Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Mesazhet nga Shqipëria dhe qetësia e Ali Ahmetit
Albeu.com
nga Arben SUMATensioni i fushatës elektorale që është prezent edhe kësaj radhe në Maqedoni e veçanërisht në mes të shqiptarëve kur në fakt duhej të ndodhte e kundërta, nuk kishte se si të mos tërhiqte vëmendjen përpos të tjerash edhe tek politika e diplomacia shqiptare.Ndërsa ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko nuk ngurron të parathotë atë që në të vërtetë mund të ndodhte në rastin e mundshëm hipotetik të realizimit të plotë të atentatit ndaj zotit Ali Ahmeti, ministri aktual i jashtëm Lulëzim Basha është shumë më i drejtpërdrejtë në prononcimin dhe mesazhin që jep. Duke i cilësuar aktet e dhunës si meny të kuzhinave antishqiptare, kryediplomati shqiptar pa doreza dhe përkujdesje diplomatike , përcjell shqetësimin se pavarësisht identifikimit të gjithë atyre që qëndrojnë pas këtyre akteve e strategjisë së tensionit, ata që e paguajnë janë shqiptarët. Ai nuk e ka pjesë të retorikës politike cilësimin se qarqe antishqiptare në Ballkan duan t’i portretizojnë shqiptarët si destabilizues.
Ky shqetësim që vjen prej Shqipërisë realisht është jo vetëm i sinqertë, por ai lypset të shikohet me mjaft vëmendje, pasi kombi shqiptar nuk ka më luksin të paguajë haraçet e papërgjegjësisë së politikanëve dhe të atyre që vënë në diskutim për interesat e tyre, të ardhmen jo vetëm të një shteti, por shumë më gjerë se kaq. Shpërdorimi që po i bëhet mundësisë për të riafirmuar vlera dhe konsiderata demokratike, të cilat do ta avantazhonin shumë etnitetin shqiptar në Maqedoni jo vetëm përballë faktorit ndërkombëtar, por edhe në partneritetin e tij me faktorët politikë maqedonas, sigurisht që do të ndëshkohet me votë, por kjo është e pamjaftueshme për të rivendosur kredencialet politike që duhet të thërrasin shqiptarët në këtë moment kyç. Prandaj fokusimi tek mesazhet që përcjellin qetësi dhe lojalitet në këtë proces zgjedhor , dukshëm të do të jenë më të avantazhuara se gjithë strategjia e dhunës dhe e tensionit që po përdoret nga disa subjekte të identifikuara tashmë dhe të njohura. Kriza emocionale e humbjes nuk mund të kalojë dhe të resursohet nga aktet e dhunës, që jo vetëm i kanë tejlodhur shqiptarët, por në këtë moment nuk pritet të mbulojë një humbje të pritshme. Përkundër kësaj situate, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka kthyer në devizë politike shprehjen : Nuk ka plumba për shqiptarët ! Sigurisht nuk është se ato janë ruajtur për dikë tjetër, pasi vizioni modern i mirëkuptimit dhe situatat e reja politike kanë vendosur në themel të çdo raporti të ri të bashkëjetesës dhe të fitimit të të drejtave, tryezën e dialogut e të mirëkuptimit, por ai me sa duket është i “shtrënguar” ta pohojë këtë, për të sfiduar gjithë atë strategji dhune që po përdoret ndaj subjektit të tij, po edhe atij vetë. Kjo devizë që gradualisht po kthehet në moto të fushatës, çaktivizon jo vetëm në publik kundërshtarët politik, por jep poenë pozitive dukshëm të larta për të gjetur rrugët e dialogut e mirëkuptimit, më parë se me asnjë faktor tjetër, me faktorin politik shqiptar në mes vetes. Ky mesazh ka arritur gjithsesi t’i japë fushatës frymëmarrjen e nevojshme, pasi elektorati më parë se të mësojë për projektet e së ardhmes, të cilat për hir të së vërtetës i serviren pa doganë, ka nevojë që të mos jetë fillimisht i kompleksuar. Të mos jetë i tillë nën trysninë e dhunës, nën trysninë e manipulimit të votës, nën trysninë se nga kush dhe nga çfarë të ruhet. Duke vendosur këtë ekuilibër dhe këtë klimë, mundësia për të gjykuar drejt mbi atë çfarë përpiqen të ofrojnë dhe të bindin partitë në këtë fushatë zgjedhjesh të parakohshme, është shumë më e mundur dhe më reale. Përpos të tjerash çdo tensionim i situatës, do të ishe një mirëkuptim mjaft i dëshëruar me të gjithë faktorët e interesuar për zhvillim e prosperitetin e Maqedonisë. Pavarësisht se si do të fokusohen partitë politike shqiptare në Maqedoni në këtë çast të rëndësishëm e përcaktues të fushatës, kur mjaft ngjarje provokative siç është ajo e gjyqit për ngjarjet e Brodecit apo ajo e hapjes të rasteve të Hagës janë bërë tema të ditës, çështja që lidhet me përcjelljen me sa më shumë qetësi e larg provokimeve e stinës zgjedhore do të mbetet shumë përcaktuese.
Provat e përkushtimit ndaj realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është thirrur si tema kryesore në këtë fushatë nga të gjitha subjektet politike shqiptare, ka shumë dëshmi të cilat nuk kanë nevojë aq për t’u garantuar sepse njihen nga të gjithë, sa çfarëdo përbetimesh të bëhen, ka shumë pak gjasa të zënë vend, pasi ato dihet se kush I ka dhënë dhe kush ka sakrifikuar. I fituari i madh i këtyre zgjedhjeve do të kalojë përmes kushtit të respektimit të mos tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve. ]do tentativë për të deformuar këtë vullnet, e cila në realitet do të sjellë edhe tensione për shqiptarët e tejlodhur jo vetëm që nuk mund t’i dekurajojë në të drejtën e tyre për t’u shprehur, por do të ndodhë e kundërta, do t’i tonizojë pozitivisht për të ndëshkuar klimën e tensionit. Votuesi i thjeshtë nuk mund të manipulohet nga asnjë lloj premtimi, kur vetë ai është dëshmitar i tensioneve të brendshme, që jo vetëm e trazojnë rëndë, por edhe e largojnë nga procesi i përfshirjes në raportet e reja që duhet të ndërtojë shteti në të cilin ai është pjesë integrale e tij.
Këtë logjikë të brendshme të shpirtit shqiptar po e administron mjaft pozitivisht ish lideri i U]K-së, që tani kërkon ta faktorizojë në dimensionin e vërtetë subjektin politik që drejton, jo thjesht për bashkëqeverisjen e ardhshme, por si përgjegjësi historike për sfidat zhvillimore që ka Maqedonia. (Lajm)
Shtuar më 23/05/2008, ora 01:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori