E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Koha për PAVARESI!
Albeu.com
nga Agim Çeku*Perspektivat për një rajon Ballkanik të qëndrUeshëm, për integrimin në Evropë, nuk kanë qenë kurrë më të mira. Koha është e përshtatshme që komuniteti ndërkombëtar të njohë pavarësinë e Kosovës nga Serbia me të njëjtën rrugë siç bëri edhe Mali i Zi.Me këtë mënyrë Jugosllava e epokës së post – Titos do të shkatërrohet plotësisht dhe pjestarët e mëparshmë të saj do të ndjekin rrugët për t`u antarsuar në BE dhe NATO.
Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë vendimin mbi shtetësinë e Kosovës. Ne e kemi fituar më shumë se legalisht pavarsinë tonë, pasi Serbia ka humbur të drejtat të ushtrojë sovranitet mbi ne dy herë në histori. Së pari, kur dhunoi kushtetutën e saj dhe me njëanshmërinë e saj mohoi autonominë e Kosovës më 1989 pa pëlqimin dhe miratimin e 8 shteteve të tjera të unionit federal, duke përfshirë dhe Kosovën, për të ndryshuar statusin ligjor të një prej republikave të saj. Së dyti, më 1998 – 1999 u angazhua duke ndërmarrë një fushatë sistematike etnike për spastrimin e popullsisë Shqiptare, duke shkatërruar kulturën e trashëguar, të drejtat e mijëra jetëve. Për më tepër, është dëshira e popullit të Kosovës për të qenë një shtet I pavarur dhe sovran, ashtu siç e ka shprehur në referendumin e vitit 1992. Dhe këta sigurisht që do ta konfirmojnë edhe njëherë dëshirën për pavarsi nëse u jipet edhe një shans.
Duhet të dëgjohet zëri i popullit të Kosovës nëse duam që të jetë funsionale, e qetë dhe e sigurtë për familjen Evropiane.
Është e papranueshme për Kosovarët mbajtja nën kontrollin ndërkombëtarët për një kohë të gjatë. Provinca ka 7 vjetë që jeton me këtë kontroll, me rregullat hibride të protektoratit ndërkombëtar me institucione vetë – qeverisjeje. Një modifikim I thjeshtë I statusit, siç është zëvendësimi I misionit të Kombeve të Bashkuara me equivalentin e tij të BE-së, padyshim nuk është një mjet për stabilizimin e vendit. Duke vazhduar ky status "tranzicion permanent" vetëm mund të dobësojë legjimitetin e autoriteteve lokale. Gjithashtu mbështetja ndërkombëtare, këshillimi dhe monitorimi janë të mirëpritura, dhe prezenca e NATO-s jep siguri, dhe vetëm sovranitet të plotë do të mundësojë qeverinë e Kosovës të drejtojë vendin në një të ardhme më të mirë.
Shteti është gjithashtu i parakusht I domosdoshëm për zhvillimet ekonomike, veçanërisht për një rajon që ka dalë nga dekadat e komunizmit dhe e rrënuar nga luftrat. "Misteri I Kapitalit" duke përdorur fjalët e Hernando Sotos, nuk është një mister për të gjithë ne. Ne e dimë shumë mirë se pa një sistem të drejtash fuksionale nuk mund të ketë zhvillim të tregut. Por pa sovranitet, ne nuk mund të vendosim këtë sistem. Pa sovranitet, dhënia e burimeve tona do të vazhdojë të jetë më pak I frytshëm. Shitja e aseteve tona publike ka qenë e bllokuar për vite me rradhë në sajë të influencës Sërbe mbi agjensitë ndërkombëtare të ngarkuar me kryerjen e proçesit të privatizimit. Përfundimisht privatizimi u hoq, pasi vazhdimi i tij mbahej në besim jashtë Kosovës sepse mbetet i pazgjidhur problemi i statusit të vendit. Dhe 7 vjet pas luftës, një nga asetet tona më të mëdha, kompleksi i minierave të Trepcës, nuk mund të shfytëzohet në sajë të një ngatërrese të konkurencës së pronës, me milliona borxhe të kreditorve të huaj, dhe mosdashja e Serbisë për t`ia kënë atë Kosovës.
Kosova ka një mënyrë të arsyeshme të mirë-zhvilimit të sektorit financiar, një sistem të mirë taksash me përqindje të ulët dhe me rregulla të thjeshta, të ardhura për shendetin, dhe një regjim liberal të tregtisë. Por ka nevojë për sovranitet që të nxisë investimet e huaja dhe të krijojë alternativa të mundshme për të mirën e vendit.
Skeptikët që dyshojnë se sovraniteti i Kosovës do të krijojë një rajon të sigurtë dhe të qëndrueshëm mbështeten në këto argumenta. Për shembull, ata pretendojnë se pavarsia e Kosovës do të rrezikojë sigurinë në rajon duke hapur ide separatiste të Pandorës. Pavarsia e Kosovës, mund të jetë një preteks, jo preçedent për lëvizjet e tjera separatiste. Asnjë grup tjetër etnik nuk e ka bërë çështje të lartë vetëvendosjen, dhe si asnjë minoritet në rajon ka nevojë për mbrojtje nga një shtet shtypës.
Dhe nuk është e nvojshme të shqetësohen për grupet që do të bëhen minoritete me pavarsinë e Kosovës. Të gjitha problemet e pazgjidhura të minoriteteve zënë një vend të gjerë në axhendën e qeverisë sime. Kemi përmirësuar rrjetin e transportit publik në komunitetet minoritare, kemi finacuar midiat minoritare, s`kemi toleruar për krimet dhe shpërndarë milliona euro rikonstrusionojnë pronën private dhe vendet fetare. Qeveria po përpiqet të marrë besimin e këtyre minoriteteve, në rradhë të parë Serbëve, që besojnë se nuk do kenë asnjë të drejtë në Kosovën e pavarur. Ne jemi të hapur për dilagje interetnike, dhe kemi përparuar me komunitete e Rumëve, Egjiptianëve, Boshnjakëve, Turqve. Ndjejmë keqardhje që miniriteti Serb vazhdon të refuzojë ofertat tona dhe të bojkotojë iniciativat bashkuese, siç është parlamenti, ku kanë një përfaqësim të pavarur të 21 antarëve të saj. Kosova u ka ofruar Serbëve lëshime të mëdha, duke përfshirë edhe një plan decentralizues që garanton qytet vetëqeverisës autonom me shumicë Serbë. Megjithatë, Beogradi nuk është I kënaqur me këtë ofertë. Nuk është e interesuar në degradimin. Më mirë, ajo mbron disa forma të kantonizimit për të gërryer sovranitetin e Kosovës. Për të justifikuar këtë pozicion, lidershipi Serb ka shpresuar në teknikat e vjetra të frikës, duke shpërndarë keqinformime rreth Serbëve se do të jenë do të jenë viktimat e dhuneve etnike. Realiteti është se statistikat e krimit ne Kosovë për çerekun e parë të vitit shikohet se ka një ulje në krimet me motive etnike. Kur Prishtina fokusohet për të zgjidhur problemet e popullsisë, Beogradi është i preokupuar me pretendimet territoriale. Një Kosovë sovrane mund të luajë vetëm një rol pozitiv në rajonin e Gjerë Ballkanik. Duam bashkëpunimin me vendet e tjera, brenda strukturave të BE-së dhe NATO-s. Shqipëria, e cila me Kosovën ndajnë një histori, kulturë dhe gjuhë të përbashkët është partnerja jonë natyrale. Dhe mund të jetë edhe Serbia nëse zgjedh të bashkëpunojë.
(Botuar në Wall Street Journal)
*Agim Çeku është Kryeministër i Kosovës.
Përktheu: Genti Çekrezi, Gazeta Start
Shtuar më 10/06/2006, ora 12:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori