Maqedonia në garë me Kubën, Iranin dhe Korenë Veriore
Albeu.com
nga Fejzi HAJDARIEdhe organizata prestigjioze ndërkombëtare “Freedom House”, konstatoi qasjen selektive dhe diskriminuese të Qeverisë Gruevski, lidhur me shpërndarjen e shpalljeve reklama për mediat.Për një gjë të tillë, gazeta “Lajm”, kishte konstatuar dhe alarmua që në janar të këtij viti, kur edhe publikisht kërkoi nga ekzekutivi, institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare me relevancë, që të ndryshohet kursi i këtillë i cili në fundi të fundit, nuk kishte as bazë ligjore për shpërndarje proporcionale të mjeteve buxhetore, atje ku bënë pjesë edhe gazeta jonë me anë të pagesës së rregullt të tatimeve dhe detyrimeve tjera ligjore. Me gjithë, alarmin e ndezur nga “Freedom House” për rrezikimin e fjalës së lirë dhe zhvendosjes së Maqedonisë, në këtë kontekst, edhe për dy vende më poshtë në raportin e fundit, qeveria nuk shqetësohet për këtë, sepse tani është kapluar nga ethet e zgjedhjeve. Raporti i fundit i “Freedom House” për nivelin e lirisë së mediave në Maqedoni, dëshmon se Maqedonia, e cila edhe ashtu ka qenë në nivel të ulët sa i përket respektimit të lirisë së mediave, tashmë ka shënuar rënie edhe për dy vende. Në këtë rast nuk është aspak ironike nëse konstatojmë se Maqedonia, gjegjësisht garnitura e sajë qeverisëse, ka hyrë në garë të drejtpërdrejtë me regjimet e Kubës, Iranit, Koresë Veriore dhe regjimeve tjera të ngjashme, për ngulfatje të fjalës së lirë.
Edhe përkundër fundosjes së mëtutjeshme të Maqedonisë në listën e “Freedom House”, krah për krah me diktaturat më të egra gjithandej botës, Qeveria nuk shprehë shenja brengosje. Madje, garnitura aktuale qeverisëse përmes zëdhënësit të vet ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga “mjetet e pista” për të ngulfatur fjalën e lirë, të cilat i ka përdorë deri më tani. Dhe, kur kështu Qeveria sillet për gjërat të cilat rregullohen me ligj, çfarë pritet për problemet tjera që janë jetike për qytetarët dhe që kërkojnë punë dhe angazhim më të madh.
Për të qenë ironia më e madhe, Qeveria po dërgon reklama dhe shpallje te gazetat të cilat po i “pjellë” sipas kutit dhe qejfit të saj: pra, gjithçka nën kontroll dhe e vërteta është ajo që prezantojnë partitë në pushtet!? Pra, çfarë të pritet nga një qeveri e cila për kapriço dhe diletantizëm politik, lëshon trenin për në NATO dhe fare nuk brengoset për gjendjen e mjerueshme të mediave, të cilat e rreshtojnë në pozitën me shtetet afrikane. (lajm)
Shtuar më 02/05/2008, ora 02:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori