Kur nė vendet e ndyta paratė e pista pastrohen!
nga Iljasa Salihu
Ėshtė e habitshme qė nė vendet e fėlliqura tė pastrohen paratė e pista, kur dihet mirėfilli se nė vende tė tilla vetėm edhe mė tepėr mund tė ndotet kushdo qoftė. Nė fakt, zbėrthyer nocionin e pastrimit tė parave tė pista nė gjuhėn e pėrditshmėrisė, do tė shohim se pastrim i parave tė pista do tė thotė, ndotje tė mjedisit, pastaj edhe asaj qė ndėrtohet dhe fėlliqje tė atyre qė merren drejtpėrdrejtė me kėtė veprimtari jashtėligjore. Pastrimi apo larja e parave ėshtė kthimi i tė ardhurave tė realizuara ndėr vite apo muaj, me mjete jashtėligjore nė pasuri, tė cilave ėshtė vėshtirė t’u gjendet origjina apo burimi i grumbullimit tė tė ardhurave. Shtetet e parapėlqyera dhe tė pėrshtatshme pėr larje tė parave janė ato shtete tė cilat janė tė zhytura nė pisllėqe juridike, ekonomike, politike dhe shoqėrore. Nė vazhdėn e kėsaj mendėsia nė shtete tė tilla, paralelisht me larjen e parave tė pista mėtojnė tė lahen edhe njerėzit e ndytė nė njė vend po ashtu tė ndytė, ngase amnistia nga njė vepėr e tillė penale bėhet prej fundėrrinave tė cilėt qeverisin me pushtetin.
Janė tė njohura rastet nga jeta e pėrditshme, kur njė afarist me veprimtarinė e tij kundėrligjore dhe kundėrnjerėzore bėnė grumbullimin e pasurisė nė vend apo jashtė vendit, investon nė ndonjė ndėrmarrje apo nė ndonjė objekt kombėtar dhe fetar, pastaj si nga pushteti ashtu edhe nga populli, njeriu nė fjalė njihet dhe trajtohet si njeri i ndershėm, bamirės apo i devotshėm, kurse nė tė vėrtetė ky njeri kriminel ėshtė nė fazėn evolucionare tė pastrimit. Shumė shtete me ekonomi tė zhvilluar dhe me sistem tė shėndoshė juridik prej kohėsh janė duke grumbulluar para vetės masa pėr parandalimin e kėsaj dukurie rrėnues. Shtetet me sisteme tė mirėfillta nė aspektin e pėrgjithshėm e parapėlqejnė mė shumė parandalimin sesa luftimin. Ndėrkaq, fjala bie, shteti i Maqedonisė dhe i Kosovės qė deri nė fyt janė tė kredhur dhe tė pėrfshirė prej njė sėmundjeje tė kėtillė, duke mos e pėrjashtuar tėrė ballkanin, mekanizmat e tyre shtetėrorė tė dobėta tė pėrgjithshme e parapėlqejnė mė shumė luftimin sesa parandalimin e larjes sė parave (nė teori paraqiten pėr parandalimin, kurse nė jetėn reale e manifestojnė luftimin gjysmak dhe sipėrfaqėsor). Kėsisoj, mė shumė duan qė tė sėmurin ta shėrojnė sesa tė shėndoshin ta ruajnė qė tė mos sėmuret. Pastrimi i parave pėrmendet edhe nė Raportin e Progresit tė Komisionit Evropian. Kėshtu spikama e kėsaj rrėshire pėr Kosovėn nė vitin qė lamė pas, mes tjerash thuhet se vendi ka pasur pėrparim tė kufizuar nė trokitjen e derės sė krimit ekonomik dhe shpėlarjes sė parave. Dėmi prej kėtyre veprimtarive ėshtė 27 milionė euro, edhe pse kjo ėshtė shuma qė syri i kundruesve ka mundur ta kapė, sepse realiteti duket tė jetė shumė mė i trishtueshėm.
Larje tė parave nė kėto shtete kemi kudo. Mjafton njė retrospektivė katėrvjeēare rreth gjendjes sociale dhe financiare tė ministrave apo tė deputetėve, si dhe njė dallim prej gjendjes sė atėhershme nė kėtė tė sotmes dhe do tė mbesim pa fjalė dhe pa pasthirrma kur do t’ua shohim shtėpitė, banesat, veturat dhe bizneset e tjera, tė cilėt mbijnė sikur kėrpudhat pas shiut. Nė tėrė kėtė gamė, si rrjedhojė e investimit nė ndonjė projekt tė vyeshėm pėr shoqėrinė, po mundėsohet edhe jetėsimi i konceptit tė larjes sė parave tė pista. A nuk janė kėto dhe shumė veprimtari tė tjera larje tė parave, qė ndershmėrisht iu morėn qytetarėve, pėr t’u keqpėrdorur prej njerėzve me autoritet tė lartė nė shtet, mbase kėta paratė i morėn prej qytetarėve tė pastra, kurse pėrmes gjarpėrimit tė rrugės, kėta i ndotėn ato para, si dhe faza nė fazėn e fundit, pėrmes investimeve tė “ligjshme” nė objekte kapitale dhe jokapitale, ata e bėnė fazėn e fundit qė pėrkon me “mbylljen” e procesit tė kėtij krimi, pra duke i pastruar paratė prej atij burimi dhe asaj rruge tė fėlliqur. Kjo nuk ėshtė vetėm larje e parave tė mjeteve monetare tė qytetarėve, por ėshtė larja e trurit tė qytetarėve nė mėnyrė institucionale, ngase po kėta qytetarė tashmė tė pastruar nė trurin e tyre qė vetėm konstaton parregullsi, po u shkojnė mbrapa oligarkėve financiarė, tė cilėt pėrpos interesave postare dhe materiale nuk njohin asgjė tjetėr.
Nė kėso shtetesh ndodhin gjėra tė ēuditshme dhe tejet kundėrthėnėsė nė lidhje me luftimin e krimit ekonomik. Fjala bie, para dy vjeteve, policia nė kufirin e Tabanocit dhe tė Qafė Thanės arrestoi ca policė pėr ryshfet dhe korrupsion, kurse pastaj policia arrestoi njė biznesmen tė Malit tė Zi pėr larje tė parave, ndėrkaq tė dy palėt do tė gjykohen nga njerėzit tashmė tė infektuar qė moti me kėtė virus. Ngjashėm ėshtė edhe me tringėllimėn Drejtorisė kundėr Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit nė Kosovė nė vitin 2010, qė ka hetuar mbi 700 raste, nga tė cilat rreth 500 me kryerės tė njohur tė veprės penale janė dėrguar nė prokurori. Kėshtu qė, edhe kėtu vepra penale ka gjasė tė gjejė strehė tė njėjtė me atė tė kryerėsit, ngase krimineli dhe gjykata nė bazė tė saj qė shohim dhe lexojmė, dukshėm pleksen ndėrmjet veti nė shumė pika.
Kėsisoj nė vendet me nivel tė lartė tė pisllėkut ėshtė vėshtirė apo e pamundur parandalimi dhe luftimi i pastrimit tė parave tė pista, sepse pisllėku e tėrheq mikrobin, kurse mikrobi ėshtė i kėnaqur nė oazėn e ndotur.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...