Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Limaj paralajmeron konflikt nese nuk zgjidhet statusi
Albeu.com
Interviste me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj dhene BBC-se.Si e komentoni raportin e Grupit Nderkombetar te Krizave qe paralajmeroi Bashkimin Evropian se do te perballet me nje konflikt te pergjakshem nese Kosova nuk behet e pavarur deri ne prill te vitit 2008?
Une e kuptoj kete thirrje te Grupit Nderkombetar te Krizave si kthim i vemendjes se Bashkimit Evropian per ta permbyllur edhe çeshtjen e fundit ne Ballkan. Mendoj qe eshte kerkese jo vetem e Kosoves, por eshte nevoje dhe deshire e popujve te rajonit qe perfundimisht me Kosoven te permbyllet kriza qe ka qene ne rajon. Tani edhe rajoni eshte duke e pare qe eshte ne interes te Ballkanit qe ne lajmet e para ne Evrope te mos jene çeshtje krizash, por çeshtje te perspektivave te ndryshme ekonomike, domethene rajoni te futet ne nje rruge normale te zhvillimit dhe te integrimit evropian. Duke u nisur nga kjo, mendoj qe edhe Unioni Evropian dhe komuniteti nderkombetar dhe ne te gjithe e kemi nje pergjegjesi te perbashket qe çeshtjen e permbylljes se statusit final te Kosoves ta pershpejtojme dhe sa me shpejt kjo çeshtje te perfundoje, te dale nga agjenda kryesore. Mendoj qe zgjidhja ose permbyllja e statusit te Kosoves eshte e qarte se nuk mund te shtyhet ne pafundesi dhe ne presim qe kjo çeshtje te mbyllet sa me shpejte, pas ketij 120 diteshi.
Zoti Limaj, sa reale jane shqetesimet per shperthimin e nje konflikti te ri te mundshem ne Kosove ne qofte se do te kete zvarritje te metejshme te procesit te statusit?
Mendoj qe gjerat duhet t'i shikojme me ndryshe, nuk duhet te shkojme vetem te shperthimi i konfliktit. Sot ne Kosove eshte gjendja e rende. Qytetari i Kosoves per tete-nente vitet e fundit sfidohet ne te gjitha drejtimet, ka nje jete jashtezakonisht te rende dhe nje mungese te perspektives. Nje vend me dy milion banore qe ka statusin e padefinuar, qe nenkupton se edhe per vete qytetaret se jane te padefinuar, nuk dihet cila eshte perspektiva dhe e ardhmja e tyre, vetvetiu tregon sa e veshtire eshte te jetohet ne keto rrethana, siç ka jetuar deri tani populli i Kosoves. Kjo le te kuptohet se eshte shume e veshtire te vazhdohet te jetohet ne kete menyre. Domethene nuk duhet te shikohet si çeshtje e shantazhit, si çeshtje te konfliktit, por duhet ta shikojme nga interesi praktik, sepse vjen nje moment qe eshte domosdoshmeri per ta zgjidhur kete status dhe une shpresoj se komuniteti nderkombetar e ka kuptuar kete gje dhe po punon pikerisht ne kete drejtim dhe po e sheh keshtu.


Raporti i fundit i Grupit Nderkombetar te Krizave thote se nuk pret ndonje rezultat nga raundi i ri i bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit, qe pritet te fillojne brenda pak ditesh. Si njeri nga anetaret e delegacionit te Kosoves ne bisedimet e deritanishme me palen serbe, a prisni rezultate nga keto bisedime?
Mendoj qe varet se cila eshte agjenda e bisedimeve. Kosova nje here ka biseduar me Serbine, mendoj qe temat kryesore jane shterrur dhe si rezultat i atyre temave ka dale plani i Ahtisaarit. Ne qofte se i kthehemi temave qe eshte biseduar, eshte diçka qe per neve eshte e pakuptimte dhe s'kemi pse t'i kthehemi nje çeshtje qe eshte e perfunduar, por mendoj se me Beogradin kemi gjithmone çka te bisedojme. Mund te bisedojme per komisione te perbashketa si dy shtete, mund te bisedojme per çeshtjen e vijave kufitare, shkembimit te mallrave dhe njerezve, bashkepunimit pyjor, bashkepunim me ujera, menaxhimin e energjetikes etj. Keto jane krejt çeshtje praktike per te cilat duhet te bisedohet me Beogradin dhe une kisha thene qe keto 120 dite duhet te shfrytezohen ne kete drejtim, sepse per çeshtje te statusit apo çeshtje te medha politike, mendoj se Kosova i ka permbyllur bisedimet me Serbine dhe nuk ka çka te bisedoje me.
Por bisedimet jane thirrur per statusin dhe treshja ndermjetesuese nderkombetare thote se do te prese te degjoje nga te dyja palet ofertat e tyre per statusin?
Treshja nderkombetare e ka degjuar mendimin e Kosoves. Bile Kosova eshte pajtuar me oferten e komunitetit nderkombetar. Eshte arritur nje kompromis qe eshte dokumenti i Ahtisaarit dhe mendoj qe ana e pales kosovare, komuniteti nderkombetar e ka oferten ne tavoline, te diskutuar me teper se nje vit e gjysme. Nuk ka çka me teper t'i shtohet asaj.
Domethene ju do te shkoni ne Vjene per takim me treshen nderkombetare, me oferten e vjeter se pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme?
Mendoj qe ne duhet t'i hapim letrat tjera ne keto bisedime. T'i shfrytezojme keto 120 dite bisedime jo shkarazi, por te bisedojme per çeshtje praktike, te fillohet te ndertohen disa komunikime te bashkepunimit te mes te dy vendeve. Besoj qe Serbia duhet ta kete te qarte se Kosova nuk ka me kthim mbrapa dhe tash eshte mire qe te mos humbim kohe dhe te fillojme disa tema qe edhe ashtu jane te hapura per te biseduar ne marredheniet mes dy vendeve.
Dhe se fundi, zoti Limaj çfare prisni te ndodhe pas 10 dhjetorit kur treshja ndermjetesuese nderkombetare t'i raportoje Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mon, mbi rezultatin e bisedimeve Prishtine-Beograd?
Nuk kisha dashur te spekuloj çka do te ndodhe, por mendoj se Kosova ne keto 120 dite bisedime eshte futur pa deshiren e saj. Kosova nuk e ka pa te nevojshme qe te kete edhe nje process 120 ditesh te bisedimeve. Kete e ka kerkuar komuniteti nderkombetar dhe ne kemi qene te gatshem qe te vazhdojme te jemi konstruktiv. Ne keto dite i shohim me teper per t'i dhene hapesire te gjitha atyre vendeve te cilat ende kane dilema per ta pranuar Kosoven si shtet. Mendoj qe keto 120 dite me teper se qe duhet te punohet me Kosoven dhe Serbine. Une shpresoj se komuniteti nderkombetar do te punoje brenda per brenda vetes, qe ta ndertoje konsensusin per ta njohur shtetin e Kosoves, sepse ashtu siç jemi te bindur ne ne Kosove, jam shume i sigurte qe edhe komuniteti nderkombetar e di qe jo 120 dite, por edhe 120 vjet Kosova dhe Serbia nuk mund te ndertojne nje marreveshje per statusin, siç pretendon treshja
Shtuar më 23/08/2007, ora 12:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori