Dy minatorë plagosen në minierën e Bulqizës

Në orët e mbrëmjes, janë aksidentuar dy punëtorë të minierës së Kromit në Bulqizë.

Policia sqaroi se rreth orës 20.50 kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

Pas aksidentit, raportohet se të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku pasi u është dhënë ndihma mjekësore, janë jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor është ngritur dhe po heton ngjarjen.

Në minierat e Bulqizës, ku operojnë disa dhjetëra operatorë privatë, shpesh herë punëtorët janë përballur me incidente të rënda, ku disa kanë humbur edhe jetën.


Shtuar 6.01.2020 21:27