Mposhtja e Serbise
Albeu.com
E përjavshmja britanike “The Economist” shkruan se opinioni i GJND’së tronditi edhe shqiptarët edhe të gjithë ata që kishin pritur një verdikt dykuptimësh. Por, Serbia u mposht në GJND, ndërsa shqiptarët dolën të ngazëllyer.
Sa mund të gaboni? Pothuaj të gjithë kanë pritur që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një mendim ambiguoz rreth legalitetit të shpalljes së pavarësisë. Kur më 22 korrik u lexua një përmbledhje e mendimit shumëkush u shtrëngua për të kuptuar zhargonin legal.

Po një fjali ishte e qartë. Deklarata, sipas 10 gjykatësve nga 14 prej tyre, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Serbët, shqiptarët sikurse edhe të tjerët gjithkund u shtangën. Në tetor të vitit 2008, Serbia përmes OKB’së ka pyetur GJND’në që të japë opinionin e saj për shpalljen e pavarësisë 8 muaj më herët dhe ishte e bindur për një mendim në favor të saj.

Para së gjithash, Kosova ishte një ish–provincë e Serbisë (edhe pse ka qenë nën administrimin e OKB’së që prej përfundimit të luftës më1999). Menjëherë pas shpalljes së opinionit, serbët u ankuan se GJND’ja nuk ekzaminoi të drejtën e Kosovës për ndarje. Kjo ndodhi për faktin se serbëve, se pyetja e tyre thjesht ka qenë nëse shpallja ka qenë legale.

Deri më tani 69 shtete e kanë njohur Kosovën, duke përfshirë SHBA’në dhe 22 nga 27 shtetet anëtare të NATO’s. Por shumë prej tyre siç është Rusia, Kina dhe India nuk e kanë bërë këtë. Secila ka motive të ndryshme për këtë, përveç besimit të deklaruar për integritetin territorial. Rusia, për shembull, pretendon se beson në këtë princip, por njeh Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – dy rajone secesioniste të Gjeorgjisë. Për disa, solidariteti me serbët ortodoksë është një faktor. Për të tjerët, nostalgjia e Luftës së Ftohtë mund të merret parasysh. Vuk Jeremic, Ministri i Jashtëm i Serbisë ka udhëtuar nëpër botë duke përdorur kujtimet e politikës së të painkuadruarve të Titos, ish-diktatorit jugosllav. Këto kujtime të mprehta sollën lot në Kubë dhe Egjipt.

Deri në javën e fundit, plani i Serbisë për Kosovën ishte i qartë. Pas verdiktit të GJND’së, ajo do t’i kthehet Asamblesë së Përgjithshme duke kërkuar rezolutë dhe bisedime të reja për statusin e Kosovës. Njëra nga idetë është se ajo tani mund të propozojë njohjen e Kosovës në shkëmbim të një kontrolli formal të veriut të vendit të udhëhequr nga Serbia. Më 28 qershor, Serbia e prezantoi rezolutën në OKB. Por fjala status nuk u pa askund.

Pas verdiktit, Serbia e ndëshkuar dërgoi sinjale pajtuese, në veçanti për BE’në, e cila dëshiron t’u ndihmojë serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës për të diskutuar çështjet teknike që relativisht nuk shkaktojnë mospajtime siç janë rryma dhe uji.

Në Parlament shumica e opozitës u pajtua me Presidentin Boris Tadic, i cili tha se konfrontimi me fuqitë e mëdha mund të çojë vetëm drejt rrënimit.

Ka ekzistuar një frikë se opinion i GJND’së do të ishte i rëndë për njërën ose palën tjetër dhe kështu do të mund të nxiste dhunë në Kosovë, veçmas në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku serbët kishin grumbulluar armët. Kjo nuk ndodhi. Por në Manastirin e Deçanit në perëndim të Kosovës, një murg tha se sulmi i fundit dhe gjuajtja me gurë nga të rinjtë shqiptarë i ka rikujtuar atij javët që quan drejt trazirave antiserbe të vitit 2004.

Javëve të fundit liderët serbë, kroatë dhe malazezë po kënaqeshin në një festë të vërtetë dashurie jugosferike të vizitave, fjalëve të mira dhe marrëveshjeve. Një ide që kishte të bënte me këto xhiro është rifillimi i ligës së vjetër jugosllave të futbollit, edhe pse me emër tjetër. Serbia, Kroacia dhe Bosnja ndoshta mund të bëjnë një ofertë të përbashkët për të qenë nikoqirë të Kampionatit Europian më 2020. Kosova ndoshta mund t’u bashkohet atyre.

Gazeta The Economist ka përmendur shtetet që nuk kanë njohur pavarësinë edhe arsyet pse ato nuk po e bëjnë një gjë të tillë.

Për Rusinë thuhet se nuk po e bën këtë për shkak të solidaritetit kristioano-ortodoks, për shkak të çështjeve të brendshme secesioniste dhe brengave gjeopolitike.
Për Kinën përmenden çështjet e brendshme secesioniste si arsye për mosnjohje dhe brengat gjeopolitike si dhe besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Indinë, çështjet e brendshme secesioniste, nostalgjia për lëvizjen e të painkuadruarve dhe besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Brazilin, nostalgjia për lëvizjen e të painkuadruarve, brengat gjeopolitike si dhe besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Rumaninë, solidariteti kristiano-ortodoks, çështjet e brendshme secesioniste, besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Sllovakinë, çështjet e brendshme secesioniste, besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Qipron, solidariteti kristiano-ortodoks, çështjet e brendshme secesioniste, besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Greqinë, solidariteti kristiano-ortodoks, brengat gjeopolitike.
Për Egjiptin, nostalgjia për lëvizjen e të painkuadruarve, besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Kubën, nostalgjia për lëvizjen e të painkuadruarve, brengat gjeopolitike, besimi i vërtetë në integritetin territorial.
Për Indonezinë, çështjet e brendshme secesioniste, nostalgjia për lëvizjen e të painkuadruarve, besimi i vërtetë në integritetin territorial.

Java e lavdishme
The Economist shkruan se për Hashim Thaçin, Kryeministrin e Kosovës, verdikti i GJND’së ishte kulmi i një jave të lavdishme. Më 21 korrik në Washington, Zëvendëspresidenti Joe Biden e krahasoi atë me George Washingtonin. Në të njëjtën ditë, Ramush Haradinaj, lider i partisë më të madhe opozitare, e gjeti veten prapa grilave.
Duke u thirrur në frikësim të dëshmitarëve, dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi një rigjykim për akuza të caktuara për të cilat zoti Haradinaj ishte liruar më 2008. Largimi i tij nga skena politike hap rrugën për zotin Thaçi të lundrojë drejt fitores në zgjedhje, këtë vit apo vitin e ardhshëm.
Lajmi i fundit i mirë ishte arrestimi i guvernatorit të Bankës Qendrore, më 23 korrik, nga policia e BE’së që po e heton për korrupsion. Thaçi shumë kohë më herët kishte kërkuar largimin e tij. (ne shqip, express)
Shtuar më 31/07/2010, ora 10:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori