Mundesia e Afrikes
Albeu.com
nga Kofi AnnanMë pak se 50 ditë para, ndeshjes së parë në Afrikën e Jugut, miliarda tifozë të futbollit po e presin me padurim garën. Po e pres dhe unë, dhe jo vetëm për shkak se vendi im Gana do të paraqitet fuqishëm.Po e pres dhe unë, sepse kjo garë mund të bëjë më shumë për ta bashkuar planetin tonë, sesa ndonjë marrëveshje apo konventë.

***

Sporti është shumë më shumë se një lojë. Duhet shijuar kënaqësinë globale në prag të Kupës së sivjetme Botërore në Futboll, për të marrë ndjenjën e fuqisë së tij dhe të potencialit transformues.

Më pak se 50 ditë para ndeshjes së parë, miliarda tifozë të futbollit po e presin me padurim garën. Po e pres dhe unë, dhe jo vetëm për shkak se vendi im Gana do të paraqitet fuqishëm.

Po e pres dhe unë, sepse kjo garë mund të bëjë më shumë për ta bashkuar planetin tonë, sesa ndonjë marrëveshje apo konventë.

Në kohën kur lufta, dhuna dhe tensionet etnike e fetare vazhdojnë ta turbullojnë njerëzimin, Kupa Botërore ka një potencial të vërtetë për t’i thyer barrierat dhe stereotipat sfiduese.
Ne kemi parë shpesh se si sporti ndihmon për t’i kapërcyer konfliktet dhe tensionet e rrënjosura. Vetëm mendoni se si suksesi i Kombëtares së futbollit në Irak, që fitoi Kupën e Azisë në 2007-n, ngjalli skena të ngazëllimit në atë vend të copëtuar.

Ekipi që përfshinte sunnitë, shiitë dhe kurdë, u tregoi qytetarëve të tij dhe botës në përgjithësi se çfarë mund të arrihet duke punuar me njëri-tjetrin.
Marrja e medaljes së artë në 400 m, nga atletja vendase, Vathy Freeman në Olimpiadën e Sidneyit, në vitin 2000, ka bërë më shumë për ta bashkuar Australinë dhe për t’i mundësuar asaj që të përballet me të kaluarën, sesa një numër i raporteve apo ‘task forcave’ të qeverisë.

Unë jam i bindur se kjo Kupë e Botës ka potencial të ngjashëm për t’i rindërtuar marrëdhëniet e copëtuara, si brenda ashtu edhe jashtë Afrikës. Unë jam po ashtu i bindur se ajo do të bëjë shumë për t’i çarë paragjykimet, të cilat, për shumë njerëz vazhdojnë të përcaktojnë imazhin e kontinentit.

Kupa është një mundësi e madhe për Afrikën për të treguar se si ka ndryshuar për të mirë. Natyrisht ka vende ku problemet, konfliktet dhe abuzimet janë përkeqësuar.

Por, këto janë pakicë. Ka shumë më shumë ku demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë lëshuar rrënjë, ku qeverisja është përmirësuar, ku shoqëria civile është zhvilluar dhe mundësitë janë duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë.

Katër vjet më parë, Kupa e Botës ka ndryshuar perceptimin e shumë njerëzve për Gjermaninë. Këtë herë, njerëzit do të befasohen nga përparimi i dukshëm në Afrikë, e me shpresë dhe nga ekipet e saj të futbollit.

Potenciali i sportit për të na bashkuar është i pashoq, por, në fund, kjo varet nga ne për të qëndruar së bashku.
(The Guardian)
Shtuar më 03/05/2010, ora 04:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori