Ditė tė rėnda pėr ekonominė e Maqedonisė
nga Iljasa Salihu


Gjatė kėtyre ditėve, Enti pėr statistikė zyrtarisht lajmėroi se ekonomia e Maqedonisė ėshtė nė recesion, duke publikuar tė dhėnat pėr rritjen ekonomike tė vendin pėr tremujorin e dytė tė vitit nė tė cilin shėnohen numra negativė. Prodhimi i Pėrgjithshėm Vendor ka rėnė pėr 0,9 pėrqind. Kjo ėshtė pasqyra mė e spėrndritur ku mund tė shihen ditėt e zeza vijuese nė kėtė shtet. Nė tremujoren parė tė kėtij viti rritja ekonomike ishte minus 1,4. Sipas treguesve ekonomik, nėse njė vend ka rezultate negative nė dy tremujorėt (kuartalė) radhazi, atėherė ai vend zyrtarisht ėshtė nė recesion. Kėtė kusht tashmė Maqedonia e ka plotėsuar, ngase tremujori parė ėshtė puqur me tre mujorin e dytė me shenjėn minus pėrpara. Ky vit do tė jetė viti i dytė qė vendi keqas futet nė pellgun e recesionit, pas atij tė vitit 2009.
Rėnia e ekonomisė sė Maqedonisė nė batakun e krizės ekonomike, ėshtė edhe pasqyra mė e drejtė, prej sė cilės mund ta shohėsh maskaradėn e problemeve historike dhe atyre tė identitetit. Nė kėtė vend pushtetarėt, krijuan probleme tė njėpasnjėshme dhe tė ngjyrave tė llojllojta, vetėm qa ta mbulojnė mjerimin ekonomik tė shoqėrisė, duke ushqyer kėshtu qytetarin e kėtij vendi me pėrralla historike, ėmbėlsinė e vdekjes pėr mbrojtje tė identitetit, shpėlarje tė trurit me pėrralla me mbret, derisa njė ditė jehona e ndėrkombėtarėve dhe klithmat e fėmijėve, kėtyre mashtruesve ia bėri me dije se ishin harxhuar tė tėrėt dhe se vuanin pėr gjėra tė thjeshta materiale. Kėtė vello mashtruese qė zyrtarisht shteti e fshehu, vetė institucionet shtetėrore e grisėn, ngase edhe fėmijėt e pushtetarėve e hetuan se shumėēka nuk shkon nė ujin e qetė dhe nė shtratin kėllirė tė lumit.

Ministrisė sė Financave llogaritėsi nuk i punon mirė

Ministria e Financave me qėllim qė ta ushqejė popullin me shpresa tė rrejshme, kishte parashikuar qė buxheti nė vitin 2012 do tė kishte rritje prej 4.5 pėrqind. Kėto parashikime tė mbėshtetura gjoja nė analiza tė thella ekonomike, njė pjesė e qytetarėve lehtas i besojė, jo pse nuk e merrnin parasysh gjendjen e kaluar dhe atė tė tanishme me aktor tė tė njėjtit profesor, por nuk donin tė kridheshin nė pritjeje tė ditėve tė kėqija. Sipas mendimit tė ekspertėve politik dhe atyre tė ekonomisė, kėto tė dhėna zyrtare tė kėsaj ecejake tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Vendor, janė tregues dhe dėshmues se viti 2012 ėshtė njėri nga vitet mė tė rėnda tė krizės ekonomike, pasojat e tė cilit mund tė thyejnė dilemėn e tė qenit apo tė mosqenit shtet, ky i cili nė ēdo skaj tė tijin ėshtė pėrthekuar me probleme tė shumanshme. Ekspertė ekonomik gjithashtu kėshillojnė qė sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur tė shkurtohen tė gjitha shpenzimet jo tė frytshme publike, sepse atė mund ta bėjė qeveria, tė angazhohet qė me mundėsinė e besueshmėrisė sė shtetit, tė thithė vija tė mundshme kreditore me shpenzime kapitale mė tė ulėta qė tė pėrkrah sektorin real, duke ndikuar kėshtu nė ngritjen ekonomike.
Vėrtetė ėshtė shqetėsues fakti i rritjeve tė shpenzimeve publike nė objekte tė vdekura, edhe atė nė kohėn kur ēdo institucion ndėrkombėtar paralajmėronte pėr valėn e re tė krizave ekonomike. Qeveria lėre qė nuk i shkurtojė shpenzimet publike tė frytshme, siē mund tė ishin shkollat, rrugėt, spitalet e tė ngjashme, por duke i anashkaluar kėto, ajo u mor me projekte qė do ta rraskapitnin buxhetin dhe marrėdhėniet ndėretnike, me kėtė edhe xhepin e qytetarit, siē ishte rasti me projektin “Shkupi 2014” ku zyrtarisht parashihen tė shpenzohen 200 milion euro, projekt ky qė do tė provokonte rėndė shqiptarėt dhe shtetin e Greqisė, shtet ky i rėndėsishėm nė dosjet evropiane.
Sipas tė dhėnave tė statistikės, zvogėlim mė tė madh ka nė xehetari, industrinė pėrpunuese dhe furnizimin me energji elektrike si dhe nė sektorėt e ndėrtimtarisė dhe trafikut. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisė vėnė nė dukje se nėse vazhdon tendenca negative deri nė mbarim tė vitit, do tė jetė vėshtirė tė mbahet niveli i veprimtarisė ekonomike tė vitit tė kaluar. Krahas kėrkesės sė zvogėluar nga bota e jashtme dhe konsumi nė tregun vendor, problemi mė i madh ėshtė jo likuiditeti dhe borxhi i madh i kompanive. Kjo skenė teatrale qė nuk aktrojnė artistėt, por vetė ata qė vuajnė nga njė dukuri e tillė, ndėrlidhet me krizėn ekonomike nė Evropė. Nė bazė tė kėsaj mendėsie, Maqedonia do tė del prej recesionit atėherė kur tė dalin prej kėtij bataku edhe vendet evropiane. Nėse ēdo gjė qenka e lidhur me kėto vende, atėherė pėrse qytetarėt e kėtushėm si tė shastisur ia mėsynė atyre vendeve. Nėse ėshtė kėshtu, a do tė futet Maqedonia nė ekspansion ekonomik atėherė kur edhe vendet evropiane do tė hynė? Pa dyshim qė jo, sepse kjo ėshtė vetėm njė mundėsi pėr pastrim llogarish tė atyre qė pushtetin e pėrdorėn si arė qė vetė mbillnin, vetė korrnin dhe vetė merreshin me shitjen, duke pastruar kėshtu tregun prej atyre qė mund t’i dėmtonin nė caktimin e ēmimit. Kėta u pasuruan shumė dhe pėr ta nėnshtruar popullin mė lehtė, nė kokat dhe barqet e tyre krijuan njė varshmėri tė thellė ekonomike, ku ai qė i varfėrojė orė e ēast i kėrcėnohej se po nuk treguat dėgjueshmėri ndaj neve, pėr shekuj do t’ju lėmė nė kėtė humnerė, shpėtimtar tė sė cilės jemi vetėm ne. Populli votonte kėta me shpresė tė nxjerrjes nga kjo kridhė e pėshtirė, kurse nė tė vėrtetė mėtuesit e kėtij premtimi ishin ata qė i kishin futur nė kėtė vend qė nuk dilej lehtė.

Tė dhėnat dhe paralajmėrimet ndėrkombėtare pėr gjendjen ekonomike

Sipas tė dhėnave tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Maqedonia ka shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė. Nė vitin 2012 ajo ka arritur nė 31.2 pėrqind. Pastaj gazeta londineze “The Economist” kombinon nivelin e papunėsisė dhe normėn e inflacionit pėr tė llogaritur tė ashtuquajturin Indeksin e Mjerimit. Duke pėrdorur kėtė metodė, “The Economist”, nė fillim tė vitit 2012 tregoi se nė Maqedoni jetohet jetė mė e varfėr nė botė.
Nė konkurrencė me 92 vende tjera, Maqedonia e meritoi vendin e parė, pėr shkak tė papunėsisė enorme dhe inflacionit tė lartė. E njėjta pasqyre ėshtė dhėnė edhe nga Instituti pėr demokraci sociale “Progres”, pas anketės sė fundit telefonike, ku janė pėrfshirė 1116 tė anketuar.
Sipas kėtij instituti, tre tė katėrtat e familjeve nė Maqedoni mund tė mbulojnė me buxhetin e tyre mujor vetėm shpenzimet pėr ushqim dhe faturat e shtėpisė. Mė shumė se gjysma e qytetarėve konsiderojnė qė pushteti e shpenzon buxhetin nė dobi tė tij dhe jo nė dobi tė qytetarėve, ndėrsa dy tė tretat e qytetarėve mendojnė se qeveria po e udhėheq keq problemin e varfėrisė dhe tė papunėsisė.
Kjo ėshtė Maqedonia, oaza e dikurshme e paqes, ku shihet qė besnikėrisht i ka hipur skive nė njė mal tė thepisur dhe ashtu siē bėjnė trimat mendjetredhur kur symbyllur kėrcejnė nė zjarr, kjo ia mėsyu tatėpjetės, fundi i sė cilės shihet si truall i rrafsh, por analizuar shpejtėsinė marramendėse, pėrmasat e kėsaj hapėsire dhe njeriun qė rrėshqet, del se stacioni i tij i fundit mund tė jetė gremina mikpritėse, ku nėse mbetet gjallė presim tė paktėn tė mbushet me mend prej dalldisjes sė tij histerike dhe historike!




Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Part - time, nga Bujar Kapexhiu

Part - time, nga Bujar Kapexhiu

.