"La Stampa": Abu Omar, unë agjenti i SHISH
Albeu.com
Interbista për "La Stampa" e Nasr Oussama Mustafa Hassan, i njohur si Abu Omar. Personazhi i shumëpërfolur në Itali rrëfen aventurën e tij në Shqipëri dhe lidhjet me "terroristët". Shërbimet sekrete shqiptare më kërkuan të spiunoja vëllezërit myslimanë, thote ai.





Përtyp një karkalec deti. Ndalon, rrotullohet dhe thotë: "Po sikur të kandidoja në zgjedhjet e ardhshme politike, si kandidat i pavarur? Partitë janë shndërruar tashmë në dyqane pa parime". "Fish Market", një restorant klasi në lumin Nil. Akull, qetësi në tavolinë. Dhe me kë? Një vend në Parlamentin italian? "Jo. Jo. Këtu në Egjipt. Nuk isha askush, ndërsa sot jam i famshëm. "Al Xhazira", televizionet satelitore, mediat arabe. Jam bërë një kampion kombëtar, simbol i rezistencës ndaj superfuqisë së amerikanëve. Populli dhe islamikët, vëllezërit myslimanë më kanë dhënë mbështetjen e tyre".

Një psherëtimë lehtësimi. Nasr Oussama Mustafa Hassan, i njohur si Abu Omar, pikërisht ai, i sekuestruari (dhe i torturuari) më destabilizues i Italisë, zbret në politikë. E deklaron në tavolinë, në përfundim të një "rrëfimi" të gjatë: Një mbrëmje e kaluar duke folur për veten, për jetën e tij, për besimin e tij, për mitin e tij - "Osama Bin Laden? Jo, Ernesto Che Guevara"- për gratë dhe natyrisht për atë të mallkuar 17 shkurt 2003, kur një skuadër e përbërë nga agjentë të CIA-s dhe agjentë italianë e mori nga Milano dhe e transferoi në Kajro, ku u torturua dhe u burgos.

Për atë sekuestrim, tashmë dihet pothuajse gjithçka. Në Milano është duke u zhvilluar procesi gjyqësor dhe pritet vendimi i

i trupit gjykues mbi konfliktin e interesave të kërkuara nga avokatura e shtetit për llogari të Kryeministrisë, mbi sekretin shtetëror që ka shkelur Prokuroria e Milanos.

Nga ajo histori, midis mijëra pyetjeve që ngre, gjithkush ka dhënë përgjigjen e tij. Po një pyetjeje ai, Nasr Oussama Mustafa Hassan, nuk ka mundur akoma t‘i japë një përgjigje bindëse: "Përse pikërisht unë? Vazhdoj të pyes veten, që prej atij 17 shkurtit të katër viteve më parë dhe sinqerisht nuk kam arritur akoma t‘i jap një përgjigje. Mund të merrnin të tjerë vëllezër myslimanë më të rëndësishëm dhe më të mëdhenj se unë, por në fakt, më zgjodhën pikërisht mua. Përse? Sigurisht, për ta unë isha një shkop në rrota, jo, kjo nuk ka lidhje fare me terrorizmin.

Kisha një revistë, "La Verita", e përhapur në gjithë veriun e Italisë dhe që dilte në treg çdo të enjte. Ose me thjeshtësisht: ishte një publikim me përgënjeshtrime. Shëtisja nëpër internet, shikoja televizionet satelitore dhe zgjidhja materialet, lajme për masakrat e amerikanëve dhe debatin nëpër botë. I printoja, i fotokopjoja dhe i shpërndaja nëpër xhami, për të informuar vëllezërit tanë të varfër, që nuk kanë internet apo antenë parabolike satelitore. Mund të shtoj se në predikimet e mia denoncoja masakrat e amerikanëve. Por vetëm kaq. Nuk shkoja më tutje".

Ndoshta është kështu, edhe pse përgjimet telefonike që Prokuroria e Milanos ka mbledhur dhe hetimet lidhur me veprimtarinë e tij (aq sa oficeri i policisë gjyqësore Guido Salvini firmosi më pas një urdhër arresti për të) përshkruajnë një tjetër Abu Omar, shumë aktiv në rrjetin mbështetës të Xhihadit. Dhe pastaj në diskutimin e imamit ka diçka të të shkuarës së vet që nuk shkon si duhet. Për shembull, në kohërat e qëndrimit në Shqipëri(1991-1997).

"Babai dhe gjyshi im ishin aktivistë politikë të Wafd, partia e opozitës në Egjipt.il partito di opposizione in Egitto. Sapo u diplomova edhe unë hyra në radhët e lëvizjes dhe shkruaja në gazetën e liderit, Ayman Nour, që më pas përfundoi në burg. Mendova se partitë ishin engjëj, por më pas e kuptova se ishin djaj të vërtetë. Më pas u largova, kur brenda partisë nisi një luftë e egër për lidershipin. Më pas përfundova në burg në vitin 1998, gjashtë muaj tortura, si pjesë e persekutimit ndaj lëvizjes opozitare "Jamà a al Islamiya", por me ta unë nuk kam pasur asnjë herë lidhje. Në vitin 1991 emigrova dhe shkova në Shqipëri, kërkova azil politik, hapa një aktivitet privat tregtar, u martova dhe kam dy fëmijë. Sara, që sot është 13 vjeç, dhe Omari, 11 vjeç. Shërbimet sekrete Shqiptare(SHISH) më kërkuan të punoj për ta që të spiunoj nëpër botë vëllezërit e mi myslimanë. Unë kundërshtova dhe ata me ngritën një akuzë false: Plan për të vrarë një ministër egjiptian që do të vizitonte Tiranën".

Mbërriti në Romë e më pas në Milano. Ka diçka që nuk shkon edhe në periudhën e burgimit të tij. I arrestuar, i torturuar, i liruar e më pas sërish i arrestuar. Në mes qëndrojnë oferta miliardere për të heshtur, për të mos konfirmuar historinë e tij. Sot lirshmërisht mund të flasë, të denoncojë, të intervistohet (natyrisht me pagesë). Gazeta Shqip
Shtuar më 27/06/2007, ora 11:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori