Kosova nuk mund të presë!
Pëlqej
Albeu.com
nga Financial Times*, LondërZoti Ahtisari, pritet të të propozojë një pavarësi me kushte, sipas të cilës Kosova fiton një sovranitet de fakto të kufizuar, pa të drejta e plota të një shteti.

Afati ndërkombëtar për çështjen e Kosovës – e vetmja temë e pazgjidhur territoriale e mbetur nga rrënimi i Jugosllavisë – ka nisur të rrëshqasë. Të premten, Marti Ahtisari, i dërguar special i OKB-së për bisedimet e Kosovës, shtyu propozimin e tij deri në vitin 2007, duke braktisur planet sipas të cilave do veprohej para fundit të këtij viti.
Ndërkohë që shtyrja disaditore është e tolerushme, ndonjë shtyrje tjetër më e gjatë do të mund të minojë shpresat për një marrveshje paqësore dhe të ardhmes së ndritur të një prej rajoneve më problematike të Europës. Shumica etnike shqiptare kërkon pavarësinë e provincës, që është drejtuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, kur trupat e NATO-s përzunë jashtë Sllobodan Millosheviçin, ish liderin serb. Por Kosova, mbetet ligjërisht pjesë e Serbisë – dhe serbët insistojnë që të vazhdojë të mbetet kështu.

Zoti Ahtisari, pritet të të propozojë një pavarësi me kushte, sipas të cilës Kosova fiton një sovranitet de fakto të kufizuar, pa të drejta e plota të një shteti. Por edhe kjo do të thotë shumë për shumicën e serbëve. Kështu që ai, e ka shtyrë propozimin e tij pas zgjedhjeve serbe të 21 janarit- nga frika se planet e tij mund të ndezin mbështetjen e ekstremistëve.

Liderët e moderuar serbë, po luajnë për pak më shumë kohë. Taktikat e tyre nuk janë tërësisht të pashpresa. Rusia, aleatja e vjetër e Serbisë, është duke ndjekur një politikë të sigurt në çdo cep, dhe Kosova nuk është një përjashtim.

Moska ka bërë të ditur se e shikon planin e Ahtisarit vetëm si një draft. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara pro pavarësisë, pazaret e vërteta janë në rrugë e sipër. Por ka rreziqe edhe në përcaktimin e shpejtë të statusit. Beogradi mund të trazojë serbët e Kosovës, të shkatërrojë linjat e transportit, - vetëm një mundësi kjo- dhe të provokojë dhunë. Por ata duhet të kuptojnë që vetëm zona me shumicë serbe në veri të Kosovës mund të përfitojë. Komunitetet serbe në jug mund të përballen me izolimin ose më keq.

Gjithsesi, rreziqet e mosveprimit ndërkombëtar janë të mëdha. Shtyrja do të ndalojë shqiptarët etnikë që të marrin përgjegjëitë për të ardhmen e tyre, do të pengojë zhvillimin ekonomik pasi shumë pak kompani do të investojnë në këtë zonë. Dhe, me e keqja nga të gjitha, ajo rrezikon të provokojë një dhunë të re nga shqiptarët etnikë tashmë të irrituar.

Një propozim i shpejtë, mund tu japë liderëve të shqiptarëve etnikë një përfitim politik për të moderuar dhe krijuar ambjentin e nevojshëm për ta, për tu marrë vesh në të ardhmen me serbët e Kosovës dhe me Beogradin.

Propozimi në fjalë, gjithashtu mund të imponojë kushte të ashpra, përfshi edhe praninë e trupave të huaja dhe një mision vëzhgues nga Bashkimi Europian. Serbët lokalë, mund të kenë shumë autonomi nën planet e decentralizimit, Kosova do ta ketë të ndaluar bashkimin me Shqipërinë-pas dere- apo me rajonin shqiptar në Maqedoni. Nuk duhet të ketë asnjë fjalë lidhur me Shqipërinë e Madhe.

Beogradi mund të shpërblehet me lidhje më solide me Bashkimin Europian. Unioni, tashmë përballet me sfida të mëdha në rajon. Ai mund të tregojë se është gati ta ngrejë këtë barrë. Ish Jugosllavia, është shumë afër shtëpisë për tu injoruar.

*Kryeartikull, Londër, 13 Nëntor 2006

Përgatiti në shqip: Alban Tartari, Botuar në Gazetën Start

Shtuar më 13/11/2006, ora 16:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori