Kryeqendra e dreqit
Albeu.com
nga Agim JakupiShqiptarët në Maqedoni ndodhen përballë vështirësive, provokimeve që vijnë nga qeveria, sidomos me proektin “Shkupi 2014”. Në vend se të bashkojnë forcat dhe ti japin grushtin e merituar qeverisë, partitë politike ...... po mbyllen në “bunkeret politike” dhe në mungesë të dritës marrin vendime që vështirësojnë proceset e filluara. Populli mbetet në udhëkryq, nuk di çfarë udhe duhet marrë. Midis manovrave, kuptohet të dështuara politike, po vjen koha kur largohen maskat dhe dalin në shesh fytyrat e vërteta, kush janë ato që kanë qenë dhe udhëheqin me popullin. Gjatë javëve të fundit janë marrë shumë iniciativa dhe janë bërë shumë propozime. Mirëpo, asnjë në interes të shqiptarëve. Indiferenca e partisë shqiptare në pushtet është për habi. O këlltuqet qeveritare i kanë fajët, o Gruevski i ka bekuar me ujin e shenjtë. Siduket, kërkesat legjitime të shqiptarëve llogariten si mëkate të mëdhaja në shtet. Dhe nga kjo del se deputetët shqiptar janë duke u “pastruar” prej këtyre mëkateve dhe janë bë lojtarë të mirë të shahut, duke dëgjuar potezat e Nikollës. Mirëpo, Ilaz Halimi i PDSH-së u tregua se është ndër të parët në këtë drejtim. Ai këtë pastrim e filloi më 2001 kur nën hijen e kryqit të “VODNOS” ecte duke mbajtur flamurin e bardhë të dështimit, e vazhdoi atëherë kur dhunoi vullnetin politik të shqiptarëve më 2006 dhe që dëshmoi për fazën përfundimtare më 11. 02. 2010 në emisionin “Rruga drejtë..” në televizionin Alsat-m. Faza e fundit ishte shumë e rrezikshme. Dhunonte historinë që patriotët e krijuan me sakrificë dhe e shkruajtën me gjakun e tyre. Këtu është e domosdoshme të vihet në dukje se Iliaz Halimi ende u beson parimeve të titos, se si duhet “edukuar” shqiptarët. Përderisa titoja shqiptarët i largonte nga Shkupi për në Turqi, Ilazi vend të përshtatshëm për “grumbullimin” e shqiptarëve e bënë Tetovën. Ai nuk njehë parime dhe nuk di për vlera. Shihet se ka qenë i preokupuar me punë të tjera, më të “mëdhaja”. Është marrë me filozofi të Beogradit dhe me arkitekturën e Sofjes. Ai bëhet i shurdhër kur ia përmendim Dervish Carën, Jashar bej Shkupin, Hasan Prishtinen, Nexhib Dragën. I nderuari Ilaz, ato për çka luftuan? Dihet se Shkupi ka qenë kryeqendër e shqiptarëve (Dardanisë, Vilajetit të Kosovës), mandej në Kuvendin e Shkupit (tetor 1912) u miratua deklarata në emër të shqiptarëve dhe që u vunë në dijeni përfaqësitë diplomatike se shqiptarët luftonin për tëresin territoriale e jo për interesa të huaja. Nga ky Kuvend ndryshuan rrethanat historike, me çka kërkesa e autonomisë u zëvendësua me ate për pavarësi. Ngjajshëm me shqetësimin tënd të sotëm, edhe atëherë u shqetësuan kryeqendrat e shteteve Ballkanike. Edhe atëherë shtetet Ballkanike filluan të lidhin aleanca në mes vete për të gjunjëzuar popullin shqiptar, kurse sot ti qëndron shumë mirë me dreqin dhe bënë pazarllëqe sipas qejfit tënd. Kësaj here të gjithë kuptuam për politikën provinciale tënden, kuptuam për sakatllëqet e juaja, kuptuam pse forcat policore penguan faljen e namazit të Xhumasë në një xhami të Shkupit kur ju ishit në qeveri. Proekti juaj qenka i “madh”. Logjika abstrake nuk njehë fare mirësjellje. Qendra e Shkupit është për të gjithë. Aty takohen shumë kombësi dhe shumë kultura. Ajo nuk njehë kishat e juaja e as të Nikolla Gruevskit. Mandej, institucionet fetare janë të shenjta, mos i përdhosni duke bë politika të fëlliqura. Vendi i Burmali Xhamisë ishte aty para se ju të bëheni deputet apo ministër. Po ashtu edhe Shkupi ka qenë kryeqendër e shqiptarëve para aleancave tuaja, para se ju të krijoni partner strategjik... Dhe në fund, kur dëgjojë atë që ke thënë se kryeqendër e shqiptarëve është Tetova, mu kujtua Max Weber i cili një politikan e përshkruan me tre kualitete: pasion- ndjenjën e përgjegjësisë- të maturit me sy. Nëse gjykoj sipas Max Weberit nuk më mbetet asgjë tjetër përveç se të them: çou bëne një machiato. Proverbi latin, sipas të cilit Jupiteri u merr mendjen atyre që dëshiron t’i shkatërrojë duhet ndrequr: Ilaz Halimit ia ka marrë edhe sy e vesh.
Shtuar më 15/02/2010, ora 17:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori