Kurthet e politikës!!!
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUKemi mësuar prej njerëzve që kanë lënë gjurmë në këtë shoqëri njerëzore se lufta është mashtrim, kurth, tradhti.Madje e kemi kuptuar edhe esencën e këtij definimi kaq të shkurt e të qartë që në përballje me realitetin dezorienton logjikën e njeriut të thjesht. Lufta është një spektër ku veprohet në bazë të forcës e fuqisë dhe jo në bazë të dialogut e diplomacisë. Edhe pse në fakt edhe dialogu dhe diplomacia janë shprehje e forcës dhe fuqisë, ndërsa lufta është mu rezultat i këtyre dy parametrave që janë të lidhura njëra me tjetrën. Po mirë, kush udhëheq me luftën dhe luftëtarët? Kush udhëheq me konceptin e nisjes së luftës dhe betejave të njëpasnjëshme? Njerëzit e thjeshtë? Çobanët? Apo ndoshta politikanët?

Sikur të mos ekzistonte politika dhe politikanët e interesat sigurisht që nuk do të ekzistonte as lufta dhe nevoja për të nisur luftë. Aty ku gërshetohen interesat e njerëzve, popujve, fiseve , krijesave tjera, aty nis lufta, ose ka tendencë për të filluar. Një realitet i këtillë i hidhur në çdo cep të rruzullit tokësor thuajse është përfshirë. Përfshirja e këtij realiteti ka krijuar një kaos diplomatik dhe ka refuzuar përmasat e koncepteve të brendshme strategjike.

Si në luftë edhe në politik ka kurthe, manipulime, mashtrime, tradhti e gënjeshtra. Por, mbi të gjitha në politik ka edhe sinqeritet, moral, devotshmëri... Kurthat e politikës janë me pasoja më të thella, më të mëdha, dhe më afatgjate. Ato marrin në qaf një popull të tërë, një shekull të tërë, një racë komplet. Ndërsa kurthat që ndodhin në luftë janë të minimizuara vetëm në kuadrin e dy fuqive, dhe këto gjëra zgjasin deri në momentin kur i pari i luftës jep shenjën e ndalimit të saj, ose prej jasht detyrohen që të intervenojnë në zbutjen e raporteve midis dy ushtrive kundërshtare. Aty ku ka intervenim zakonisht ka edhe padrejtësi, ndërsa aty ku ka padrejtësi tendenca për t`u larguar prej armëve është shumë e vogël dhe krijimi i zonave të reja të rrezikut është shumë afër. Politika ka kurthe të saja me përmasa të tilla katastrofike mu për shkak të karakteristikave të saja si e tillë. Ndër të tjerat karakteristika mund t`i numërojmë disa në mënyrë të pakualifikuar:

1.Ajo, pra politika zhvillohet në terren jo të sigurt,

2.Lojtarët që luajnë në të kanë marr dritë jeshile prej popullit, d.m.th. bëhet fjalë për fatin e shumë njerëzve të një komuniteti,

3.Me emër politika është jasht fesë, ndërsa në fakt kurthat e saj i ndërton mu këtu, duke krijuar emër se ajo nuk ka asnjëfar lidhje me fenë,

4.Politika vepron në ujë të turbullt,

5.Ajo lejon që në nëntokën e saj të përdoren armët, droga dhe të zhvillohet prostitucioni,

6.Është e lidhur ngusht me mediat në mënyrë që gatimin e kurtheve ta servoj të sigurt deri të i nxëni në kurth,

7.Kurthet e saj lidhin si gryk popullin dhe fillojnë që ta kafshojnë ose thithin përmes intrumenteve ekonomike si: kamata, tatimet e shumta, propagandat e mëdha ekonomike...

Poa shtu edhe kurth shumë i madh i politikës e cila ka lëshuar rrënjë në mesin e popullit tonë është edhe ajo se gjithëçka që vjen prej Perëndimit ose edhe kërkimi jonë streh në Perëndim duhet të jetë obligim i domosdoshëm për popullin tonë. Orientimi i ynë duhet të jetë i tillë patjetër, orientim ky i cili përshtatet me timonierët e Qeverisë sonë, përndryshe nëse nuk përshtatet dhe nuk plotësohet me të atëherë ne jemi armik të popullit, të sistemit dhe të të gjitha vlerave demokratike. Po këto politikan që po na servojnë ide të këtilla, nuk po na definojnë atë që duhet ta marrim prej Perëndimit dhe atë që nuk duhet ta marrim. Në kuadër të kurtheve të politikës është edhe ky problem kyçi cili problem sot skajshmërisht dëmtoi traditat e popullit tonë, sulmoi nderin e vajzës dhe familjes sonë, dhe familjet tona të varfura i lidhi ngusht për elementin matrial. Sipas këtyre servimeve çdo gjë që është materie duhet të jetë primare dhe në vend të parë, ndërsa besimet " dogmatike", traditat e ruajtjes së vlerave kombëtare, për hir të "interesave" afatgjatë të disa komunistave të mykt që qeverisin me këtë vend duhet të menjanohen, largohen, abstrahohen.

Mehmet Akif Ersoy patë thënë:" Të fshehtën e përparimit ju/ Mos kini pasion në vende tjera ta kërkoni!/ Një komb atë e gjen në vetvete dhe ngjitet lart/ Sepse në çdo pikë imitimi lëvizje nuk jep./ Merrni nga Perëndimi dijen, artin e tij/ Dhe jepni përpjekjes suaj po atë shpejtësi./ Sot, më në fund, s`mundet të jetosh pa këto,/ Sepse arti, dituria, shkenca nuk kanë kombësi!/"

Mehmet Akifi definoi se çka duhet të marrim prej Perëndimit e çka jo, ndërsa politikanët tanë nuk po e definojnë një gjë të këtillë. Bile Mehmet Akifi theks të veçant i vëndoi përparimit vetjak mbi baza të të mundshmes pa pritur prej jasht ndihmë. Po, siduket këto kurtha politike në këtë segment janë vetëm imponim prej faktorit të jashtëm që ta lidhin për gryke një Gadishull ose ta bëjnë njejtë komplet rruzullin tokësor. Sepse tekefundit për Perëndimin ne jemi vetëm konsumator të mundshëm për konsumimin e prodhimeve të tyre, duke nisur qysh prej pijeve alkoolike, prostitutave, veshjeve që zhveshin vajzat, gratë, motrat tona prej nderit, moralit, dhe traditave tona kombëtare, teknologjisë etj.
Shtuar më 07/08/2008, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori