Identitete ne levizje apo rrezik nga akulturtimi!
Albeu.com
nga Edvin LamceAkulturimi, asimilimi i një populli …..është vështirë të quhet si i tillë, të paktën për sa është arriturr nga zhvillimi i shoqërisë , rrjedhat nëpër të cilat ka kaluar një shoqëri dhe evolucioni në cdo aspekt. Identitete ne levizje apo akulturim?Në rastin tonë pra atë shqiptar, koncepti akulturimit merr një kuptim tjetër, “i ngasur” nga realiteti ballkanik, kjo për menyrën e te menduarit të ballkanasve, ashtu edhe për historinë që ky gadishull ka kaluar. Po a ka rrezik nga akultrurimi në kohët që jetojmë?! Bota gjithmonë bëhet më e vogël, njerzit, popujt zgjedhin…..vlera, huazime nga popuj të tjerë. Pra bëhet një selektim oportun i vlerave, huazimeve nga kultura të tjera. Reliket e historisë, fanatizmat, apo të mësuartit dhe të bërit “ves”, duke menduar gjithmonë se po asimilohemi, po humbim gjuhën standarte etj, bën që të “mëkohemi” gjithmonë me këtë mendim.

Pra, kemi një akulturim ku merret parrasysh realiteti ballkanik, dhe ku natyrisht faktorët që imponojnë këtë akulturim janë të pranishëm, dhe nga ana tjeter kemi një akulturim, por që mund të quhet edhe kulturim……..ndaj vlerave më të mira të modernes, ndaj arritjeve perëndimore etj. Në rastin e parë kur kemi faktorë ballkanikë që cojnë në akulturim, është përdorur dhe imponimi, por imponimi është jo-funksional…dhe akulturimi në këtë rast nuk është i rrezikshëm. Shqiptarët e Kosovës kaluan në shakallën e fundit…”luftë”, për të mbrojtur vlerat e tyre, identitetin e tyre. Por para ketij hapi(luftes), ishte krijuar një “bosht i fortë” i identitetit kombëtar, apo atë që i madhi Arben Xhaferi e quan “mapa”. “Hakerrët e mapave” punojnë, por kemi dhe një popull me identitet të qartë kombëtar dhe që është gati të përdorë dhunën për të arritur qëllimin kombëtar. Pra, duhet të pranojmë se shqipatërët kanë arritur të krijojnë atë boshtin e fortë kombetar, kodifikimin e vecorive dalluese.

Në rastin e dytë, “ rrezik nga akulturimi” (I supozuar kështu), pra kur meren elemente nga kulturat perendimore apo, kulturimi në rang global, s’mund ta quajmë rrezik. Akulturimi në këtë rast është i pashmagshëm, dhe kurrsesi jo me “kah negativ”(pra jo negative për një popull), pasi realizohet nga një “përzgjedhje opportune” që i bëhet arritjeve të kulturave të tjera dhe sidomos atyre perëndimore. Akulturimi nuk mund të lakohet si rrezik në rastin kur kemi perhapje dhe përzierje të kultuarave. Uesternizimi(perhapja e kulturës perendimore) është kulturim dhe akulturim, por jo me kah negativ. Edhe në rastin ballkanik ka imponim për të arritur “rrezik akulturimi”, por është tërrësisht jo funksional(sic e thamë dhe më sipër), dhe mbetet fragmentar.

Thuhet shpesh se gjuha shqipe po humb dhe kurrë s’po arrihet standartizimi I saj…..Po me popujt e tjere c’po ndodh? A kanë edhe ata të njëjtat probleme me gjuhën e tyre?....C’duhet te mendojme kur në një stacion treni në Londër, Angli, tek informacioni përballesh më një njeri që flet anglisht por me theks Indian?! Nga ana tjeter të gjithë ata që përdorin shërbimin e intërnetit duhet të përdorin një gjuhë të njëjtë, apo të njohin “gjuhën globale” të komunikinit. Edhe gjihët kanë historinë e tyre të krijimit…….Një gjuhë ka lindur dhe ka ndryshuar në rrjedhat e historisë. Evolucioni I gjihuhës ka qënë realizuar nga faktorë të brendshëm, nga zhvillimi I vetë shqoqerisë. Po ashtu kanë qenë edhe faktorët e jashtëm që kanë bërë punën e tyre..marrja e elementeve nga gjihë të tjera….problemi sot qendron pasi mendohet se gjuha ka lindur ashtu… dhe duhet ruajtur, por gjuha ka historinë e saj…Ajo nuk u krijua ashtu vete janë shume faktorë fut këtu edhe ndikimet e gjuhëve të tjera, që kanë ndikuar në procesin e fromimit të gjihës shqipe. Ky proces nuk përfundon kurre pra në këtë kutptim s’do të ketë kurë një gjuhë standarte.

Nacionalizmi doli në pah në shek e XIX, kur popujt filluan të kristalizojnë strukturrat shtetrore, interesat jetike, ekonomike etj. Ballkani bën të nevojshëm, ose jo praninë e “fanatizmave”, ndaj vlerave kulturore.

Kodifikimi i vecorive të një kombi dhe krijimi i një uniteti të brëndhsëm con në kalimin nga populli- në komb. Në rastin shqiptar kombi është dhe kodifikimi i vecorive dalluese s’ka më kuptim apo është i panevojshëm. Edhe pse nuk është zgjidhur ceshtja kombëtare, kjo s’ka të bëjë me kombin. Sot kombet aspirojnë për vlera të tjera për demokraci, liri, mirqenie etj dhe konceptet e akulturimit, apo rrezikut nga akulturimi veniten dhe mbetet disa fanatizma.

Le të marrim tani rastin e shoqërisë perendimore, një shoqëri me diversitet të theksuar kulturor dhe ku: liria , demokracia, individualizmi, pragamatizmi, mirqenia e përgjithsme, janë ndër vlerat kryesore.

“Identitete ne levizje”, kështu e titullonte esene e tij John Eade professor I Sociologise dhe antropologjisë në Universitetet e Surrey-it dhe Roheampton-it, ne “Konferencen Globale per Mardhëniet Ndërmjet Kulturave ne Botë” që u mbajt në Londër, nëntorin e kaluar. Në këtë kuptim identitetet janë në lëvizje, dhe bashkë me këtë lëvizje ato janë në ndryshim. Levizja e lirë e njerëzve, migrimi, kanë bërë që të krijohen shoqeri me diversitet të theksuar kulturor. Migrimi është një ndër faktorët që con në krijimin e shoqërive multi-etnike. Londra është në nga qytetet me më diversitet kulturor në Evropë. Në këtë qytet jetojnë rreth 50 komunitete etnike me nga 10.000 banorë secila. Në total fliten rreth 300 gjuhë të ndryshme, dhe kjo si rezultat I migrimit gjatë 200 vjetëve të fundit. Pra, kemi një shoqëri multi-etnike, dhe natyrisht akulturimi ka ndodhur në këtë shoqëri diverse. Por a mund te flitet për rrezik nga Akulturimi në shoqërine londineze…...? Shume etnitete kanë sjellë me vete nga vendi nga ato vinë, vlerat e tyre kulturore, dhe kjo pasqyrohet në mënyrën e jetësës, në religjon etj. Shumë komunitete rruajnë me fanatizëm prejardhjen e tyre, ato vazhdojnë të përdorin të njëjtat veshje, përdorin po ashtu të njëjtën mënyrë gatimi, dhe kanë krijuar po ashtu edhe qëndrat e tyre të religjonit. Ndërsa brezi i ri që i përket ketyre komuniteteve, por që ka lindur e është rritur në shoqërinë britanike, është më pak I prirur për të ndjekur mënyrën e jetesës së prindërve të tyre…

Edhe shoqëria shqiptare është pjesë e rëndësishmë që merr dhe jep në shoqëritë multi-etnike, apo në diversitetin kulturor global. Në këtë kuptim rreziku nga akulturimi del “jashtë loje”, pasi sot njerzimi është i prirur për për vlera të tjera më madhore sic janë demokracia, liria dhe mirqënia e përgjithshme.
Shtuar më 22/06/2005, ora 22:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori