Ikona e brazilit: Messi dhe Cristiano nuk mund të krahasohen me “Fenomenin”

Carlos nuk ka asnjë dyshim se emra si Ronaldo, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi janë lojtarët më të mirë në histori.

Megjithatë, ish mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit, Carlos, thotë se R9 ishte unik dhe Messi e CR7 nuk mund të krahasohen me të.

“Ronaldo u dallua në stërvitje. Ai ishte më i miri. Nuk do të ketë një tjetër si Ronaldo Fenomeni”, ka thënë Carlos për ‘Goal’.

“Jo Neymar, jo Messi, jo Cristiano – Ronaldo është unik”, shtoi ai.

“Mendoj se në gjeneratën tonë ishte më vështirë të shënoje gola. Ishte lojë më fizike dhe sulmuesit ishin më pak të mbrojtur. Por, Ronaldo mund të bënte gjithçka”, tha mes të tjerash Carlos.

Një pjesë të madhe të karrierës, Ronaldo dhe Carlos e kanë kaluar duke qenë shokë skuadre.


Shtuar 18.05.2020 10:03