Megjithatė tė ndarė!
nga Iljasa Salihu

Rrapėllima e kėmbėve drejtė Vlorės ka filluar tė dėgjohet. Tiktaku i orės drejtė datės sė 28 nėntorit ka filluar tė bėhet i kėndshėm pėr veshin e atij qė pritet t’i dėgjojė fjalėt e atyre qė e duan ndarjen nga shkaku se duan tė krijojnė nastalgji dhe emocione pėr dukurinė e bashkimit. Do tė shkoqiten ngjarje mbreslėnėse me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Shqiptarėt e Shqipėrisė nuk do t’i gėzohen gjithaq kėsaj date, ngase pėrjetuan shumė tmerre nė kėtė Shqipėri, tani kėmbadorės pėrpiqen pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike nė kėtė vend, qė edhe kur t’i shohin sythet nėpėr pemė, nuk besojnė nė ardhjen e pranverės, ngase dimri i vetmisė sė madhe u ėshtė bėrė gjemb i pėshtirė nė kokė. Ata do tė llogarisin mė mirė se ata qė janė jashtė kėsaj Shqipėrie, ngase shumica prej tyre e kanė kaluar kohėn e dashurisė sė zjarrtė pėr atdheun dhe flamurin si simbole tė krenarisė historike dhe kombėtare. Ata duan punė, siguri dhe mė tepėr dinjitet. Shumica e tyre kėtė pėrvejtor do ta shfrytėzojnė pėr tė hėngėr ndonjė pjesė tė tortės disa kilogramėshe nė mes tė Tiranės. Dikush tjetėr do tė gėzohet se atė ditė nuk do tė punohet, mbase disa tė rinj do t’i gėzohen edhe asaj se atė ditė do tė jetė njė rast i mirė pėr tė gjuajtur gjėra tė njoma, aq mė e lehtė do tė bėhej ēėshtja kur dihet se atė ditė feste pritet tė ketė dehje, dalldisje dhe degjenerim tė skajshėm, madje kjo gamė veprimesh do tė arsyetohet edhe prej policisė shtetėrore dhe asaj prindėrore, ngase atyre qė do ta vendosin flamurin nė sy, nuk do t’i bėhej vonė edhe nėse bien keqas nė greminėn e thellė tė jomorales. Po si do tė sillemi atė ditė ne qė jetojmė jashtė kėsaj Shqipėrie?
Ditė e mėrkurė. Rrezet e diellit nuk shihen, mbase as moti nė ėshtė me diell apo i vranėt, ngase mendja ime ėshtė kredhur thellė nė rravgimin e ngjarjeve historike. Ku ishim dhe ku gjendemi sot, ėshtė thumbi i pėrsiatjeve qė bėj me vetėn time. Meqė kėto pėrsiatje i pėrkasin mendimeve tė paprekshme u lodha shumė. Posa gjeta pak guxim qė atė bjeshkė mendimesh ta hedhi nė letėr, mė shfaqet fjala ANAKRONIZĖM. Nuk di kah t’ia filloj, si tė eci dhe ku mund tė pėrfundoj. Nė vend tė fjalėve, hudha lapsin, tė pakėn nė kėtė pėrvejtor tė kėnaqem duke menduar, paēka se mė mungon njė standart shkencor i mendimit. Kryesorja unė po mendoj, edhe pse moti nė mendjen time sot ėshtė me mjegulla. E rėndėsishme ėshtė qė nuk vuaj prej sėmundjes sė astmės! Krejt beftė dėgjoj seē mė pėshpėritė diēka nė vesh bashkėshortja. Unė reagova ēmeritshėm, thuajse dikush mė kishte prekur me gacė nė kohėn kur ndieja shumė ftohtė. Mė tha, - nuk e shikon orėn dot! As qė dua sot ta shikoj orėn, - ia ktheve, ngase sot shqiptarėt ditėn e masin vetėm diell. Nė rregull, atėherė vagėllima e diellit tregon se duhet tė bėhesh gati pėr punė. Pėr punė! Si mund qė sot t’ma pėrmendėsh fjalėn punė, kur dihet mirėfilli se sot shqiptarėt festojnė. Me vrik bashkėshortja mori kalendarin pėr t’mė treguar se 28 nėntori nė Maqedoni ėshtė ditė pune.
Para se tė gėzohemi nė kėtė pėrvejtor, ėshtė mirė ta shfrytėzojmė rastin qė t’i themi tė gjithė, mbase edhe ato qė dikur vetėm i kemi pėshtjelluar nėpėr mendjet tona. T’i pyesim haptas politikanėt tanė se pse edhe pas 100 vjetėve jemi tė ndarė, pse edhe pas 100 vjetėve i gėzohemi konceptit fisnor dhe aspak fisnikor tė qeverisjes, pse politikanėt tanė u pasuruan aq shumė dhe aq shpejtė dhe nė tė njėjtėn kohė pse na gėnjėjnė se pėr rrugėtimin e bashkimit duhet shumė kohė???
Mua mė vjen keq qė ditėn e mėrkurė nė punė duhet tė flas maqedonisht, ngase edhe pse zjarrshėm dua tė shprehem nė gjuhėn time zyrtarisht, me ligj e kam tė ndaluar, apo ata qė pėr vite tė tėra u zotuan se do t’ma mundėsonin qė edhe nė mes tė Shkupit, nė ministrinė ku punoj do tė kem tė drejtė tė flasė zyrtarisht nė gjuhėn time amtare, tani janė tė zėnė me bllokada, sepse ata mė nė fund zbuluan se mbrojtja ėshtė frika mė e mirė pėr ta arsyetuar moslėvizjen. Desha t’ia uroj kėtė ditė, por me ngutim mė thirrin qė ta lexoj njė “предмет” qė kishte ardhur prej lartė!


Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.