Kur lemshi behet qeveri!
Albeu.com
nga Vait AjroJemi mësuar me lajme senzacionale, kemi përvojë senzacionalizmi por asnjëherë skemi qënë protagonist senzacional! Sigurisht fjala është për polotikën (fatkeqësisht), pasi nuk shqetësohemi dhe aq shumë si ...... audiencë gjatë kumtimit të një lajmi shkencor , publicistik apo kulturor që në vete ka senzacionin dhe zbulimin e të pa njohurës, por këtë shqetësim mendor dhe shpirtëror e kemi gjithmonë për lajmet kryesore të një gazete apo televizioni kur lajmi ka të bëjë me politikën. Më e keqja e kësaj pune është se këtë lajme kanë të bëjnë me politikën ditore! Mjerë ne, nëse politika do të thurej nga lajmet kryesore të medias së shkruar apo elektronike, aq më shumë nëse aktorët e lajmit janë njerëz të politikave ditore.
Opinioni publik shqiptar është vetëm spektator dhe lexues i zakonshëm i lajmeve “senzacionle”, kryesore të vendosura në ballinë apo në lajme qendrore elektronike. Opinioni shqiptar është shumë pak kritik dhe korigjues i gabimeve trashanike në media, madje ai lehtë i gëlltit dhe i absorbonë lajmet gazetareske në thashetheme, duke krijuar vetëdije se po zbulon diçka, pastaj menjëher i trasmeton si gojëdhëna duke këmbëngulur se ka të bëjë me të vërtetën e poltikë, … dhe pasi ka kaluar një kohë të shkurtër vëren se nuk ka ndodhur asnjë send nga ajo se çka ka lexuar para pak ditësh, …ai, këthehet në protagonist të dëshprimit, dyshimit dhe mosbesimit ndaj politikës dhe të politikbërësve, harron se “lajmin” e ka degjuar apo e ka lexuar në media!
Politika ditore dhe politikbërësit pushtetarë manipulojnë mediat tek ne, pasi intrigat e tyre pine ujë në opinionin shqiptar dhe më gjerë ata fërkojnë duart dhe presin produktin final pas pakë ditësh me emërime dhe shakarkime sipas skenarit intrigues mediatik.
Këtë fenomen nuk duhet ta lejojnë mediat serioze dhe nuk duhet të bien në ndikim të politikbërjes kabinetike dhe kafeterike! Media serioze dhe e pavarura mbi të gjitha duhet të mbrojnë interesin e opinionit të gjerë publik dhe interesin e atyre që nuk kanë aspak të bëjnë me pushtetin, ekzekutivin dhe poltikën ditore. Misioni i medias është fisnik dhe nuk lejon veprimet të tilla ku thyhet dinjiteti njerzor dhe etika humane gjatë transmetimit të një lajmi, qoftë ai edhe senzacional.
Kur lëmshi bëhet qeveri, kemi të bëjmë me mungesën e infrastrukturës së rregullt politikbërëse, duke filluar që nga pushtetet deri tek qytetari. Lejohet përgojimi dhe thashethëmet me vend e pa vend, lejohet transmetimi i urretjes së figurave publike, mundësohet mllefi politik brenda përbrenda një subjektit politik qeveritar, të eskalojë në pamoral duke u këthyer në luftë gladiatorësh lokal që abuzojnë me pushtetin dhe poltikën ditore. Më e keqja e kësaj pune është kur kjo politikbërje merr titullin e njëjtë si të gazetave dhe televizioneve me lajme senzacionale! Në këtë rast media e ka bërë punën e vetë, pra ka kontribuar për lakuriqësimin e politikëbërjes a morale dhe pa etikë, e cila ka qenë e ndikuar nga njerëz që më pare kanë shpallur veten në gazetë si të emëruar, pasi kanë nënçmuar figura publike dhe kanë zëvendësuar ato me njerëz që i kanë të lidhur për frerësh duke manipuluar me dinjitetin etyre në pafundësi. Apel politikanëve dhe politikbërësve me dinjitet NDAL QEVERISJES LËMSH!
Shtuar më 09/01/2010, ora 02:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori