Melodia e tupanave Baton
Albeu.com
nga Agim JakupiUnë nuk kam ndonjë mendim kushedi çfarë për shkrimet e mia se disa herë më ka ndodhë që të shkruaj dhunshëm, temat që më imponohen nga zhurma e tupanëve të tipit Baton, të cilat po marrin kahje të padëshiruar...“Ne nuk e konsiderojmë demokracinë si alternativë të Islamit ose më të mirë se ai. Ne demokracinë e llogarisim si një parim Islam...”
(Radwan Mesoud)

Unë nuk kam ndonjë mendim kushedi çfarë për shkrimet e mia se disa herë më ka ndodhë që të shkruaj dhunshëm, temat që më imponohen nga zhurma e tupanëve të tipit Baton, të cilat po marrin kahje të padëshiruar... Ai gjithnjë flet mbi një realitet... që dhunon realitetin demokratik. Të marrim mashtrimin e madh, tezën e përhapur se në botë ekzistojnë dy demokraci: ajo perëndimore dhe Islame. Duke manipuluar midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë apo thënë më troç, duke ngatërruar lirinë dhe të drejtat e njeriut me ate të kafshëve, po mundohet ti kryqëzojë çiftëzimet në këtë mënyrë: duke lartësuar “idealet” perëndimore kundrejt fakteve (që ngulfaten padrejtësishtë) Islame. Baton Haxhiu po shkruan. Të gjithë atë që e shkruan po i duket se është vepër “madhështore” të stilit... Në varfërinë e ideve, që në disa gazeta janë evidente po mundohet ti standardizojë shkrimet, kuptohet atyre antiislame. Nga ana tjetër, ai mund të shkruaje sa të doje dhe le të merret me “analiza” nga pozita e tij e një “intelektuali”, ngase e tregon “objektivitetin” e tij sa herë që dhelpërës i kallet bishti e që do ta kalle katundin. Kur i lexon njeriu shkrimet e tij, “mahnitet” nga qëndrimi i tij mbi “idealet”... Çfarë mund të bëje fjala e tij, që do të jetë në vazhdimësi nën rolin e “shpëtimtarit” që lufton për “të mirën e kombit” dhe për të drejtat e gruas? Ai për mrekulli po këndon melodin e “tallkinit” mbi varrin e harresës, ku, mandej në stilin e palaços lozë mbi tavolinat e kafiterive të Prishtinës. Siduket në Prishtinë do të krijojë “Kopshtin e asmave”, kuptohet mbrenda kompleksivitetit dhe përkufizimeve të paqartësisë... Natyrisht, nuk duhet harruar se në rastin e zhurmës së tupanit Baton janë përzier pasionet dhe emocionet, të cilat pengojnë të menduarit e drejtë. Pa ndjerë nevojë për verifikim, menjëherë i është ngjitur idesë antiislame dhe ua ka mbyllë dyert çdo argumenti... Por, këtë rast nuk duhet marrë si eksluzivitet se nuk përkojnë me realitetin.

I nderuari Baton Haxhiu, është mirë që të shfletoni librat që flasin mbi kulturat dhe civilizimet dhe ti ktheheni të sotmes që të kuptoni se nuk mund të themi se fakt është vetëm kujtesa kolektive, por nga ata fakte është edhe shkathtësia e të kuptuarit të atyre ndodhive që së paku ti harroni ose t’i qetësoni ndjenjat fatkeqe. Me këtë dua të ju them se duhet të shiqoni në mënyrë më reale në fenë islame dhe kështu do t’u ofrohet edhe një rast. Unë të kuptoj ty, e kuptojë ngatërresën tënde që bënë ndërmjet civilizimeve. E kuptojë edhe ate që më lehtë do të ngritesh në “lartësinë e të suksesshmëve” nëse vazhdon me këtë tempo urrejtje ndaj Islamit. Ajo që më habitë, si njeri që je “intelektual”, është shiqimi yt i një miopi që ngatërron Islamin me civilizimet e vjetra siç ishin ajo kineze, hinduse, romake, greke, madje edhe me disa pjesëtarë hebreje dhe krishterë që kanë shkelur prestigjin e gruas e kanë ulur vlerën e saj dhe e kanë konsideruar mallë pa vlerë dhe si një gjë e fëlliqur. Ju më tepër flitni si antëtarë i levizjes Bogomile, që çdo gjë e lidhin me satanën, bile edhe lindjen e njeriut. Nuk e besoj se jeni anëtarë i asaj lëvizje të shekulli 10, por ate që shkruani na bënë të kuptojmë se jeni i satanizuar...

I ndreuarii Baton, nëse ia bëjmë një retrospektiv të kaluarës do të vërejmë çrrregullime, çrregullime këta që kishin kapluar njeriun, besimi i verbër në Zot, që rezultoi me çrregullimin e të gjithave gjërave, ndër ta ishte humbja e nderit të femrës, si dhe varrosja e tyre të gjalla.

Ligjet që kanë sunduar në shoqëri të ndryshme kanë qenë diskriminuese ndaj femrës. Në Babiloninë sundonte Ligji Hamorabi, ai femrat i konsideronte si kafshë shtëpiake... është e rëndësishme të përmendet edhe fakti se ky ligj detyronte atë të cilin ia vret vajzën ndonjë njeriu tjetër, t’ia dorëzojë vajzën e vet që edhe ai ta vrasë...

Te romakët mbisundonte botëkuptimi për paaftësinë e femrave, prandaj edhe ajo ishte e lidhur për prindërit, vëllezërit, burrin... e u thoshte se gruas nuk i largohen prangat dhe gjithnjë do të jetë përulëse. Qëndrim të ngjashëm kishin edhe hindusët. Tek ata sundonte ligji Menu - kodi civil familjar. Sipas këtij ligji femra nuk kishte aspak të drejta. Ajo nëse i vdiste burri duhej të martohet me një të afërm të burrit ose të varroset bashkë me të. Nuk kishte në duart e veta as çështjet e saj personale. Edhe te grekët gruaja ishte privuar nga të drejtat. E mbyllnin në kulla të larta, në dyer të mbyllura dhe dritare të vogla... Banorët e Spartës ishin të përqeshur nga Aristoteli, për shkak se këta u kishin dhënë të drejta në trashëgimi dhe shkurorëzim. Ai ka shkuar edhe më larg, saqë edhe shkatërrimin e Spartës ia mvesh tolerancës së grave dhe dhënies së të drejtave... Kurse, mendimtari i njohur grek, Demosteni, thotë:“Ne prostitutat i marrim për kënaqje (të epshit), dashnoret që të përkujdesemi për shëndetin e trupit tonë, ndërkaq bashkëshortet i marrim që të na lindin fëmijë në mënyrë legale”.

Por edhe në Arabi, gruaja nuk kishte ndonjë pozitë të drejtësisë dhe nderit ndryshe nga pozita e përgjithshme e saj në botë. Ajo nuk nderohej, nuk mbrohej, nuk gëzonte të drejtat dhe nuk respektohej si në familje ashtu edhe në shoqëri. Ajo varrosej e gjallë, mirëmbajtja e saj shihej si e tepërt...

Mirëpo, nëse hedhim një shikim sipërfaqësor në Kur’an na mjafton për të njohur dallimin e madh në mes qëndrimeve injorante të shoqërive të lartpërmendura dhe qëndrimin islam ndaj gruas. Islami e lartëson pozitën e gruas duke i dhënë asaj të drejta që të arrijë në gradë më të lartë në fe, shkencë, të ndihmojë në të mirë, devotshmëri dhe në formimin e shoqërisë. Nuk ka dallim ndërmjet mashkullit dhe femrës, ajo përmendet në Kur’an aq sa përmendet edhe mashkulli: “... Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri...” (Ali Imran: 195)

Islami ngjalli ambicie, kandisje të krenarisë dhe besimit në shpirtin e femrave duke larguar atë nga kompleksi i inferioritetit. Ajo tani ka të drejtë të jetë mësuese, edukatore, infermiere, transmetuese e diturisë, poete etj. Me këtë bëhet e qartë se statusi i femrës në fenë islame është i lartë dhe realisht i takon natyrës së saj. Ka të drejtë të lidh marrëveshje, të prodhojë, të fitojë dhe të posedojë në mënyrë të pavarur, ngase prona dhe nderi i saj janë të shenjta si ato të mashkullit. Kur’ani e bën shumë të qartë se që të dy, edhe burri edhe gruaja, në mënyrë të barabartë janë të aftë për virtyt dhe dobësi, janë të ndjeshëm në përmasa të njëjta dhe kanë merita të barabarta.

Mund të themi se historia është histori, por prapëseprapë vetëm atëher nëse historia është vetëm histori. I nderuar nëse i kthehemi të sotmes dhe të bëjmë krahasime ndërmjet asaj që quhet demokraci perëndimore dhe Islame do të vërejmë se edhe sot femra përjeton ata mundime sikur në civilizimet e lartëpërmendura. Sot një nga vajzat amerikane në moshën 15-19 vjeç aborton ose lind fëmij. Më tepër se 15% nga të gjitha amerikanet deri në moshën 19 vjeçare, së paku një herë, kanë qenë shtatëzëna. Gjdo e 4-ta femer amerikane dhunohet prej 2-6 sulmuesve dhunues, shumë nëna braktisen nga fëmijët e tyre, e shumë të tjera malltretohen poashtu nga bashkëshorti dhe fëmijët, e shumë të vërteta tjera, që mundeni të vërtetoeni vetëm nëse qëndroni 1 minut para një TV-je perëndimore.
Cka mendoni për rolin e femrës në Islam?

Shembull kemi, Me të vërtetë bota muslimane me Benazin Buton e Pakistanit (1988) dhe Begum Halide Zia (1991), ka pasur më së shumti femra në krye të shtetit se sa Gjermania, Franca, Anglia dhe SHBA së bashku. Ju këtë sulm që bëni është e kuptueshëm dhe mohoni çdo gjë Islame. Ndoshta, nuk e di, ty të vjen keq që Islami ua garanton atyre të gjitha të drejtat dhe liritë, të cilat i dëshirojnë feministet perëndimore, përveç prostitucionit, lezboizmit dhe abortimit... e unë mund ta kuptoj pse ju e sulmoni sistemin islam, ndoshta e gjeni veten në ligjin e homoseksualëve...

Agim Jakupi – Shkup
Historian
Shtuar më 07/09/2008, ora 21:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori