“Jam gati për tu rikthyer në punë”, mjeku i njohur flet pasi mposhti Covid-19

Mjeku i njohur, Andi Koraqi i cili u infektua me Covid-19 ka folur mbi situatën pandemike që po kalon vendi.

Mjeku deklaroi se situata në Shqipëri është përgjithësisht e qetë në krahasim me vendet e tjera.

Sa i përket vaksinës së tuberkulozit ai tha se “ka asgjë konkrete pavarësisht nga sa thonë, por një gjë të mirë që ka kjo vaksine dhe të tjera është ajo e rritjes së imunitetit. E vetmja armë për parandalimin e kësaj situate është distancimi fizik” tha mjeku.

Në lidhje me ecurinë e kësaj pandemie mjeku tha “se perderisa nuk ka një vaksinë ose ilaç gati, askush nuk na garanton se ky virus nuk do të rikthehet në shtator” shkruan faxëeb.

“Koha e shpikjes së një vaksine ose ilaci nuk bëhet dot në një kohë të shkurtër”, tha mjeku Koraqi.


Shtuar 26.04.2020 14:47