Kombi kosovar apo shteti kosovar?
Albeu.com
nga Prof. Dr. Fadil MalokuKoheve të fundit ka marr përmasa kogja alarmuese debati rreth idetitetit kombëtar dhe atij shtetërorë të Kosovës.Ajo që mud të hetohet është se ende nuk është bërë ndojë analizë e thukët shkencore nga perspektiva apo nga këndëvështrimi sociologjik, që e kosiderojë lëmin më kompetente lidhur me këtë problematikë sa të rëndësishme aq edhe të rrezikshme në kohën kur shoqëria Kosovare është duke u ballafaquar me katrahurën e definimit të sajë si shtet normal dhe demokratik i shek.XXI. Për këtë arsye do mundohem të shkoqisë pikat kyqe të këtij debati.
Para se të hyjmë në këtë problem, më duhet të sygjerojë se nuk e kam ndërmend të nisem nga paradigma e njohur popullore ,se : ”nëse një budalla e hedhë një gur në bunar, njëqind të menqur nuk mund ta nxjerrin atë”, por nga nevoja dhe domosdoshmëri e spjegimit të dioptrisë shkencore sociologjike që asjëherë nuk i është bërë atij gjertani në Kosovë. Me fjalë tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si në nivele organizativ si sub-bashkësi ashtu edhe në nivele të identitetit kolektiv si sub-etni) kanë një aftësi cuditshme si të themi të mbijetimit dhe të transformimit edhe në kohërat e sotit. Shembull më të mirë për këtë proces se Amerikën sot për sot nuk kemi. Kur të shikojmë procesin e zhvillimit të shqiptarëve të Kosovës në këto njëqind (pra pas aneksimit që i bëhet nga ana e Serbis në vitin 1912) e fundit, si identitet i ndarë ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndërvarësisë ishte evident gjatë tërë kësajë periudhe, kuptojmë që ky proces “i ndikimit” (më shumë!) dhe “i marrjes” (më pak!) është në të vërtetë pakashum dasht e padasht ne tani një proces i një natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nëse i adresohemi botëkuptimit të sotëm përëndimor mbi kombin) të fillojmë procesin e promovimit të kombeve të reja (!?), ashtu siq po trumbeton dikush për interesa të pa identifikuara akoma.
Në anën tjetër, meqë po i adresohemi dioptrisë shkencore sociologjike lidhur me këtë problematikë shtrohen disa pyetje kujtojë shum të rëndësishme lidhur me këtë proces të “dhënje marrjes shekullore”, pastajë diskursin e “ushtrimit të ndërvarësisë” si edhe procesin e “amalgimit kulturor”? Përgjigja në të gjitha këto pyetje është një JO e madhe?!
Poashtu, duhet vënë edhe një distingsion shkencor në mes asajë që shquhet si etni dhe asajë që shquhet si komb, në mënyrë që të mos krijojmë sterotipin e paqenë për njërin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur kështu nga këto paradispozitat elementare shkencore sociologjike ne më lehtë e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, që sot djallëzisht keqëpërdorën nga jokompetentët për qëllime personale, grupore e klanore. Eshte e dijtur që njerëzit janë krijuar prej një “burri dhe një gruaje dhe ndarjet në fise dhe popuj janë rezultat i parallogarive të ndasisë në njerzë të devotshëm dhe këqinj”.

2.Maks Weber, që konsistohet njëherë për një herë sociologu i parë që ka arritur të jap spjegime tipike sociologjike lidhur me marrëdhëniet e bashkësive etnike, në veprën e tij të njohur “Ekonomia dhe Shoqëria”, diagnostifikon tri entitete kryesore (racën, etninë dhe kombin) që lozin rol të thksuarnë procesin endërtimit të procesit të identitetit. Për Weberin, elementi kryesor që entitetin e racës e dallon nga ai i etnisë është se raca është në një farë mënyre si tërësi historike bazamentin e sajë e gjurmon kryesisht nga preardhja apo etimologjia e vetëvehtës kolektive, gjerësa etnia këtë e bënë në bazë të perspektivës së vetë subjektive. Sa i përket kombit, Weber mendon që edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia është e bazuar kryesisht në të besuarit e jetës së përbashkët, por me një dallim elokuent që kombi si pasion të mvetësuar ka të ngulitur kërkesën për fuqi politike.Eshtë e vërtetë që sot përpjekjet për t’u pajtuar vetëm me një definicion për kombin është absurd i llojit të vetë! Aq më tepër që me definicione të teorisë marksiste e sidomos të asajë staliniste të përkufizohën dhe të spjegohën proceset aktuale moderniste lidhur me këtë kategori tejet dinamike dhe pakashum të spostuar në plan të dytë në rrethanat e ndërtimit të një rendi të ri botëror, apo të një procesi që po identifikohet si proces i globalizimit.
Pra, tentimi që të mbrohet vetëm spjegimi politik mbi kombin qoft edhe ai sociologjik që sot njihet si më kompetenti, në një farë mënyre është e pamjaftueshëm në sorollatjen që disa intelektual Kosovar bëjnë përpjekje për të gjetur formula të reja lidhur me procesin e gjoja formimit të kombit rë ri kosovar në kushtet dhe rrethanat e një procesi të kundërtë që është duke ndodhur në këtë shekull në botë. Ai proces është procesii globalizimit,që në këtë rast nuk është objekt i studimit tonë. Duke iu adresuar këtij procesi të ri që për synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombëtare (sidomos të atyre që kanë probleme dhe dilema rreth historikut të tyre) si identitete (të dëshmuara gjerë tani) më të zhdërvjellëta për të mbijetuar ndjenja e “solidaritetit kolektiv”, kujtojmë që ideja e formimit të identitetit kombëtar të Kosovës apo cilit do identitet te ri sot kombëtar tjetër është në kundërshtim të procesit të idesë së unversalizmit. Por, jo idesë së universalizmit që ka pretendim të unifikojë të gjitha kombet dhe shtetet në një identitet dhe shtet të vetëm, ashtu siq mendojnë edhe disa teoricient të sotëm (Imanuel Wallerstein, psh), por të unversalizmit të vlerave (kuptohet është fjala për ato përëndimore) për të gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme në botë.
3.Në literaturën përëndimore(edhe më saktësisht ate amerikane në Enciklopedinë Amerikane të Grupeve Etnike) shprehja etni (“We are all ethnic) ka pushuar së identifikuari statusit i të huajit dhe sot ai ka të bëjë me të gjitha grupet etnike që atje jetojnë, pa kurrf dallimi as të racës, as të gjinisë, as të përkatësisë fetare e aq më pak të asajë kombëtare. Në literaturën lindore, ky koncept paragjykohet dhe herë herë merr edhe konotime të një stereotipi djallëzues që bëhet pengesë serioze përprocesin e integrimit rajonal dhe atij global.
Dobësia e shkencave të sotme shoqërore, duke përfshi këtu edhe sociologjinë qëndronë në faktin se nuk ka ende ndonjë pajtim apo konzenzus të përbashkët rreth kritereve për të definuar specifikat normuese dhe dalluese të identitetit etnik nga kategorit tjera të identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)në mënyrë që të arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Në këtë drejtim edhe për një kohë të gjatë në shekullin tonë do të fuqizohet edhe më tej identiteti dhe përkatësia etnike e njerzëve, pa marr parasysh trendin e frymës së re globalizuee. Sepse, përse shtrohet pyetja bie fjala njerzit më me ëndje japin përgjigje të këtij tipi:”kur isha ateist” (tash po ndjehem si besimtarë), “kur isha fshatar”(tash po ndjehem si qytetar), “kur isha komunist”( tash po ndjehem si humanist) apo “kur isha nacionalist”(tash po ndjehem si kozmopolist), “kur isha punëtorë krahu”(tash po ndjehem si zotëri),“kur isha ministër”(tash po ndjehem si i pafuqishëm) ,etj. se sa të tipit psh.”derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar)”, “derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat)”, “derisa isha kroat (tashpo ndjehem si boshnjak)”, “derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar)”, etj.?! Për arsye se identiteti etnik nuk është dicka që kavërdiset shpejt dhe leht, por është një proces qindravjeqar që vazhdon të mbijetojë akoma me paradigmën e së kaluarës të tanishmës dhe të ardhmës së përbashkët, për të cilën askund dhe asjëherë nuk është pyetur askush.
4.Shikuar me një dioptëri të kësisojit diskursin e dinamikës së përkatësisë etnike dhe asajë kombëtare, gjykojë që shqiptarët e Kosovës do të duhej të insistonin në ndërtimin e një shoqërie me identitet kombëtar qytetar, por nese aludimi është që Kosova në këtë fazë të emancipimit të vetë duhet të ndërtojë vecantinë e sajë: politike,ekonomike, e shtetërore (por jo edhe etnike dhe kombëntare) , atëherë duhet të fuqizojë identitetin e sajë shtetërore, i cili si domosdoshmëri të vetën do të avansojë vetëvetiu edhe identitetin kombëtar.
Eshtë budallëk dhe naivitet jo vetëm shkencor por parasëgjithash edhe intelektual e sidomos politik, të absolutizosh nevojen dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit kosovar, kur të kihet parasysh që ky proces nuk është as dëshirë e as urdhëresë që bëhet për qejfe dhe inate të dikujt. !? Arsyet janë të shumta, por ne po përmendim njërin i cili për kushtet dhe rrethanat nëpër të cilin po kalojnë pothuajse të gjitha shoqëritë e sotit, është tejet i rëndësishëm e që është identifikuar si tendencë e unifikimit të vlerave, apo proces i globalizimit.
5.Shikuar me dioptrinë sociologjike koncepti i kombit në Ballkan është ende një kategori shoqërore që identifikohet më së shumti me shtetin dhe kompetencat e tij.Të provosh të bësh një distingsion në mes këtyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk është edhe gjithaq lehtë edhe për shkak se ne mes këtyre dy kategorive në rrethanat e një si të themi “vonese historike” të realizimit të synimeve për identitet shtetëror (siq është rasti i Bosnjes, Maqedonisë, Kosovës, etj) nuk egziston ndonje vijë demarkacioni dalluese. Thënë më thjesht, një grup etnik që pakashum bëhet i vetëdijshëm për vetëvehtën e vetë nuk është e thënë të përkufizohet si komb. Në anën tjetër, të shumtën e rasteve është e kuptueshme që prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnisë.
Zakonisht sot në shkencën e sociologjisë bashkëkohore identifikohën disa elemente që e fuqizojnë diskursin e etnisë. :emërimi i përbashkët i “esencës” së bashkësisë: miti mbi prejardhjen e rrënjës së perbashkët : kujtesa e përbashkët për të kaluarën e njohur dhe rinjohur përmes heronjëve dhe ngjarjeve historike: shumësia e elementeve kulturore (duke përfshirë këtu:gjuhën, religjionin, traditën,etnopsikologjinë, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrënjën: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik)
Etnia apo etniciteti, me sa mund të kuptohet me gjuhën e argumenteve sociologjike mund të përkufizohet si grupim shoqërorë që ka të përbashkët ndjenjën e prejardhjes gjenetike, atë të mbamendjes historike, ndërlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjës së solidaritetit të përbashkët në rasttë ndonjë kërcnimi shfarosës. Pra, etnia asocon apo është në koherencë me gjendjen parashtetërore apo parafirmuese sui generis, që kultivon disa karakteristika të përbashkëta siq janë ato: të gjuhës, kulturës, traditës, religjionit.
Eshtë e dijtur shkencorisht se identiteti kombëtar sikurse edhe ai politik i një kombi shpeshëherë ngatrrohen me ndjenjën e patriotizmit, për cka edhe shpeshëherë vihet në dilemë i tërë procesi i formimit të identitetit shtet-komb. Në esencë, patriotizmi dhe identiteti kombëtar dallohën mes vedi aq sa ne dëshirojmë. Identiteti kombëtar, në një mënyrë është një pikëpamje vetanake e një kombi mbi vetëvehtën, pra krijimit dhe kreativitetit të një botëkuptimi dhe imazhi të secilit prej nesh për vetëvehtën tonë. Identiteti kombëtar, është e natyrshme që nuk është dicka i dhënun një herëe përgjithëmonë në historikun e qenësimit të një kombi. Ai në të vërtetë është një zgjedhje, ku secili komb në historinë e vete ka apo disponon me njerzë, ngjarje, etj. që paraqesin një spektër të tërë të qëndrimeve politike, botëkuptimeve dhe bindjeve politike, momente të këndshme dhe të pakëndshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoveniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste ,e etj.
Poashtu, secila periudhë kohore me tërë trashëgiminë e vetë të shumellojët, në një farë mënyrë zgjedhë njerëzit (aktorët historik) dhe ngjarjet mbi të cilët ndërtohet një identitet i caktuar (sot psh. tendencat që identiteti kombëtar të ndërlidhet dhe ndërtohet me kohën dhe emrin e Skenderbeut?!) janë sa e pakuptueshme aq edhe naive në ditët e sotme.
6.Poqese i adresohemi historisë sonë më të re kombëtare shqiptare hetojmë që procesi i formimit të botëkuptimit mbi identitetin shqiptar është mbarësuar më së voni nga gjithë popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historisë dhe rrethanave në tëcilat u gjend ai në kohën e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektivë, kuptojmë edhe arsyet e kësajë vonese të (pa)arsyeshme dhe se interes i vetëm kombëtar i tanishëm i Kosovës është identiteti europian të cilin ne duhet ta ndërtojmë me xhelozinë shumë më të madhe se gjertani.Për ta ilustruar rëndësinë e rolit të identitetit të ri qytetar (europian) Kosovar të shërbehemi me një studim të botuar së voni në The New York Times, mbi «jetën intime«(inner life)amerikane. Anketues, ishin amerikan të përkatësive të ndryshme etnike e racore por me nënshtetësi amerikane, të cilëve u janë parashtruar shumë pyetje lidhur me jetën e tyre private për: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata janë pyetur: A pajtoheni me qëndrimin....” Fakti që jam amerikan (being an American) dëshmon më së miri se kush jam”. Nga të gjithë të anketuarit, 91% prej tyre janë deklaruar se dakordohën me konstatimin e lartëshënuar, që dëshmon mjë fakt që qytetari i sotëm amerikan e cmonë lartë identitetin e tij të qenit pjestarë i kombit amerikan. Gjykojë që edhe qytetari i Kosovës mund të ketë ndonjë dilemë të kësajë natyre, nesër për identitetin (europian) Kosovar?!

(Autori është Sociolog i Globalizmit)
Shtuar më 21/03/2006, ora 09:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori