Nëse ti sonte gjuan!
nga Iljasa Salihu

Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e virtytit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". (Aristoteli)


Nderimi më i mirë që mund t’i bëhej të rënëve dhe të rëneve shqiptarë, nënave që i ka marr malli shumë edhe për erën e bijve të tyre dhe atyre që kanë pasur fatin vetë t’i dëgjojnë ato kërcëllime që mund ta pëlcisnin edhe timpanin e veshit, do të ishte heshtja mortore, ngjashëm si heshtja e dikurshme që të ikurit prej lufte e manifestonin gjithandej ku mbretëronte paqja, edhe atë, kur të tjerët në valën e luftës dergjeshin e trandeshin prej të shtënave çmeritëse.
Nëse ti gjuan sonte, me këtë tregon se nuk të dhimbset ajo nënë që gjuajtjet e tua ia përkujtojnë djalin e vrarë.
Nëse ti gjuan sonte, do t’ia përkujtosh jehonën e trishtuar atyre të cilët ishin në valën e asaj uturime të zgjatur që zakonshëm shoqërohej me ndonjë kumt për vrasjen e ndonjë trimi.
Nëse ti gjuan sonte, do t’i kumtosh të varfërve shpërdorim ekonomik dhe egoizëm social, ngase në vend se t’ia dhurosh ndonjë supë të ngrohtë atyre në këto ditë të ftohta, ti harxhon me qindra supa, duke gjuajtur përpjetë, thuajse mëton ta frikësosh edhe qiellin.
Nëse ti gjuan sonte, ke rënë në kurthin e përqafimit të identitetit kozmopolit, ngase me këtë do të shkrish gjithçka nga vetja, vetëm që tjetri të bindet se më nuk je tjetri, por je sikur ai dhe ai assesi nuk është sikur ti.
Nëse ti gjuan sonte, do t’ma lemerisësh djalin tim tri vjeç e gjysëm dhe do ta vëshë në një dyzim të thellë atë. Ai do t’më pyetë, - babë mos vallë je frikacak që nuk guxon të gjuash që edhe ti, t’i tregosh të tjerëve se je i fortë dhe se ke fuqi të shprehur në “allti”. Babi, këta trima të mëdhenj nuk po më lëjnë të bëj gjumë të qetë, por kot të them, t’i frikohesh t’ia tërheqësh vërejtjen këtyre që kanë armë.
Nëse ti gjuan sonte, do ta ndotësh ajrin dhe mjedisit do t’ia kthesh erën e barutit. Ahh, kjo erë që ta kujton gojën e pushkës, tytë që dikur kërkonte trimërish lirinë.
Shkurt e shqip, nëse sonte ti gjuan, do ta fëlliqësh krejt!

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit