Kosova REPUBLIKË
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUKy titull i këtij shkrimi do të jetë ngacmues për përjetuesit e demonstratave të `81 , bile do të ngacmojë edhe pjesëmarrësit e luftës së UCK, ish- të burgosurit politik , politikanët që kanë jetuar në ish-sistemin Jugosllav, etj!Por qëllimi nuk është që të ngacmojmë dhe të ngjallim mall për të kaluarën e bujshme dhe të frikshme , të ngjallim prap stres në mendjet e tyre të lëvizjes studentore , lëvizjes kombëtare etj! Kësaj here po inkurajojmë dhe nuk po ngacmojmë , po shprehim gëzim dhe nuk po dëshpërohemi , edhe pse siç po ecin ditët , sekondat , ashtu edhe do ecë jeta jonë drejtë përfundimit në këtë botë. Nuk ka vend për t`u mërzitur nga jeta , kur e dijmë se hapërimi jonë nuk është i njëanshëm , por direkt e po trumbetohet drejtë përfundimeve të pesë jetave që na i dhuroi i madhi Zot.
Ky titull i lyer me gjak ndër dekada , dekada , si duket po troket drejtë dyerve të realitetit të madh. Është e diela ajo që na dëshmon një realitet të këtillë. Kuvendi i Kosovës për të dytën herë do të shpallë pavarsinë e saj. Por , kësaj here e inspiruar nga ana e ideologëve të mëdhenjë kombëtar Sylejman Vokshit , Haxhi Zekës , Ahmet Zogut , Idriz Seferit , Idriz Gjilanit , Hasan Masuricës, Kosova do të hapërojë më sigurtë në planet e saja përfundimtare të pavarsisë.Miqtë e Kosovës , Turqia , antarët e Konferencës Islamike , Vatikani , SHBA, shumica e shteteve të Bashkimit Europian , janë një siguri për stabilitetin e Kosovës dhe për ardhmërinë e saj të ndritshme europiane. Kjo gjë u dëshmua këto ditë me agjendën e ngjeshur të politikanëve kosovar në rruzullin tokësor për t`i bindur miqtë e saj se tash është momenti përfundimtar i mëvetësisë dhe krijimit të shtetit më të ri në Ballkan. Kjo periudhë e ngjeshur me ngjarje dhe agjenda të rëndësishme politike qartësoi si miqtë poashtu edhe armiqtë e hapur të Kosovës , ndaj të cilës Kosova në të ardhmen duhet që të mendojë se si të ndërtojë raporte të saja diplomatike me to. Është e vërtet se dallimet në mendime , politika , plane , strategji janë pasuri për shoqërinë njerëzore ashtu siç janë pasuri edhe për shtetet dhe kombet e ndryshme në rruzullin tokësor . Por , ky konstatim teorik a mund të realizohet në praktik si një objektiv i synuar? Si mund që dallimet midis Kosovës dhe Serbisë të jenë pasuri , Kosova të harmonizojë politikat e saja ndaj minoritetit serb duke i dhënë më shumë të drejta sesa i kanë vet në Sërbi , ndërsa Sërbia e ndryshkur dhe shoviniste ende po aplikon një politik të rrept ideologjike ndaj shqiptarëve dhe Kosovës? Këtu nuk kemi të bëjmë me pasurinë që lind prej dallimeve midis dy kombeve , sepse sikur ta konsideronim këtë thënie si të saktë , atëherë pala serbe duhej që të vepronte arsyeshëm dhe përfundimisht të zbuse pozicionin e saj ndaj Kosovës sepse në këtë formë do të përfitojë edhe vet ajo. Në fakt këtu kemi të bëjmë me një diskriminim të hapur politik nga ana e Sërbisë dhe një frikë e saj euforike që po ngjallë në Ballkan. Por , çdo eufori siç ka fillimin e saj , shumë shpejt i vie edhe fundi , po frikësohem , se nga euforia serbe mos po lind një tragjedi donkishotiane në Beogradin zyrtar. Sidoqoftë e drejta është e tillë e mbuluar nëpër histori e cila pret zbuluesit e saj ta nxjerrin në pah.
Në botë ekzistojnë vetëm tri ditë:
-e djeshmja e cila kaloi,
-e sotmja që po e jetojmë &
-e nesërmja që nuk e dimë se a do ta arrijmë. Prandaj është e arsyeshme që këto ditë t`i kalojmë në harmoni të plotë dhe në bashkëjetesë me krijesat tjera në rruzullin tokësor. A ke harruar , filozofi indian Vahiduddin Hani njëherë patë thënë:” Nëse etja për ujë dëshmon në ekzistencën e tij( njeriut) , atëherë edhe etja për drejtësi dëshmon në ekzistencën e tij...” Botës së padrejtë dhe të korruptuar është koha që t`i thuhet stop njëherë e përgjithmonë. Organizimit , mirëqenies ekonomike , stabilitetit politik , social dhe shoqëror duhet t`ia hapim dyert e zemrës sonë.
Pasi mendova se me 17 shkurt 2008 ditë e diel Kuvendi i Kosovës do të shpallë pavarsinë , thash me veten , çka pas pavarsisë dhe si mund të jetë dhe duhet të jetë Kosova në të ardhmen?
- një shtet eksperiment ( si Bolivia , Kolumbia , Venecuela, Etiopia , Eritrea) ku ndikimi i mafias do të jetë në piedestal,
- një shtet i cili do të varet ekonomikisht nga Maqedonia dhe Serbia,
- një shtet kukull vetëm në emër dhe pa ndikim në Ballkan,
Apo ndoshta Kosova nuk duhet të jetë e këtillë , por duhet të synojë që:
- të gjenerojë politika të stabilitetit në Ballkan duke qenë siguri për shqiptarët e Maqedonisë , Malit të Zi , Serbisë, Greqisë,
- të nxisë investimet direkte të huaja dhe logjikën sipërmarrëse brenda vendit që të pavarsohet edhe ekonomikisht nga shtetet fqinje,
- të krijojë një klimë miqësore me të gjitha vendet në rruzullin tokësor,
- të sigurojë tolerancë fetare ndërmjet etniteteve dhe religjoneve të ndryshme,
- të mos diskriminojë asnjë pjesëtar të saj dhe të mos paraqitet e padrejtë në planin e saj diplomatik ( siç po paraqitet Maqedonia) etj.
Të shpresojmë në më të mirën e popullit shqiptar. Ndoshta lutjet e dëshmorëve tanë , nënave të dëshmorëve tanë , përfundimisht janë pranuar te Zoti i botrave. O Zot bekoje popullin tim. Amin!
Shtuar më 16/02/2008, ora 15:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori