Të pakuptueshmit!
nga Iljasa Salihu
Pellgu përditë vazhdon të thellohet. Për aq sa thellohet aq mbushet edhe me ujë. Sikur të jetë ky ujë drejtpërdrejtë prej lartë, në formë shiu, mirë do të ishte. Ky pellg po mbushet, kryesorja po shohim diçka të lëngët seç rrjedhë në përroskën që mundëson furnizimin e këtij pellgu. Pasi i tëri të jetë mbushur, krejt beftë u pamundësua pamja përtej ujit, mundësi kjo tejet e mirë për fshehjen e përmbajtjes së shkëmbinjëve nënujorë. Edhe pse natyrshmëria e ujit është e tejdukshme, sërish fundi i këtij pellgu nuk mund të shihet, paçka se ky është i mbushur me ujë. Me ujë! Sigurisht që po. Po çfarë uji se? Ujë i përzier me atë lloj elementi që njeriu pasi ta nxjerr prej barkut mund të lirohet. Në këtë rast, prania e pellgut flet për mospraninë e kanalizimit, ku ujërat e zeza do të lundronin dhe pushonin natyrshëm në këtë pellg të panatyrshëm për të tilla gjëra.

Kryeministri i Maqedonisë i kritikuar shumë prej opozistës, sfidoi edhe një betejë të radhës kundrejt partisë shqiptare përfaqësuese në qeveri. Pas kësaj mbijetese, ky mbërriti edhe më tej të forcohet, ngase siç thotë edhe populli, ai që goditet rëndë në boshtin kurrizor dhe ia del shëndosh e mbar kësaj goditje, ai do të forcohet e skalitet edhe më shumë. Tashmë Kryeministri është shumë më i fortë, ngase edhe për të satën herë sfidoi atë që lehtas me një populizëm të rrejshëm patriotik mashtroi një popull të tërë. Kryeministri sërish i tha ato që edhe më parë i kishte thënë. Ai dëshiroi vetëm nderim të mbrojtësve maqedonas dhe ulje të dinjitetit të luftëtarëve shqiptar. Ai mëtoi kompensim të njëanshëm dhe përbuzje të shumanshme të shqiptarëve. Ky harron se të jesh kryeministër do të thotë t’i përfaqësosh drejtë të gjithë qytetarët e vendit. Normalisht ky sillet kështu, ngaqë bashkëshortja e koalicionit vijon ta dashuron atë zjarrshëm, mbase edhe atëherë kur ky ta ketë mbërritur maratonën e tradhëtisë me femra tjera. Edhe më keq. Këta “bashkëshortë” para kamerave zihen e sa nuk rrihen dhe pastaj në ndonjë skaj që nuk shihen përzemërsisht zgërdhihen. Por këtij teatri vërtetë po ia shohin sherrin qytetarët e këtij vendi. Ata nuk po mbërrijnë ta kuptojnë lojën e tyre dhe si rrjedhojë e të besuarit dhe të ndikuarit verbërisht, nëpër autobuse e nëpër kafene po rrihen, po theren e mund edhe të vriten.

Shpërlarja e rradhës e trurit duket të jetë ngritja e përmendoreve, sidomos një pluhur i hirtë është ngritur me rastin e prurjes së Hasan Prishtinës në Shkup, sepse atëkohë kur maqedonasit qendrën e Shkupin e trajtësuan në një muze të pështirë, ku të krijohej përshtypja se ky truall qenka në fazën e zbulimit të varrezave të vjetra, shqiptarët në pushtet nuk reaguan, aq më keq atij projekti kundërnjerëzor i dhanë dritë të gjelbër në shkëmbim të tre figurave shqiptare, emrat e dy figurave të cilët vërtetë nuk paraqisnin asnjëfarë problemi për atë mozaik figurash maqedonase dhe të kontestuar shumë figura prej vetë maqedonasve si figura bullgare. Ngirtja e përmendoreve çdo ditë e më tepër forcon mendimin se shqiptarët dhe muslimanët duan t’i ngjasojnë të tjetër, qoftë edhe nësa ata përbirohen në vrimën e hardhucit. Fillimisht si musliman e kemi rreptësisht të ndaluar t’i ngrisim dikujt shtatore, aq më keq që edhe ai për të cilin ngritet përmendore i përkiste fesë islame. Këtë mal që hidhëron Krijuesin tonë, Izet Mexhidi, një musliman edhe praktikues i kësaj feje (unë kështu kam dëgjuar dhe për këtë vërtetë më vjen mirë) me një veprim të tillë duket se krenohet. Krenohen edhe disa që shqiptojnë shehadet e falen pesë herë në ditë. Ka pak prej atyre hoxhallarëve që këtë bjeshkë çmendurish e kritikojnë haptas dhe drejtpërdrejtë. Këta harrojnë se Muhamedi alejhi selam putat i shkatërrojë, edhe pse lloji i këtyre putave drejtpërdrejtë nuk adhurohet, porse mundësia për një gjë të tillë në një të ardhme të afërt ekziston. Nesër Krijuesi ynë, prej ndërtuesit dhe përkrahësve të këtyre ideve që mund t’i dhurojnë një palë ski për të rrëshqitur lehtas në oazën e mosbesimit, do të kërkon që këtyre shtatorëve t’i jepet shpirt. Padyshim se askush nuk do të mundte! Përmes ngritjes së shtatorëve assesi nuk i nderojmë të vdekurit, ata që vërtetë kontribuan për të mirën e shoqërisë sonë, as nuk e begatojmë historiografinë tonë, ngase ajo që ka ndodhur nuk ka pasur mundësi të mos ndodhte dhe prej historianëve tanë kërkohet të jenë vetëm shkenctar të drejtë dhe kështu dinjitetshëm do ta mbronin çështjen tonë, pa harxhuar para për përmendore, ngase edhe ashtu të gjithë veprimtarët vepërmirë nuk do të mund t’i ngurtësonin në përmendore.

Përkundrazi, ata që dikur burrërisht lëvizën dhe nuk lejuan që të glasohen prej një zogu të thjehtë, sot padrejtësisht dhe me padëshirën e tyre një gjë të tillë zogut lehtas ia mundësuan. Ana tjetër e monedhës është se qeveritarët këta mëtojnë t’i përdorin si mburojë e të pabërave të tyre. Ata të cilët vërtetë u dergjën në këtë kohë dhe pasi shkuan kurban së fundmi askush nuk shprehu vullnet që të përkujdeset financiarisht dhe moralisht për familjet e tyre.

Si rrjedhojë e ujërave të zeza, brendësia e pellgut është trajtësuar në një arenë të fshehtë ku vetëm pasi të gurgullojë trishtueshëm uji prej brenda mund të kuptojmë se diçka nuk është në rregull atje, edhe pse një e kuptuar e tillë do të jetë vonë, ngase gurgullima e ujit do të jetë vula e veprimit të mëtutjeshëm namkeq, viktima të së cilës do të jenë ata që habitshëm sodisnin pellgun përplot pleh.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com