Kush e shpeton Bushin nga "gafat" e fjaleve
Albeu.com
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nuk eshte ndonje mik i madh i fjaleve te nderlikuara. Por ama ai ve ne pune truket e tij, si edhe nje ekip te tere njerezish, te cilet njohin me perpikeri gjuhet dhe fjalet e vendeve perkatese duke mos e lene keshtu qe te beje "gafa".Versioni, i cili paraqet ndihmen ndaj Presidentit te SHBA-ve per shqiptimin e drejte te fjaleve, perfundon edhe ne sitin e Kombeve te Bashkuara

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nuk eshte ndonje mik i madh i fjaleve te nderlikuara. Por ama ai ve ne pune truket e tij, si edhe nje ekip te tere njerezish, te cilet njohin me perpikeri gjuhet dhe fjalet e vendeve perkatese duke mos e lene keshtu qe te beje "gafa". Keshtu, nese ne nje fjalim zyrtar atij i duhet te thote "Mauritani", "shkruesi fantazme" i letres perkatese i shpjegon sesi duhet ta shqiptoje ate si duhet ne versionin e duhur, shoqeruar me sqarime te sakta te theksit. Por gjithe problemi qendron ne faktin se pikerisht nje nga keto tekste "te rezervuara" per Presidentin me te madh te botes ka perfunduar pa dashur ne sitin zyrtar te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

"Me thene te drejten, bota eshte e mbushur me plot fjale te veshtira,- thote lidhur me nje fakt te tille shtypi amerikan. Dhe justifikimi qe jepet ne lidhje me nje fakt te tille eshte ai i perdorimit te nje strategjie te vecante per te mos gabuar me fjalet, si studime fonetike apo te tingujve linguistike. Ne theksin e perdorur prej Ansamblese se Kombeve te Bashkuara thuhej qartesisht prej "shkruesve fantazme" te Bushit, se cilat rrokje ai duhej t'i shqiptonte me me force se te tjerat. Pikerisht keto te fundit jane shkruar me shkronja kapitale, ndryshe nga rrokjet e tjera, te cilat shqiptohen normalisht.

Ne fakt, efekti viziv, lidhur me ndarjen e rrokjeve, i cili shfaqet edhe ne fotografine perkatese, te zgjon shume kureshtje. I tille eshte rasti i shqiptimit, per shembull, te emrit te Presidentit te Frances, Nikolas Sarkozi, per te cilin shqiptimi eshte perkatesisht "sar KO zi", ndersa vendi afrikan Mauritani, per shembull, duhet te lexohet prej Presidentit Bush si "mur EH tain i-a" apo ish-Republika Sovjetike e Kirgizistanit duhet te lexohet "KEIR giz stan" apo permendim edhe emrin e Presidentit te Zimbabves, Mugabe, per te cilin Bushit i rekomandohet forma e leximit "mu GAH bi" etj.

Pervec te tjerave, ne fletet qe shoqeronin sqarimet, sesi duhej te lexonte Bush gjate fjalimeve zyrtare, permbaheshin edhe emrat apo edhe numrat e telefonit te perkthyesve te tij personale. Teksti shoqerohej me nje flete transparente, e cila vendosej ne vendin e atij qe mbante fjalim. Gjithsesi, sipas shtypit amerikan, kjo nuk perben ndonje gafe te madhe, pervecse e ndihmon nje kryetar shteti qe te prononcohet si duhet dhe te shqiptoje ne menyren e duhur fjale apo emra personalitetesh apo vendesh, te cilat, me thene te drejten, ne bote jane me qindra dhe mijera.

Sugjerimet ndaj Bush

Nje imazh i zmadhuar i tekstit te lexuar nga Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ne Ansamblene e Kombeve te Bashkuara. Arrihet madje te lexohet edhe nje fjale si "Khartoum", e cila duhet te lexohet "kar TUM".

Sarkozi [sar KO zi]
Kirgizistan [KIR giz stan]
Harare [ha RAR ri]
Mauritani [mur EH tain i a]
Kartum [kar TUM]
Mugabe [mu GAH be]
Karakas [kah RAH kus]
Botuar ne Koha Jone
Shtuar më 28/09/2007, ora 11:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori