Për kë i gjithë ky pluhur?
nga Iljasa Salihu


Ata që sot shpallin heronj dhe tradhëtar të vendit, natyrshëm në 200 vjetorin e mëvetësisë së shpalljes së Shqipërisë, do të jenë në thumb të njëjtë të kësaj shoshe, ngase një kultivimi të tillë besnikërisht janë duke i paraprirë. Në këtë përvjetor janë hapur flegrat për shtetarët dhe udhëheqësit tanë. Spikama e gjithë kësaj piskame është se cili paska dhënë mund më shumë për këta shqiptar dhe cili më shumë ia paska dalë të bëjë për këtë Shqipëri. Njëri thotë se është vetëm Ismail Qemali, tjetri thotë se është edhe Fan Noli, pastaj tjetri thotë, duke u mospajtuar asnjëri me tjetrin, Ahmed Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Arben Xhaferi, Menduh Thaçi, Ali Ahmeti, Bardhyl Mahmuti, Hysni Shaqiri, Nevzad Halili, Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Albin Kurti, Kreshnik Spahiu e shumë të tjerë. Kush prej tyre ishte drejtpërdrejt i futur në pushtet e kush ishte në opozitë që mëtonin e emëtojnë ta marrin në dorë timon e këtij shteti dhe të kësaj shoqërie. Ndërsa në anën tjetër shoh seç dërdëllisin shoqëria e shkretë për këta, duke u munduar që ta epërsojnë njërin kundrejt tjetrit, apo t’ia cilësojnë të mirat vetëm njërit dhe t’ia fundosin të gjitha tjetrit.
Fjala bie, nëse është zogist, fletë për Zogun si njeri i mirë, duke thënë se ka pasur edhe të këqija, por ai për të mirën tonë këtë e këtë e ka bërë dhe posa të filloi të fletë për Enverin nuk lë gjë të keqe pa thënë. Ndërsa nëse është me Enverin, mundohet me çdo kusht që edhe prej pleshtit të gjejë dhjamë, duke ia qëmtuar vetëm të mirat atij dhe posa të filloj shtjellimi i Zogut nuk lë gjë të keqe pa thënë dhe kështu me radhë. Ky koncept i të menduarit dhe i të vlerësuarit vlenë për të gjithë ata që patën fatin të jenë në kulm të pushtetit apo në dysheme të shtetit.
Harrojnë se të gjithë këta të lartpërmendur, me përjashtime të vogla, pushtetin e shfrytëzuan shumë më shumë për nam, pasuri të bymyer, vrasje ideologjike e politike, shkërmoqje të moralit duke baltosur fillimisht fenë, kultivim të korrupsionit e të ngjashme dhe shumë pak bërën për këtë Shqipëri e për këta shqiptar. Nëse themi se sot Shqipëria dallon shumë prej para 100 vjetëve, ne themi se është e vërtetë, por mos harroni se këta të naltcekur morën për vete dhe klanet e tyre prej zhvillimit të përgjithshëm nëntë hise dhe vetëm gjysëm lanë për popullin dhe gjysmën tjetër e shpallën si të humbur dhe të dyshimt, për të pasur kështu punë me luftën kundër korrupsionit. Ndaj o vëllezër, kujdes se për kë ziheni, se për Zotin, nesër do të përgjigjeni para Allahut se përse ngjallët dhe kultivuat këta të mykur, kuptohet me përjashtime të vogla!

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian