoshta në këtë histori janë në lojë interesat e frikërat e të vetmes perëndi që Basha ka, e që emri i fillon po me B; e këta interesa e frikëra këtij B-së nuk ka kush t’ia mbrojë apo kurojë tjetër, veç beniaminit të tij. Të gjitha këto janë supozime, sidoqoftë. Që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Rëndësi ka një gjë tjetër: Ja ku jemi; ai nuk ka këllqe e muskuj për këtë lojë që po bën.

Duket se Basha e ka bërë mendjen top, megjithatë (për këtë i ka muskujt e këllqet): do ta mbajë PD-në jashtë garës elektorale. Lind pyetja: Çfarë llogarish ka bërë? Që zgjedhjet do bëhen edhe pa ta, kjo është marrë vesh. Po, dihet, e thamë më sipër, është një gjë anormale dhe e pakuptueshme të bësh zgjedhje pa praninë e opozitës, por të mos bëjmë sikur nuk e dimë se nuk jemi në rrethanat kur opozitës po ia heqin të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të ishte skandaloze; jemi në rrethanat kur opozita, ngaqë ashtu ia do puna, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje. Situata mbetet gjithsesi anormale, por nuk është e thënë të jetë më anormale se sa t’ia lësh Shqipërinë në dorë një grushti njerëzish që janë futur në një çadër e që kërkojnë që vendi të heqë vallen e ultimatumeve të tyre. Kësaj i thonë që të lësh pakicën, për më tepër një pakicë që është përzënë plot duf popullor prej pushtetit vetëm 4 vjet më parë, të bëjë ligjin në këtë vend. E ta bëjë ligjin në mënyrën më brutale: duke na u kanosur të gjithëve se, nëse nuk bie qeveria, sistemi do të hidhet në erë. Kjo do të ishte e rrezikshme. Sepse, mbi bazën e rregullave që kemi pranuar, një qeveri dihet se kur bie. Bie kur shumica parlamentare që e ka mbështetur nuk ekziston më apo kur shumica e popullit nuk e voton më në zgjedhjet e radhës. Opozita nuk e ka në dorë që ta rrëzojë. Opozita (kjo shqiptare, kuptohet) ka në dorë veç të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por – përsëris pyetjen – mbi bazën e cilave llogari është marrë ky vendim?

Nuk besoj se është bërë ndonjë llogari. Disa janë me mendimin se opozitarët kanë në dorë të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve, me fjalë të tjera mund të nxjerrin të fortët e tyre ditën e votimit me synimin që të pengojnë apo të frikësojnë votuesit, që t’i bëjnë këta të fundit të kthehen në shtëpi, e kështu pjesëmarrja në zgjedhje të jetë sa më e vogël. Mund t’ia dalin ta bëjnë këtë gjë sidomos në fshatra e periferi, ku është më e lehtë të intimidosh njerëzit pa rënë në sy. Por është e zorshme të besosh se ata mund të rrezikojnë më shumë se sa duhet, pasi kështu i bie që të komprometojnë diçka apo gjithçka prej statusit, kamjes e terezisë, mes të cilave jetojnë. Por edhe nëse të fortët e Bashës vijojnë të jenë në krye të detyrës, nuk është se do arrijnë ndonjë gjë me këtë, pasi zgjedhjet do jenë gjithsesi legjitime. Kështu, të gjitha planet e Bashës, që veç plane nuk duken, do të jenë një pesë me hiç.

Ç’do ndodhë pas zgjedhjeve pa opozitën? Me shumë gjasë, legjislatura e ardhshme nuk do të jetë e plotë. Nuk ka kuptim të jetë e plotë. Do të shfrytëzohet vetëm për të finalizuar Reformën në Drejtësi e ndonjë reformë tjetër. Mund të jetë e plotë veç në rrethanën që Basha do vijojë të bëjë një opozitë zevzeke jashtë parlamentit. Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë. Nëse PD-ja nuk futet në zgjedhje, ajo merr fund. Dhe nuk do ishte ndonjë hata. Ashtu si nuk do ishte ndonjë hata edhe vdekja e ndonjë partie tjetër, apo e të gjitha partive, në Shqipëri. Meraku i ca e cave se mos Shqipëria mbetet pa opozitë është i kotë. Në politikë ndodh si në at
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.