I dënuar në Itali për prostitucion, kapet në Elbasan 46 vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ppër shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Shqiptri i identifikuar si Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Ndërkohë arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj./albeu.com/


Shtuar 11.03.2021 10:42