Kali "modern" grek i Trojes ne Tirane
Albeu.com
nga: Valon KurtishiGazeta Panorama datë 14.08.09 (e premte), ka botuar në faqen 14 të saj një shkrim të ish ministrit “grek” të punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta në qeverinë Berisha, Kosta Barka, me titull “Shqipëria europiane dhe roli i minoritetit grek”. Ky Kosta Barka është një qytetar shqiptar i prefekturës së Vlorës, i cili e mban veten për grek etnik.Duke qenë një atdhemohues i tillë në Shqipëri je i privilegjuar deri në ekstremin më absurd të mundshëm të kësaj fjale. Përndryshe një i afërm i këtij Kostës me emrin Panajot Barka është shovinist i njohur grek dhe falsifikues i historisë kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi dhe Himarës shqiptare në veçanti. Nuk mund të haroj kurrë ballafaqimin e para ca vitesh të Prof.Dr. Pëllumb Xhufit me këtë Panajotin në një debat televiziv. Historiani i shquar Xhufi prezantonte argumente e fakte të shumta shkencore në lidhje me të kaluarën aspak të mirë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, kurse ky Panajot Barka ishte kapur si popi pas kryqit për një palodokument grek të falsifikuar të quajtur “Protokolli i Korfuzit” dhe gati sa nuk i binte të fikët nga shkuma që i rridhte gojës duke mbrojtur idenë terroriste greke të Vorio-Epirit. Duke e ndjekur këtë tragjikomedi të këtij “greku etnik shqiptar” sesi mu kujtuan historianët serbë në TV Beogradin e viteve 1985-99, kur ngjashëm si Panajot Barka me fytyra të skuqura dhe me falsifikate nëpër duar mbronin Vorio- Epiret e tyre të imagjinuara nën “pushtimet e huaja” në Kroaci, Bosnjë apo Kosovë. Shpirti mu dridh e trupi mu renqeth kur kujtova pasojat dhe viktimat e mëvonshme shqiptare, boshnjake e kroate të atyre maskaradave televizive me dokumente të rreme, eshtrash princash mesjetarë e kishash tw “vjetra” ortodokse greke apo serbe në Kosovë e në jug të Shqipërisë.
Pra, nga kësi lloj familjesh pa integritet njerëzor dhe nga këto ambiente apatride dhe antikombëtare rjedh “greku europian i qeverisë shqiptare”, Kosta Barka.
As që kam dashur të reagoj ndaj karaktereve të tilla, pasi i kam parë me një përçmim dhe neveri të thellë metamorfozat e tyre etno-fetare të kushtëzuara nga interesa ditore materiale. Personat e tillë që ndryshojnë kombësi, emra e mbiemra personalë, identitet, fe e çka jo vetëm për një pension mujor nuk më janë dukur si qenie humane të denja me të cilët mund të debatohet. Megjithatë më intrigoi mënyra djallëzore dhe bizantine e përpilimit të tekstit së nga ky subhuman që më shtyu të shkruaj këto radhë.
Kosta Barka e ka filluar shkrimin e tij me një gënjeshtër të madhe tipike bizantine për “shembujt e shkëlqyer të mirëkuptimit, sakrificës dhe bashkëjetesës së ndërsjellë” të popujve shqiptarë e grekë nga e kaluara. Shqiptarët e kanë pësuar tradicionalisht prej grekëve që nga kohërat antike të para erës së re e vazhdojnë ta pësojnë akoma sot më 2009. Duke filluar me kolonizimet dhe agresionet e grekëve të hershëm e duke vazhduar me albanotoktosët (shqiptar vrasësit mesjetarë grekë) dhe antishqiptarët e tjerë patologjikë të Bizantit. Duke u nisur nga terroristët me raso prifti si Kozma Etoliani të shekullit të XVII e duke mbërritur tek Napoleones Zervas dhe gjeneral Plastiras i 1944-45. Duke filluar nga sulmet e armatosura greke të pasluftës së II botërore e duke ardhur te planet shumë publike e transparente parlamentare për gjunjëzim të Shqipërisë nga Micotakis apo mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Karamnalis sot, grekët dhe Greqia janë në pararojë të antishqiptarizmit në Ballkan. Është e gjatë, shumë e gjatë lista e sulmeve dhe padrejtësive greke ndaj shqiptarëve e Shqipërisë. Ajo është një listë e mbushur me gjenocid, etnocid, kulturocid, asimilime të dhunshme kulturore, vrasje masive, masakra, përdhunime, okupime klasike të territoreve shqiptare, plaçkitje të të mirave materiale, manipulime dhe falsifikime historike, sulme diplomatike, manipulime fetare, fundamentalizma fetarë, uzurpime kishash ortodokse shqiptare, pretendime territoriale, etj..etj..etj. Ajo është një kalvar i pafundmë i vuajtjeve të shqiptarëve fisnikë europianë në duart e grekëve terroristë e shovinistë aziatikë, i cili nuk mund të përshkruhet as në miliona faqe librash e vëllimesh të shkruara dhe i cili për nga tmerri e egërsia mund të krahasohet vetëm me holokaustin e hebrenjve.
Ai “vullneti i Athinës zyrtare për të lehtësuar procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë” për të cilin flet Barka në vazhdim, nuk është gjë tjetër pos një eufemizëm tipik bizantin për të mbuluar pikërisht të kundërtën, qëndrimin e paprecedentë bllokues të Greqisë për të gjitha proceset integruese të Shqipërisë në çdo institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.
Greqia duket sikur kohëve të fundit është zbutur paksa në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, por kjo e ka shpjegimin dhe gjithashtu edhe çmimin e vet të rëndë për Shqipërinë. Greqia po demaskohet gjithmonë e më shumë në sytë e botës si shteti më nacionalist dhe problematik i Europës juglindore. Edhe durimi i aleatëve amerikanë e europianë të Greqisë është duke marrë fund. Greqia e bllokoi IRJM në Bukuresht përkundër dëshirës së shprehur qartë të departamentit amerikan të shtetit për anëtarësim të saj në NATO. Për më tepër u përpoq që me një gurë të vrasë dy zogj. Pak ditë para samitit të Bukureshtit nëpërmjet kanaleve e lidhjeve të fuqishme diplomatike që i posedon, nxori fjalë për një anëtarësim të mundshëm vetëm të Kroacisë në NATO. Pasi Shqipëria nuk plotësoka disa kushte teknike, kurse Maqedonia dihet se nuk ndryshon emrin. Për këto arsye sipas grekëve është më mirë që këto dy shtete ballkanike të anëtarësohen në aleancë në paketë dhe pak më vonë. Por presidenti Bush me lobingun e tij “pozitiv”ua shkatërroi këto iluzione të pista. Tash së fundi dhe vetëm pasi morri goditjen e radhës nga BE me heqjen e vizave për Maqedoninë pa kushtëzuar ndryshimin e emrit, Greqia bën sikur e përkrah Shqipërinë në procesin eurointegrues të saj. Po Shqipërisë nuk i duhet fare ndihma e Greqisë në këtë proces. Greqia vetëm le te mos bllokojë fqinjët e vet siç e ka bërë traditë të veprojë që nga viti i zi 1821 kur ky popull shovinist doli në hartën politike të botes si shtet i pavarur.
Barka ka lavdëruar qëndrimin e qeverisë shqiptare në një sërë çështjesh si që janë hapja e shkollave në gjuhën greke; nënshkrimi i marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftë për pushtimin e sa më shumë territori shqiptar; përshëndetja e dyshtetësisë dhe investimet e shumta e të çuditshme të qeverisë në infrastrukturën e zonës së Dropullit. Madje Barka kur thotë se citojmë “Padyshim, që qeveria shqiptare nuk i ka bërë të gjitha”, e tregon edhe njëherë mendësinë tipike maksimaliste greke, sa që duket qartë se është e kotë tu bësh lëshime këtyre bizantinëve. Këta nuk do ndalen së kërkuari dhe shantazhuari derisa Shqipëria të zhduket krejtësisht nga faqja e dheut. Këta nuk e kanë hallin te minoriteti i papërfillshëm prej 0,5% grek apo kjo shkollë e ai kanalizim në “zonat minoritare”. Këta duan ta shkatërrojnë Shqipërinë. Kjo është ëndrra e tyre.
Autori i shkrimit në fjalë nuk meret fare me çështjen e shkollave shqipe për fëmijët e 1 milionë emigrantëve shqiptarë në Greqi, çështjes së krahinës shqiptare të Çamërisë; çështjes së 300.000 mijë refugjateve çamë në Shqipëri dhe qyteteve e fshatrave të shkatërruara të tyre në vendlindje; çështjes së varrezave masive të shqiptarëve të masakruar nga ushtria dhe policia greke gjatë periudhës 1912-1944/45; çështjes me shkollat shqipe dhe me “zonat minoritare” të dy milionë arvanitasve në Greqi; çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës; çështjes se kufirit në det; e shumë çështje tjera ku Greqia i shkel haptas me të dyja këmbët të gjitha konventat dhe standardet ndërkombëtare për liritë e njeriut dhe praktikat e reciprocitetit në marrëdhëniet bilaterale.
Nga ana tjetër Barka nuk ka nguruar aspak të shantazhojë brenda radhëve të po të njëjtit shkrim qeverinë ku ka bërë pjesë dhe opinionin publik shqiptar me pengun tradicional grek të emigrantëve shqiptarë atje, e që shihet qartazi te fjalia “Janë rreth 1/4 e popullsisë, emigrantët shqiptarë që e shikojnë Greqinë si vendin e të ardhmes së fëmijëve të tyre”.
Kjo fjali është një kërcënim direkt drejtuar qeverisë shqiptare, se nëse nuk tolerohet edhe mëtutje greqizimi i Shqipërisë duke hapur shkolla greke aty ku nuk ka asnjë grek; nëse nuk lejohet ndërtimi i “kishave” greke aty ku nuk ka asnjë grek etnik, nëse nuk lejohet vazhdimi i ndërtimit të varreve të “ushtarëve” greke që luftuan për Vorio Epirin të mbushura me eshtrat e fëmijëve e pleqve shqiptar, atëherë ne e kemi në dorë ¼ e popullsisë së Shqipërisë dhe ua kthejmë këtu me anë të “fshesave” të reja në të ardhmen. Kosta Barkës i është hapur oreksi aq shumë saqë shprehet në mënyrë halucinante për zgjedhësit e tij grekë në gjithë “bregdetin e jugut të Shqipërisë”.
Është koha e fundit që partitë politike shqiptare të nxjerrin konkluzat dhe përfundimet e duhura nga gjithë ky skenar ekstremist grek në vendin tonë. Qeveria shqiptare tu ngushtojë hapësirat për veprim këtyre manipulatorëve e falsifikatorëve te rëndomtë shovinistë që i paguan Athina zyrtare. Kërkesa për përfaqësim të drejtë të të a.q “minoritet grek” në institucionet shtetërore është krejtësisht e pabazë, pasi personat që e mbajnë veten për grekë janë të mbipërfaqësuar në administratën publike shqiptare.
Për fund. Realiteti i ri në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve si dhe mes dy shteteve tona, nuk prodhohet me nënshtrim dhe servilizëm të pështirë e antikombëtar të palës shqiptare. Shqiptarët gjithmonë e më shumë janë duke u forcuar dhe stabilizuar si ekonomikisht ashtu edhe politikisht në Ballkan. Këtë e di shumë mirë Kosta Barka. Këtë e kupton shumë mirë si qeveria shqiptare ashtu edhe opinioni publik shqiptar në përgjithësi. Të gjithë e presim me padurim anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE dhe pastaj do ti shpalosim intencat tona të vërteta e demokratike.
Shtuar më 16/08/2009, ora 06:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori