Refleksione pėr njė kronikė vjedhjeje
nga Mentor Nazarko
Panorama
Mediat e dėshiruara pėr lajme kronike e shpalosėn gjithė dėshirė nė faqe tė parė lajmin e tė ashtuquajturit pėrvetėsim prej njė familjeje shqiptare tė mallrave me vlerė 238 dollarė nė njė tregtore tė madhe amerikane. Deri kėtu jemi brenda normės shqiptare tė trajtimit mediatik tė rasteve tė tilla. Por kur dje u pa se si tri media elektronike afėr qeverisė, e trajtuan kėtė lajm si lajm tė parė, pra edhe mė tė rėndėsishėm se krijimi i Komitetit kombėtar tė diasporės, atėherė lajmi meriton vėmendje mė tė madhe se normalen. Por duhet dhe njė kėndshikim tjetėr, jashtė politikės. Pėr mė shumė qė nėn trysninė e krijuar dhe nga kėrkesa e drejtpėrdrejtė e PD-sė qė PS tė mbajė qėndrim, partia e tė majtėve menjėherė u distancua nga familja politike Barjaba.
Me kėtė veprim jemi vėrtet nė kufijtė e njė komedie banale parazgjedhore. Dy parti politike qė tentojnė tė largojnė sikur tė ishte njė patate e nxehtė fatin individual apo familjar tė njė njeriu me kontribute nė kėtė shoqėri, i cili s’dihet akoma tėrėsisht se si ėshtė akuzuar pėr pėrvetėsim mallrash prej 238 dollarėsh. Janė dy parti politike, veēanėrisht PD-ja qė kanė qenė dhe janė nė pushtet, ku akuzohen pėr pėrvetėsime qindramilionėshe dhe as nuk janė skuqur, dhe as nuk janė zverdhur. E kuptojmė PD-nė, qė nėpėrmjet kėsaj historie, mundėsisht nėse shndėrrohet nė telenovelė, dėshiron tė dalė nga telenovela tjetėr qė tregon zoti Taulant Balla pėr familjen e Kryeministrit. Po PS-ja, pse duhet tė kompleksohet kaq shumė nga njė histori individuale apo familjare e dikujt, faji i tė cilit nuk ėshtė vėrtetuar ende gjyqėsisht? Pse ndonjė gazetė afėr PS-sė e ka pasqyruar me shumė zell gjithēka ėshtė botuar nė dy portale lokale amerikane, pa reflektuar madje as pėrgėnjeshtrimin e zotit Barjaba?
Ndėrkohė, nėse kjo qė ka ndodhur vėrtetohet gjyqėsisht, sepse dikush ėshtė fajtor vetėm me njė vendim gjykate, pas reagimit normal pėr skrupujt tanė prej puritanėsh, do duhet tė biem nė mendime pėr fatin individual tė kėtij njeriu, apo tė familjes sė tij. Ne ende nuk dimė se ē’ka ndodhur saktėsisht. Familja Barjaba nuk ėshtė njė familje krejt e zakonshme: dy fėmijėt Barjaba kanė frekuentuar qė tė dy motėr e vėlla njė ndėr dy universitetet mė tė mira nė botė, Universitetin e Stanfordit. Babai i tyre ka frekuentuar pėr njė specializim pasuniversitar njė program pranė Universitetit tė Harvardit dhe ėshtė autoritet akademik nė kėtė vend. Nė kėtė shikim, Barjabat ngjajnė njė familje qė ka investuar nė arsimim tė nivelit mė tė lartė botėror, diēka qė e bėn mė tė rėndė peshėn e fajit qė i ngarkohet nė kurriz, pavarėsisht vlerės sė kufizuar tė mallrave qė supozohet se janė pėrvetėsuar. Ky profil akademik i lartė i kėsaj familjeje e bėn mė tė rėndė krimin e tyre qė nuk ėshtė vėrtetuar ende gjyqėsisht. Por ama e bėn dhe mė jonjerėzore futjen e tij nė gijotinėn e thashethemnajės politike dhe tė kronikės sė zezė pa beneficin e dyshimit nė favor tė tij. Ēfarė ndodh tashmė me fatin e kėtij njeriu, apo tė familjes sė tij? Pse ne vallė me ftesėn e partive duhet tė shikojmė me pėrēmim dikė qė vjedh 240 dollarė, dhe jo dikė qė vjedh tendera, para publike?
Dhe diēka tjetėr. Duke e marrė pėr tė vėrtetė kėtė lajm, mund tė reflektohet pėr shtysat e kėtij veprimi, qė s’dihet ende se i kujt ėshtė saktėsisht (babait, nėnės, fėmijės). Ēfarė shtysash janė: ekonomike, shtysa maniakale, apo tė tjera? Por duhet reflektuar dhe pėr standardet etike qė karakterizojnė elitėn tonė intelektuale. Dikur, nė vitet e para tė hapjes sė Shqipėrisė, ishin normale lajmet e ngjashme me protagonistė individė tė kėsaj elite, qė kudo nė Perėndim, tė gjendur pėrpara idesė sė bollėkut qė frymėzonin tregtoret e mėdha, edhe kishin vjedhur nė ngasje e sipėr. Pėr fat tė mirė, kėto lajme nuk kanė qarkulluar nė media botėrore pėr tė na shkatėrruar tėrėsisht imazhin, por nė nivel thashethemesh urbane. Duket e vėshtirė ta pranosh se kjo gjė mund tė ndodhė dhe sot, 22 vjet pas ndėrrimit tė sistemit, pėr mė shumė kur protagonistėt janė me shumė gjasė dhe rezidentė amerikanė. Ama nėse e pranon, kjo ėshtė me tė vėrtetė dramatike.
Benefici i dyshimit
Dhe diēka tjetėr. Nuk humbasim asgjė nėse nė analizėn tonė nuk u hapim rrugė dhe hipotezave tė tjera me pro-tė dhe kundrat e tyre. Janė vetėm hipoteza, tė cilat le tė jetojnė derisa tė kemi seancat gjyqėsore tė ēėshtjes. Pse frymėzohemi pėr hipoteza tė tilla? Ngaqė s’durojmė mėnyrėn si po politizohet ēėshtja. Pse? Sepse rreth kėtij lajmi u ndėrthur me shumė intensitet dhe cilėsi dhe intriga politike – qenia e zotit Barjaba si kryetar i Grupit tė PS pėr Ēėshtjet Sociale, siē e tregonin fotot bujare tė mediave tė PD-sė, qė e nxirrnin atė nė krah tė Edi Ramės. Epo sa pėr sfidė, pėr mendimin konvencional apo atė mendim qė do tė na frymėzojė politika hipokrite me mungesėn e saj tė ndjeshmėrisė, ne duhet tė mos biem pre e kėsaj egėrsie. Pėr mė shumė pse akuza e shumėfishuar politikisht nuk pėrbalt vetėm Kosta Bajrabėn qė kėshilluaka PS-nė, apo zonjėn e tij, por tėrė familjen e tij. Plotėsisht dakord se tė njėjtėn ndjeshmėri do duhet ta ofrojmė edhe sikur protagonist i saj tė ishte dikush nga PD-ja, apo nga shoqėria civile. E kuptojmė dikė qė mund tė thotė se faktet janė fakte; se Policia amerikane nuk gėnjen etj. Nė kėtė linjė duhet ta konsiderojmė si shumė tė drejtė dhe supozimin se ky profil akademik i lartė i kėtyre njerėzve nuk i pėrjashton ata nga njė ves kaq banal, qė te disa ėshtė si njė lloj sėmundjeje, pra njė lloj impulsi emocional mė i fortė se nevoja ekonomike. Janė kapur me presh dhe personalitete tė shquara tė artit qė e kanė kėtė ves, si pėr shembull Lindsay Lohan etj. E kuptojmė se nė dėm tė protagonistėve tė kėsaj historie ngjan se ėshtė alibia e zotit Barjaba, se ai ėshtė ndaluar nė garazhin e qendrės tregtare pėr mungesė autorizimi nė ngarjen e makinės, apo eventualisht telefonata e tij pėr tė denoncuar si tė humbur familjarėt. Na ngjan ama e ēuditshme se si dikush qė ka vjedhur me vetėdije kthehet sėrish nė «vendin e krimit». Duket e vėshtirė ndėrkohė qė Policia amerikane tė gabojė nė ngjarje jo shumė tė komplikuara si kjo, me gjithė zellin e kompanive tregtare qė tė bėjnė zhurmė tė madhe nė raste tė tilla edhe pėrpara kompanive tė sigurimit tė mallrave.
Me kėto hipoteza bėjmė thirrje pėr mė shumė humanizėm dhe me kėtė ftesė mbyllim kėto refleksione nė trajtimin e njė historie njerėzore, qė ka brenda diēka sa dramatike, aq dhe komike. Dramatike, sepse shpėrpjesėtimisht po rrėnohet nė gijotinėn publike me siguri dhe pėr mendjelehtėsinė e vetė protagonistėve fati i njė apo mė shumė individėve. Komike, sepse politika qė ka nė kurriz mėkate shumėfish mė tė mėdha, po pėrpiqet tė dalė e pastėr prej tyre, duke ua hedhur gjithė fajin viktimave qė u gjendėn jo rastėsisht nė rrethinat e bukura tė Stanfordit nė SHBA.

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014