Leje pėr rrėnim, assesi pėr ndėrtim!
nga Iljasa Salihu
Nė Kosovė, inspektorėt me ndihmėn e policisė, me urdhėr ligjor ia mėsyen rrėnimit tė ndėrtesave pa leje. Nė dėgjim dhe shikim tė parė secili nėnvetėdijshėm do tė thoshte, i lumtė drejtėsisė qė po na shpėton prej ngufatjes sė rrokaqiejve dhe rrugėve qė janė trajtėsuar nė vraga delesh. Nuk duhet shumė kohė qė tė kėndellesh e tė shohesh se ndėrtesat mu nė kryeqytet tė vendit janė ngul pa asnjė plan, pra pa leje, sepse vetėm njė lejedhėnės i ēmendur mund tė lejojė kėsi lloj ndėrtimesh tė ēakėrdisura, larg ēdo standarti tė arkitekurės sė shėndoshė. Ndėrsa pėrgjegjėsit pėr kėtė bjeshkė tė egėr ndėrtimi heshtin, apo arsyetohen me posedim tė lejės! Njerėzisht, jo ēdo leje qė merret prej tė korruptuarve mund tė jetė e ligjshme, ngase nė kėtė rast tė ligjėson zyrtarisht krimineli jozyrtar. Pėr kėtė arsye, siē thoshte edhe njė mik imi nė Prishtinė, Prishtina mund tė jetė gjithēka, por pasqyr e njė kryeqyteti assesi, i cili ėshtė i ngjeshur edhe me universitete e ministri tė ndryshme, lokomotiva kėto qė duhej t’i prijnė mirėqenies.
Vėrtetė ishte rrėqethės lajmi pėr ndalimin e njė xhamie nė Breg tė Diellit (Matiqan) tė Kosovės dhe gatishmėria e besimtarėve tė asaj ane tė flijoheshin edhe me jetėt e tyre, vetėm e vetėm qė xhamia tė mos ndėrpritet dhe tė mos rrėnohet. Arsyetimi i inspektorėve dhe i policisė ishte se ky ndėrtim nuk kishte leje. Sigurisht qė nuk ka leje, ngase ata pėr vende ku thirren nė adhurim tė dėlirė ndaj Zotit, nė gjetje prehje nė shtėpinė ku besimtari i pėrulet vetėm Krijuesit tė tij, urdhėrdhėnėsi i tyre, pra shteti shekullar nuk jepė leje, apo kėtė me shumė vėshtirėsi e bėnė, edhe atė, trualli duhet tė puqet me shijen e atyre qė japin leje pėr ndėrtime strategjike arkitekturore. Nga ajo qė ēdo ditė po shihet, del se vetėm nė Kosovė ligji gjenė shtrat tė ngrohtė tė zbatimit kur ėshtė fjala pėr ndėrtim pa leje tė xhamive. Habitshėm qė njė popull me 95 pėrqind tė besimit islam, ka tė drejtė vetėm 5 pėrqind dhe pėr 95 pėrqind tė tjera ai nėnēmohet rėndė.
Nė Ohėr tė Maqedonisė, shteti i ndėroi 365 kisha! Nė Shkup, ngjeshur nėn hijen e kryqit tė lartė ke kisha. Nė Bushtran tė Preshevės u ndėrtua njė xhami dhe tė tjerėt pohuan se ky ndėrtim ėshtė nė kundėrshtim me ligjin pėr planifikim ndėrtimi. Ajo u ndėrtua dhe askush nuk shikojė drejtėsi pėrballė asaj bjeshke tė padrejtėsive. Vallė gjithė kėto kisha e xhamia nė Serbi e Maqedoni kanė leje ndėrimi? Fundja xhamitė ndėrtohet, sepse besimtarėt vėrtetė kanė nevojė, kurse dihet mirėfilli i kishave, qė mė shumė ndėrtohet pėr inati tonė, sesa pėr nevojė tė atyre. Nėse katedralja politike nė Prishtinė paska leje prej shtetit tė pafuqishėm ndaj parandalimit dhe luftimit tė korrupsionit, ajo kurrė nuk do tė ketė leje dhe ligjshmėri prej popullit.
Kjo ėshtė rrėqethje! Tė ndalet punimi dhe ajo pjesė e ndėrtuar tė rrėnohet nė Breg tė Diellit, vėrtetė kjo tejkalon ēdo dispozitė fetare, pastaj edhe ēdo logjikė njerėzore. Kėsisoj, askush mos tė ngrihet dhe t’i akuzojė ata pėr jehonėn e tyre qė vetė imazhit tė shtetit mund tė mos i pėlqejė, ngase ai qė rrėnon vetėm xhamia dhe lejon ēdo ndėrtesė tjetėr qė rrugėt i shndėrron nė rrugica, pamjet nė trishtim dhe ajrin nė erė tė pėshtirė, aty nuk mund tė flasim pėr institucion lejedhėnės, por nė institucion qė ngjan me oxhaqet e fabrikave tė pakontrolluara prej askujt, tė cilėt ngadalė mbysin ēdo gjė tė gjallė!

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist