Betejė pėr mbrojtjen e shtetit
nga Mentor Nazarko
Panorama
Po bėhet njė lloj tradite kur, sa herė mandati i njė Presidenti shkon drejt pėrfundimit, jeta publike, mė saktėsisht jeta politike e vendit, pushtohet nga shfaqje individėsh dhe ngjarjesh qė lidhen me pasardhėsin. Pėr shkak tė protagonizmit tė kėtyre individėve tė joshur nga vendi i punės qė pritet tė zėvendėsohet, po krijohet madje ideja se jemi mu nė mes tė njė periudhe fushateske pėr zgjedhjen e Presidentit. Mediat tėrhiqen nga kjo garė virtuale qė s’tė ēon asgjėkund, dhe aq mė tepėr atje ku duhet tė ēojė. Fillojnė tė merren me biografitė e retushuara konsensuale, diēka mė e thjeshtė se sa tė merresh me procesin, me zhvillimet institucionale qė pasojnė me zgjedhjen e Presidentit. Pėr shkak se ka dhe media, atėherė dikush mendon tė paraqesė apo tė bėjė sikur ka paraqitur dhe njė platformė pėr zhvillimin e mandatit. Dikushi fillon lobimin pėr mbėshtetje parlamentare; njė tjetėr kėrkon thjesht ta ketė emrin nė tė ashtuquajturėn garė presidenciale, njėlloj si nė garėn e nominimeve nė garat e mėdha tė famshme tė muzikės dhe kinematografisė.
Nė kėto shfaqje tė mbushura me lobime, paraqitje platformash, vetėkandidime, propozime, jemi nė tė vėrtetė pėrpara dhe brenda njė keqkuptimi tė madh. Nuk kemi akoma fillim gare zyrtare, pra s’ka kuptim tė nisim asnjė fushatė. Me formulėn kushtetuese ekzistuese, kandidat pėr President quhet ai qė ka mbledhur njė numėr firmash deputetėsh, ndaj s’ka kuptim tė flitet pėr fushata publike, aq mė tepėr pa pasur firma deputetėsh nė duar. Me kontrollin qė kanė kryetarėt e partive kryesore mbi grupet e deputetėve, s’ka kuptim madje as tė lobohet qė tani te deputetėt. Tani eventualisht mund tė lobohet te krerėt e partive. Por, pėr tė ruajtur fytyrėn nėse krerėt e partive tė mėdha nuk do tė vendosin tė tė kandidojnė, atėherė ky kandidim do tė ishte mirė tė mos bėhej publik. Ok., deri mė tani ngjan se kanė kandiduar vetėm Nano dhe Topalli – megjithėse ajo po i ruhet grackės, por ē’do tė ndodhė nesėr kur tė bjerė gongu i votimeve?
Nėse s’ka kuptim tė paraqitesh si kandidat pėr President, aq mė shumė s’ka kuptim tė shpallen publikisht platforma presidenciale. Jo thjesht pėr faktin se bėrja publike e tyre nuk ka lidhje me votimin e publikut, por se zhvillimi i njė mandati presidencial me Kushtetutėn ekzistuese ndalon ēdo lloj protagonizmi tė planifikuar presidencial. Presidenti nuk mund tė ndėrmarrė iniciativa ligjvėnėse, prandaj as mund tė mendojė tė realizojė ndonjė reformė institucionale tė parashikuar nė ndonjė platformė. Nuk ka kuptim as qė njė kandidat – nėse do tė ishte dhe de jure i tillė – tė ofrojė qė tani emra tė rinj drejtues institucionesh, anėtarė tė tyre, kompetencė e Presidentit, sepse ėshtė krejtėsisht pa kuptim tė shpenzohen publikisht emra nėse dhe vetė je i pasigurt nėse do tė zgjidhesh kryetar shteti.
Presidenti i ri dhe proceset gjyqėsore
Por, me gjithė teatrin presidencial qė po shohim, i cili mė tė shumtat e rasteve merr formėn e komedive, kjo s’do tė thotė se zgjedhja e Presidentit tė radhės nuk ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Ka rėndėsi nė pikėpamje tė pėrmbushjes sė disa mandateve institucionale: kemi disa mandate pa u plotėsuar (anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese; anėtarė tė Gjykatės sė Lartė), disa qė priten tė pėrfundojnė apo qė janė nėn trysninė e largimit si prokurori i Pėrgjithshėm, kryetari i SHISH-it etj., etj. Janė mandate qė ose propozohen nga Presidenti, ose qė presin firmėn e tij pėr t’u legjitimuar. Me zgjedhjen e Presidentit tė ri lidhet dhe kontrolli i KLD-sė. Shumica e re agresivisht dhe pa kompleksin e partizimit dhe parcelizimit tė institucioneve tė pavarura, kėrkon ta shtjerė nė dorė organin kushtetues qė drejton pushtetin gjyqėsor. Por mbushja e institucioneve me njerėz tė pushtetit ėshtė gjysma e sė keqes. Me KLD-nė drejtuar nga kėta njerėz, me institucionet e tjera tė ligjit lidhen hetime nė vazhdim tė individėve, pjesė e kėsaj shumice politike. Lidhen procese gjyqėsore, siē janė apelimi i Gėrdecit, hetimet dhe procesi i 21 janarit, hetime pėr korrupsion, tė cilėt s’dihet si janė ngrirė nga Prokuroria, por dhe ankimimet e nesėrme pėr zgjedhjet. Pra, me Presidentin lidhet jo thjesht fati i njė institucioni, jo fati i atij koalicioni natyral institucionesh qė garantojnė vazhdimėsinė shtetėrore kur ndėrrohen shumicat nė qeverisje, por dhe fati i individėve tė rėndėsishėm nė krye tė Ekzekutivit, si pėr shembull Kryeministri Berisha.
Roli i ndryshimeve kushtetuese
Shtatė vjet mė parė isha sė bashku me shumicėn e opinionbėrėsve duke mbėshtetur ardhjen e PD nė pushtet. Kjo mbėshtetje nuk ishte pa argumente. Veē nevojės sė rotacionit, unė isha i bindur nė forcėn e Kushtetutės sė miratuar nė vitin 1998, e cila garantonte institucionet e pavarura, nė aleancė natyrale me Presidentin, si digė pėr rėnien e shtetit nė njė dorė tė vetme, ēka pamė me modelin berishian tė rrėzuar nė vitin 1997. Unė besoja shumė se ēdo individ me arsye, i ngjitur nė rolin e Presidentit, pavarėsisht tė kaluarės sė tij politike, do ta mbante tė fortė kėtė digė. Pse? Se ēdo njeri i arsyeshėm nė atė rol fillon e ndėrgjegjėsohet pėr pėrgjegjėsinė qė bart dhe i blinduar prej garancive nė detyrė luan rol frenues tė epshit tė Ekzekutivit pėr tė politizuar gjithēka. Mjerisht, ndryshimet e bėra nė kėtė Kushtetutė nė vitin 2008 vunė nė jetė njė proces rrėnimi tė institucioneve, pjesė natyrale e shtetit. Presidenti rezistoi edhe pėr shkak tė garancive me tė cilat ishte zgjedhur, por vendimet e Kolegjit Zgjedhor nė zgjedhjet lokale tė 2011-s treguan se institucionet e tjera, Gjyqėsori, i gjendur zbuluar para presionit tė Ekzekutivit, po dorėzoheshin. Nuk pinė ujė garancitė ligjore pėr Kolegjin parashikuar nga Kodi konsensual Zgjedhor i shkėmbyer naivisht me Kushtetutėn. Nė kėto kushte, rotacioni ėshtė nė rrezik.
Pėr tė gjitha kėto arsye, ēėshtja e Presidentit tė ri ėshtė ēėshtje jetike pėr fatin e demokracisė nė Shqipėri. A do tė bien tė gjithė institucionet nė duart e njė njeriu tė vetėm si Kryeministri, apo pikėrisht nė rastin e zgjedhjes sė Presidentit do tė ndėrpritet procesi i rrėnimit tė shtetit? Dikush, ndoshta mė optimist se ē’duhet, parashikon se ēfarėdo lloj Presidenti tė zgjidhet, edhe Jozefina Topalli pėr shembull, do ta frenojė kėtė invazion tė Ekzekutivit, respektivisht Kryeministrit. nė pjesėn natyrale tė shtetit. Harrohet njė element i vogėl: Presidenti, kėtė herė, siē ka kėrcėnuar jo vetėm taktikisht Kryeministri Berisha, do tė zgjidhet me shumicė absolute prej 71 votash. Ky ėshtė njė element i ri, i cili do tė pėrcaktojė llojin e marrėveshjes qė ēdo kandidat pėr President duhet tė bėjė me Kryeministrin. Sot pėr sot, ajo ēka mund tė ēojė dikė nė Presidencė, ėshtė pranimi me marrėveshje i platformės kryeministrore pėr tė ardhmen e shtetit. Kjo platformė parashikon emra tė rinj pro qeverisė, pėr prokurorin e pėrgjithshėm, kryetarin e SHISH-it, vendet vakante nė Gjykatėn e Lartė, atė Kushtetuese etj.
Rėnia e shtetit nė njė dorė tė vetme pėr shkak tė emėrimit nė krye tė institucioneve tė njerėzve tė Kryeministrit, do tė thotė dobėsim i shtetit. Do tė thotė hyrje nė njė kurs zhvillimesh qė jo gjithmonė mund tė parashikohen. Nė rrethana tė tilla ėshtė vėshtirė tė garantohet rotacioni politik, ai institucional. Nė rrethana tė tilla qė vendi i ka parė gjatė viteve ‘92-‘97, Shqipėria mund tė humbė luajalitetin me Perėndimin. Kjo ėshtė arsyeja pse zgjedhja e Presidentit nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje kombėtare, por dhe ndėrkombėtare. Kjo ėshtė arsyeja pse aleatėt tanė mė tė rėndėsishėm, siē janė SHBA-tė, qė kanė parasysh pikėrisht eksperiencėn e atyre viteve, janė investuar fuqishėm t’u japin kahje normale zhvillimeve institucionale shqiptare, siē duket nga investimi jo thjesht publik i ambasadorit Arvizu dhe i autoriteteve amerikane. Ndaj, zgjedhja e Presidentit nuk ėshtė njė fushatė biografish tė retushuara konsensuale dhe platformash inekzistente, por njė betejė pėr mbrojtjen e shtetit.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)