Jankullovska e madhe, perballe Rexhepit te vogel
Albeu.com
nga Fejzi HAJDARIPosti kryeministër i Kosovës, ndoshta nuk ngrenë shumë peshë në Mitrovicën Veriore, mirëpo, tek shqiptarët e Maqedonisë, e ka peshën e njëjtë, sikurse për shqiptarët e Mitrovicës Jugore, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, apo ndonjë qyteti tjetër të Kosovës.
Peshën dhe autoritetin e këtillë tek shqiptarët e Maqedonisë, ky post e ka pasur edhe në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Bajram Rexhepi. Simpatitë e shqiptarëve të Maqedonisë nuk u humbën edhe në kohën kur Rexhepi, u shkarkua nga posti i kryeministrit, por edhe në kohën kur fitoi në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

Mirëpo, i njëjti Bajram Rexhep, duke i qëndruara në besë kryepolices maqedonase, u ngrit në ora 5 të mëngjesit, për të mbërri me kohë në takimin te ministrja shtatshkurtër maqedonase.

Me këtë rast, ai shkaktoi revoltë të madhe tek popullata shqiptare në Maqedoni dhe nxiti disa pyetje, të cilat në shikim të parë duken të lehta, por përgjigjet e tyre gjithsesi se janë të rënda.

Çka ju nevojit Rexhepit të vijë me “flamur të bardhë” në Shkup, gjegjësisht në “raport tek kryepolicja Jankullovska”, siç komentuan shumica e mediave maqedonase?

Çfarë faktori është Maqedonia, që një ish kryeministër i Republikës së Kosovës, aktualisht në cilësinë e ministrit të Brendshëm, të zbarkojë nga Prishtina në Shkup me pantallona të lëshuara gjegjësisht të bëjë punën e postierit, për të marrë një listë me emra të kriminelëve të dyshuar?

A ka pasur rast Rexhepi t’i lexojë tekstet e gazetarëve maqedonas, të cilët i kanë transmetuar fjalët e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe policor maqedonas, se “shqiptarët vetëm me shurrë mund t’i ngulfasin maqedonasit, e lëre më t’i mposhtin me luftë”? Prej ku buron ky respekt kaq i madh i zotit Rexhepi, për një shtet me emër të kontestuar nga të gjitha shtetet fqinje (përjashto shtetin shqiptar), që përbëhet nga një popullatë shumicë me identitet, fe dhe histori të kontestuar ?

A nuk e din Bajram Rexhepi, se shqiptarët e Maqedonisë, jo më larg se në vitin 2001 shumë lehtë dhe me gjysmë force e mposhtën policinë maqedonase? Jo vetëm që e mposhtën, por edhe e poshtëruan. Dhe, po të mos ishte ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare, mposhtja do të ishte shumë më e madhe.

Janë këto pyetjet të cilat e preokupojnë opinionin e këtushëm, e të cilave Rexhepi nuk arriti t’u japë përgjigje të bindshme, në paraqitjen e parë, që e pati në televizionin publik të Kosovës (RTK), pas kthimit nga Shkupi.

Bajram Rexhepi më mirë se të gjithë ne duhet ta dijë se aksionet e fundit të policisë maqedonase nuk janë dëshmi për gatishmërinë e tyre të lartë, por rezultat i përcaktimit të shqiptarëve për të mos destabilizuar Maqedoninë dhe për t’i dhënë edhe një alibi

kreut shtetëror për të zvarritë procesin eurointegrues.

Ne e dimë se Bajram Rexhepi, e dinë se aksionet në fjalë janë të montuara, dhe assesi aksione të suksesshme. Për këtë arsye ende nuk e kemi të qartë se pse zotit Rexhepi ju nevojit një gafë e këtillë? Assesi nuk mund të besojmë se shtrëngimi i dorës së Jankullovskës, të ketë qenë aq i fortë, sa ta frikojë ministrin kosovar Rexhepi.

Për shije (gusto) nuk diskutohet, mirëpo, është pak e besueshme se shtrëngimi i dorës së Jankullovskës, mund të eksitojë një ministër simpatik, si Rexhepi.

Prandaj, na mbetet vetëm ta lusim Zotin: “inshalla nuk e ka kapluar kompleksi i inferioritetit, që i ka kapluar politikanët e këtushëm shqiptarë, madje edhe më gjërë”. Kompleks ky, për për mbjelljen e të cilit, maqedonasit nuk kanë hezituar të paguajnë edhe miliona. Por, dorën në zemër, në të shumtën e rasteve edhe iu ka shkrepur!. (lajm)
Shtuar më 17/05/2010, ora 16:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori