Kosovë: Fundi i partive të vogla?! Si financohen ato?
Albeu.com
nga Naim Sadiku, LajmRreziku për shuarjen e partive të vogla tani mund të jetë edhe më i madh,nëse kushti për përfaqësimin e tyre në parlament,vendoset me pragun zgjedhor,sipas kuotës 5 për qind.Ekzistenca e partive të cilat janë jashtë parlamentit është e vështirë.Kështu thonë zyrtarët e atyre partive që kanë statusin e partive të vogla dhe që nuk janë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ndryshe,nga buxheti i Kosovës nuk është ndarë ndonjë fond për financimin e këtyre partive.
Smajl Latifi,kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK),thotë se ideja e pragut zgjedhor është e ndikuar nga ata që dëshirojnë t'i ruajnë pozitat dhe privilegjet institucionale dhe që janë të interesuar në shuarjen e partive politike që mendojnë ndryshe.Sipas tij,LKÇK-ja nuk e rreshton vetën në parti të vogël, sepse,siç tha ai,pasi çështja e bashkimit kombëtar është ideal dhe program i saj,LKÇK-ja nuk mund të jetë parti e vogël.
"LKÇK-ja si parti nuk financohet nga askush,i vetmi financim është në baza vullnetare qoftë nga anëtarët e partisë,qoftë nga simpatizantët tanë",thotë Latifi i cili ende nuk e ka menduar mundësinë e krijimit të ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë parti për t'i mundësuar hyrjen në parlamentin e ardhshëm të Kosovës.
Ndërsa, Dren Zeka,sekretar i partisë Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK),thotë se partia e tij nuk ka donator të vetin. Sipas tij, as nuk financohen nga buxheti i Kosovës,e as nga ndonjë institucion publik. I vetmi burim i financimi,sipas Zekës,rrjedh nga anëtarësia e partisë."Kishte me qenë mirë po të merrej ndonjë vendim për financimin edhe të partive jashtë parlamentit, jo vetëm për ADK-në.Por edhe për partitë tjera të vogla do të ishte mirë po të rregullohej një fond, sepse edhe këto parti përfaqësojnë një pjesë të elektoratit". Kurse, për mundësinë e krijimit të ndonjë koalicioni të mundshëm të ADK-së me parti tjera, Zeka bën të ditur se ADK-ja është duke negociuar me disa parti për të arritur një koalicion,në mënyrë që të arrihet 5 përqindëshi.
Kurse, Kaçusha Jashari, kryetare e Partisë Social Demokrate të Kosovës (PSDK),thotë se nga 1 euro në muaj për çdo anëtar të partisë është i vetmi burim i financimit në këtë parti. Sipas saj, PSDK-ja nuk është parti parlamentare dhe sipas ligjit kësaj nuk i takon të financohet nga buxheti i Kosovës,gjë që ndikon në vështirësitë e ekzistimit të saj.
Mirëpo,përveç financimit nga ana e anëtarëve të partisë, Jashari thotë se PSDK-ja gëzon njëfarë ndihme edhe nga ana e simpatizantëve të vet. "Përveç mungesës së financimit të mirë,që për shkak të tij po mungojnë edhe aktivitetet tona,partia jonë vazhdon të jetë stabile",thotë Jashari duke shtuar se janë duke shikuar për një kontratë me partitë tjera socialdemokrate për të arritur koalicion. Bujar Bukoshi,kryetar i Partisë së Re të Kosovës (PReK),thotë për "Lajm"se financimi i partisë së tij bëhet qysh të mundet,mirëpo nuk
bën të ditur ndonjë aspekt se si, duke thënë se edhe anëtarësia ndihmon në financimin e partisë.
"Në mënyrë legale,në këtë krizë të qeverisjes,është vështirë të gjendet ndonjë sponzorizues për ta ndihmuar financiarisht partinë, sepse ata janë të lodhur me premtime të parealizuara".Bukoshi nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti tjetër,
por as nuk e sheh si diçka të domosdoshme,sepse sipas tij, edhe mos hyrja në parlament "nuk paraqet kush e di çfarë problemi".
Nga ana tjetër,Florence Marchal, zyrtare për informim në OSBE, thotë për "Lajm"se të gjitha partitë i trajtojnë në mënyrë të barabartë.Sipas saj,nga partite kërkohet që çdo muaj të dorëzojnë raportin e tyre të gjendjes financiare.
"43 parti politike janë të regjistruara në OSBE,dhe ne të gjitha këto parti i trajtojmë njësoj.Edhe pse për pragun zgjedhor do të vendosë Kuvendi i Kosovës,fjalën e fundit do ta japë PSSP-ja. Ne do t'i përkrahim sikur partitë e mëdha, ashtu edhe ato të vogla njësoj, por edhe ato që mbesin jashtë parlamentit".


Pragu zgjedhor -fundi i partive të vogla Cili është statusi i partive jashtëparlamentare në Kosovë dhe si financohen ato?
Shtuar më 01/08/2007, ora 12:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori